Tomislav Mercep, ish-asistent i ministrit të Punëve të Brendshme të Kroacisë, do të sillet në gjyq për krime lufte, më 10 shkurt, në Gjykatën e Qarkut në Zagreb, bëri të ditur gjykata.
Padia e akuzon Mercepin për përgjegjësi në vrasjen e 43 civilëve dhe zhdukjen e tre të tjerëve në vjeshtë dhe dimër të vitit 1991.
Viktimat janë Mihaljo Zec, bashkëshortja e tij Marija dhe vajza e tyre 12-vjeçare, Aleksandra, të cilët ishin vrarë natën e 7 dhjetorit 1991, në një pyll afër Zagrebit.
Vrasja e familjes Zeci, të cilët ishin civilë serbë që jetonin në kryeqytetin kroat, konsiderohet prej shumë vetave si një ndër krimet më mizore të kryera nga forcat kroate.
Familja ishte vrarë gjakftohtësish, larg nga fronti i luftës. Aleksandra Zec ishte qëlluar në kokë. Vrasësit u kapën dhe dëshmuan për krimin, por u lëshuan pastaj për gabime procedurale dhe nuk u sollën kurrë në gjyq.
Disa prej tyre madje avancuan në karrierat e tyre ushtarake dhe janë nderuar me medalje të presidentit. Njëri prej tyre u bë anëtar i gardës ushtarakë të presidentit.
Mercep akuzohet se personalisht ka urdhëruar kapjen e paligjshme, torturimin dhe vrasjen e civilëve nga 8 tetori 1991, deri në mes të dhjetorit të të njëjtit vit, në dhe përreth Zagrebit, si dhe në Kutinë dhe Pakrac, në Kroacinë Qendrore.
Sipas padisë, njësia e tij policore ilegalisht kapi 52 civilë, vrau 43 prej tyre. Ndërsa tre u arratisën dhe gjashtë të tjerë iu mbijetuan torturave.
Pas vitit 1991, Mercep është emëruar këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme të Kroacisë.
Përveç raporteve të medias rreth krimeve të luftës të kryera nga njësia e policore, ai mbeti i lirë dhe ka qenë figurë e spikatur politike, deri kohët e fundit. Ka qenë në krye të një partie politike dhe organizatës me influencë të veteranëve të luftës, si dhe garoi për president të Kroacisë në vitin 2000.
Mercep ka qenë në paraburgim që prej kur u arrestua me akuza për krime luftë, në dhjetor të vitit 2010.
Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai është dërguar në spitalin e burgut, por pas ekzaminimit të një eksperti është deklaruar se është në gjendje të marrë pjesë në gjyq. Do të jetë nën mbikëqyrje mjekësore në gjykatë dhe do të ketë të drejtë për pushim çdo një orë e gjysmë gjatë gjyqit.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us