Lajm 02 Mar 12

Wikileaks: Faji i FMN-së për Luftërat në Ballkan

Fondi Monetar Ndërkombëtar është pjesërisht fajtor për luftërat në ish-Jugosllavi, sipas dokumentit të Stratfor të publikuar të enjten nga Wikileaks.

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Wikileaks ka bërë publike direktivat që rrjeti i inteligjencës globale Stratfor u jep analistave të vet në fushë.

Në një dokument të vitit 2009, të titulluar Direktiva Analitike për Europën, Stratfor i lajmëron analistat e vetë të kenë kujdes për trazira të mundshme që mund të ndodhin për shkak të krizave ekonomike, duke qenë se situata e tanishme në Ballkan është komplekse dhe e shumëanshme.

 “Mos harroni masat e kursimit të vëna Jugosllavisë ishin pjesë e fajit për fillimin e luftës aty. Duhet të jemi në dijeni të cdo pakënaqësie sociale të motivuar ekonomikisht” thotë dokumenti.

Analistat duhet t’i kushtojnë vëmendje cdo proteste të mundshme dhe aktiviteti sindikate, sipas Stratforit, protestat nga unionet shqiptare ndezën konfliktet e mëtejshme.

 “Mbani mend, se ishin protestat nga minatorët shqiptarë në Kosovë në vitet 1980 që në një farë mënyrë e lëvizën rajonin drejt konflikteve” thotë doumenti.

Kur vjen puna tek konfliktet e mundshme dhe cështjet e sigurisë, raporti e gjen Bosnje dhe Hercegovinën më kritiken “Cdo përcarje që zhvillohet ne federatën kroato-myslimane është kyc” thuhet aty.

Sipas e-maileve nga Stratfori të zbuluara nga Wikileaks, gazetarë të ndryshëm nga mediat e ballkanit kanë punuar për këtë agjenci inteligjence, duke përfshirë Veran Matic, drejtori i medias B92 me bazë në Beograd, dhe Bosko Jaksic nga gazeta Politika.

Kompjuterat e Stratforit u sulmuan vitin e kaluar nga një grup anoni, të cilët zbuluan informacion personal të klentëve të Stratforit.

Ka mundësi se dosjet dhe emailat e lëshuar nga Wikileaks erdhën nga ajo ndërhyrje, edhe pse Ëikileaks nuk i ka bërë të njohura burimet e veta.

Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Latest Headlines

Interview 15 Dec 17

Kosovo Serb Minister: Learning Albanian is Necessary

News 13 Dec 17

US Urges Serbia to Tackle Kosovo Massacre Cover-Up

News 11 Dec 17

War Criminal Praljak’s Death Commemorated in Croatia

Profile 08 Dec 17

The Never-Ending War Crimes Trial of Branimir Glavas

News 07 Dec 17

Hague Tribunal Declares ‘Mission Accomplished’

News 01 Dec 17

Serbian Street Named After Nazi Collaborator Revealed

Background

serb-minority-rights-scripted-out-in-croatia-09-02-2015

Serb Minority Rights Scripted Out in Croatia

The muted response to the Croatian town of Vukovar’s decision to scrap controversial bilingual signs in Latin and Serb Cyrillic script suggests the EU has lost focus on minority rights, analysts claimed.

Croatian Dissident Feared Kidnap by Yugoslav Spies

The trial of Zdravko Mustac and Josip Perkovic, former Yugoslav spy chiefs accused of killing a Croatian émigré, heard that the victim repeatedly told his German lover that he was living in fear.

Subscribe to Our Newsletter