Që nga e mërkura, Serbia nuk ka më një organ që vendos për kërkesat për azil, sepse qeveria dështoi të zgjaste mandatin e Komisionit të tanishëm për Azil.
![]() |
| Azilkërkues në Banja Koviljaca | Foto: Beta |
Edhe pse mandati i Komisionit për Azil përfundoi më 17 prill, qeveria as nuk ka emëruar anëtarë të rinj dhe as ka shprehur ndonjë qëllim për të zgjatur mandatin e anëtarëve të tanishëm.
“Tani, është e mundur vetëm të zgjaten mandatet e tanishme. Vetëm qeveria e re që do të formohet pas zgjedhjeve mund të emërojë anëtarët e rinj”, tha Miroslava Jelacic, zëdhënësja e Grupit 484, një OJQ që merret me çështjet e azilit.
Organizatat për të drejtat e njeriut, javën e shkuar i kërkuan qeverisë të zgjasë mandatin e komisionit, por qeveria ende nuk i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së tyre.
“Duke qenë se është e detyruar të emërojë anëtarët e rinj të komisionit kur iu përfundon mandati, i bëjmë thirrje qeverisë ta bëjë këtë dhe në këtë mënyrë të sigurojë që e drejta kushtetuese për azil të respektohet”, tha deklarata.
Sipas ligjit të tanishëm për azil, një anëtar i komisionit duhet të jetë i diplomuar në drejtësi, me të paktën 5 vite përvojë me çështje të të drejtave të njeriut.
Ndërsa serbët janë në majë të listës së kërkuesve të azilit në botë, numri i personave që po kërkojnë azil në Serbi është gjithashtu në rritje.
Një total prej 976 kërkesash për azil politik janë dërguar në qeverinë serbe midis 1 janarit dhe 31 marsit, vitin e kaluar, pesë herë më shumë se sesa periudhën e njëjtë të vitit 2010, sipas raporti më të fundit të UNHCR-së për azilkërkuesit.
Qendra për Mbrojtjen e Azilit në serbi vlerësoi se rreth 2800 persona kërkuan për azil në vitin 2011.
Sipas qendrës, pjesa më e madhe e azilkërkuesve janë zakonisht nga vendet e botës së tretë, si Afganistani, Pakistani ose Libia, të cilët shkojnë në Serbi për t’iu ikur gjendjes së vështirë ekonomike dhe politike në vendet e tyre.
Banja Koviljaca dhe Bobovadja janë dy qendrat e vetme të azilkërkuesve në Serbi, për momentin.
Procedura e kërkimit të azilit në Serbi ka një numër hapash. Kur një emigrant kalon kufirin në Serbi, duhet të kërkojë azil tek zyrtari i parë i Ministrisë së Brendshme që takon. Pastaj iu jepet një certifikatë, ku regjistrohet synimi për të kërkuar azil, dhe dërgohet në qendrën e azilkërkuesve.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us