Lajm 25 Feb 13

Zgjatet Paraburgimi i Ish-Luftëtarit Limaj në Kosovë

Gjykata në Prishtinë ka urdhëruar dy muaj shtesë paraburgim për ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani politikan, Fatmir Limaj, i cili akuzohet për krime lufte.

Edona Peci
BIRN
Prishtinë

Ish-komandanti UÇK-së, Limaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, do të mbahet në paraburgim deri më 24 prill, vendosi të premten një gjyqtar i Misionit për Rendin e Ligjit të BE-së në Kosovë, EULEX.

Limaj është një nga dhjetë të dyshuarit e profilit të lartë në rastin për krime lufte “Kleçka”, i akuzuar se ka abuzuar të burgosurit në një kamp burgimi gjatë konfliktit në Kosovë, në fund të viteve 1990-të.

Tomë Gashi, avokati mbrojtës i Limajt, tha se ka apeluar kundër vendimit për zgjatjen e paraburgimit të klientit të tij.

“Nuk ka arsye ligjore për këtë, por është e dukshme se arsyet politike kanë ndikim në këtë çështje”, tha Gashi për BIRN-in.

Limaj ka thënë se rasti po zgjatet për ta penguar së qeni aktiv në politikë dhe që EULEX-i të mund të thotë se po bën punë në Kosovë.

Në maj të vitit të shkuar, ai u lirua nga akuzat, por prokuroria apeloi me sukses kundër vendimit dhe rasti u dërgua për rigjykim.

Sipas aktpadisë, Limaj dhe të pandehurit e tjerë, gjithashtu ish-luftëtarë të UÇK-së, “dhunuan integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të pacaktuar civilësh serbë dhe shqiptarë, si dhe të burgosur lufte serbë në një qendër burgimi në fshatin Kleçkë”.

Të burgosurit u mbajtën në “kushte çnjerëzore, që përfshinë mbajtja e të burgosurve të lidhur me zinxhirë, në të ftotë dhe të uritur, në kushte jo sanitare dhe rrahje të shpeshta”, thuhet në aktpadi.

Në gjyqin e mëparshëm në Tribunalin e Hagës në vitin 2005, Limaj u lirua nga akuzat për krime lufte ndaj serbëve dhe shqiptarëve që dyshoheshin se po bashkëpunonin me Serbinë gjatë luftës në Kosovë dhe u kthye në atdhe ku u prit si hero.

blog comments powered by Disqus

Background

Timeline – Cuska Case

Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.

Subscribe to Our Newsletter