Lajm 13 Apr 12

Gjyqi për Vëllezërit Bytyçi Afër Fundit

Prokuroria dhe pala mbrojtëse mbaruan me argumentet e tyre mbyllëse të premten, në gjyqin e dy ish anëtarëve të policisë serbe, të akuzuar për krime ndaj të burgosurve të luftës.

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Dragoljub Stankovic, prokurori në rastin e vëllezërve Bytyçi tha se është vërtetuar se dy të akuzuarit, Sreten Popovic dhe Milos Stojanovic, kanë dhunuar rregullat ndërkombëtarë të luftës duke arrestuar në mënyrë të paligjshme vëllezërit Bytyçi dhe duke i mbajtur në kushte çnjerëzore.

Të akuzuarit nuk e parandaluan aktin kriminal dhe lejuan që vëllezërit të ekzekutoheshin nga persona të njohur, tha prokurori.

“Është e qartë se vëllezërit e vrarë ishin të burgosur lufte. Dhe të burgosurit kanë të drejta që duhen respektuar, sipas Konventës së Gjenevës. Polici bëri një operacion që duhej bërë nga ushtria”, tha Stankovic.

“Duke qenë se urdhri për arrestimin e vëllezërve erdhi direkt nga Ministria e Punëve të Brendshme, por jo në formë të shkruar, siç duhej të kishte qenë sipas rregullave të ushtrisë, është e qartë se të akuzuarit donin ta bënin këtë në mënyrë sekrete, duke e fshehur krimin nga policët e tjerë dhe nga publiku. I varrosën trupat e dy vëllezërve natën, në një varr masiv sekret”, shpjegoi prokurori.

Sipas aktpadisë, Popovic, ish-komandant policie, urdhëroi vartësin e tij, Stojanovic, të transferonte në mënyrë të paligjshme vëllezërit Bytyçi, nga stacioni i policisë në jug të Serbisë, në një kamp trajnimi policie në Petrovo Selo, në Serbinë lindore, më 8 korrik 1999.

Dy policët i mbajtën vëllezërit në mënyrë të paligjshme në një kamp dhe në kushte çnjerëzore. Dyshohet se Stojanovic dhe Popovic e dinin se persona të panjohur kishin për qellim t’i vrisnin vëllezërit Bytyçi, por prapë së prapë ua dhënë ekzekutuesve, të cilët më pas i vranë dhe i hodhën trupat në një varr masiv.

Bozo Prelevic, avokati mbrojtës, thotë se rasti nuk mund të procesohet si rast i krimeve të luftës, duke qenë se vrasja e vëllezërve ndodhi pas firmosjes së Marrëveshjes së Paqes në Kumanovë, në korrik të 1999, dhe për këtë arsye ligji ndërkombëtar nuk aplikohet.

Ai shpjegoi se vëllezërit nuk mund të konsiderohen të burgosur lufte, duke qenë se ishin anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, dhe nën ligjin serb konsiderohen të jenë kriminelë dhe jo ushtarë.

Pala mbrojtëse argumentoi gjithashtu se Popovici dhe Stankovici i mbajtën të burgosurit në kushtet më të mira të mundshme dhe se edhe vetë policët e vendosur në kampin e trajnimit nuk kishin akomodim më të mirë.

“Popovici dhe Stankovici nuk e dinin se vëllezërit Bytyçi do të vriteshin. Morën urdhra për t’i transferuar, nga gjenerali Vlastimir Djordjevic, pa asnjë shpjegim dhe menduan se vëllezërit do depërtoheshin, duke qenë se ishin qytetarë amerikanë”, shpjegoi Prelevic.

Vëllezërit, qytetarë amerikanë me origjinë shqiptare, ishin anëtarë të Brigadës Atlantiku, një njësi vullnetare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e formuar në Shtetet e Bashkuara. U arrestuan nga autoritetet serbe në vitin 1999 dhe u mbajtën në burg për kalim të paligjshëm në kufirin midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

Trupat u gjetën në vitin 2001, në një varr masiv në Petrovo Selo.

Kjo është hera e dytë që rasti është paraqitur para gjykatës speciale. Të akuzuarit u liruan pas gjyqit të parë, por prokuroria riapeloi dhe rasti u dërgua për rigjykim.

Aktgjykimi pritet të shpallet më 9 maj.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus