Analizë 06 Jul 12

Vrasjet Theksojnë Të Metat në Mbrojtjen e Dëshmitarëve në Serbi

Dy vrasje të fundit të stilit mafioz kanë theksuar dobësinë e programit të mbrojtjes së dëshmitarëve, duke nxitur thirrje të reja që sistemi të rishqyrtohet.

Marija Ristic
BIRN
Beograd
Foto nga Beta

Dy vrasje të fundit të familjarëve të dëshmitarëve që kanë dëshmuar para Gjykatës Speciale për Krim të Organizuar dhe Krime Lufte në Serbi, kanë hedhur sërish dritë në dështimet e programit të mbrojtjes së dëshmitarëve në Serbi.

Njësia e mbrojtjes së dëshmitarëve, WPU, u formua në vitin 2006 në Dhomën e Krimeve të Luftës që aktualisht drejtohet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Dy shkëmbime mafiesh në rrugët e Beogradit, në dy javët e shkuara, rezultuan me vdekjen e dy personave dhe dy shpërthime bombash.

Viktima e parë, Bosko Raicevic, një biznesmen malazez, ishte mik i ngushtë i Andrija Draskovicit, i cili ishte në gjyq për vrasje.

Personi i dytë, i vrarë të martën, Radojica Joskovic ishte familjar i Nebojsa Joksovicit, dëshmitar kyç në rastin kundër Darko Saricit, trafikant i dyshuar droge, i cili është në arrati.

Ai u arrestua në vitin 2010 për dyshime për anëtarësim në rrjetin kriminal të Saricit, por bëri një marrëveshje me prokurorinë për t’u bërë dëshmitar në rastin kryesor kundër Saricit.

Pas dëshmisë së tij, familja tha se morën kërcënime ndërsa në pronën e tij u hodhën dy herë bomba.

Ekspertët, prokurorët dhe vetë dëshmitarët thonë se dëshmitarët janë të kompromentuar në lidhje me sigurinë nga mungesën e profesionalizmit të WPU-së.

Ata nxisin transformimin dhe ndryshim në juridiksionin e Ministrisë së Drejtësisë.

Marina Antonijevic, nga OJQ-ja “Qendra e Traumës” në Beograd, thotë se është rutinë për kriminelët të vënë në shënjestër familje të dëshmitarëve.

Por, ajo tha se i mbetet WPU-së të kujdeset për dëshmitarët dhe familjet e tyre, jo vetëm ndërsa janë në gjykatë, por edhe kur largohen dhe vazhdojnë me jetët e tyre.

“Është veçanërisht shqetësuese [mungesa e mbrojtjes] për krimet të lidhura me krim të organizuar dhe krime lufte, duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe shkallën e këtyre krimeve”, tha Antonijevici.

Trajtimi i dëshmitarëve nga WPU është kritikuar shpesh nga një numër institucionesh ndërkombëtare, duke përfshirë OSBE-në, Këshillin e Europës dhe Parlamentin Europian.

Drejtori i Departamentit të OSBE-së për Krime Lufte dhe Krime të Organizuar në Beograd, Ivan Jovanovic, tha se OSBE-ja është e familjarizuar me problemet me të cilat përballen dëshmitarët, dhe është e shqetësuar se gjyqet do të vuajnë pasojat nëse situata nuk përmirësohet.

“Nuk ka problem me mbrojtjen e dëshmitarëve në gjyqe, por k a kur nuk janë më të përfshirë në procesin ligjor”, tha ai. “Kur largohen nga gjykata, iu mungon mbrojtja”, shtoi Jovanovici.

Në rezolutën e fundit për Serbinë, më 28 mars, Parlamenti Europian tha “mungesa serioze në funksionimin e programit të mbrojtjes së dëshmitarëve, në lidhje me rastet e krimeve të luftës rezultoi në një numër dëshmitarësh që u larguan vullnetarisht nga programi pasi ishin shantazhuar sistematikisht.

Raportuesi i Këshillit të Evropës, Jean-Charles Gardetto, tha në një raport në dhjetorin e shkuar se sjellja e padenjë e anëtarëve të WPU-së drejt dëshmitarëve ka rezultuar në ndryshim të dëshmive nga dëshmitarë, ose i kanë bërë të vendosin të mos dëshmojnë fare.

“Programet e mbrojtjes së dëshmitarëve nuk funksionojnë shumë mirë për shkak të konfliktit të mundshëm të interesit, kur policia duhet të mbrojë dëshmitarë të cilët po përpiqen t’i dënojnë”, tha ai.

“Komplikime kanë ndodhur kur dëshmitarë ‘të brendshëm’ përpiqen të dëshmojnë, si për shembull dëshmitarë që janë pjesë e policisë”, shtoi ai.

“Dëshmitarë të tillë hezitojnë të dalin dhe të dëshmojnë kundër kolegëve të tyre, veçanërisht kur çdo mbrojtje që mund të ketë vjen nga ata, kundër të cilëve po dëshmojnë”, vazhdoi Gardetto.

Foto nga Beta

Kritikët kanë theksuar një mungesë koordinimi dhe bashkëpunimi midis WPU-së, zyrave të prokurorive dhe gjykatës.

Një ish-dëshmitar i mbrojtur, Zoran Raskovic, tha se kishte pasur shantazhe të hapura nga anëtarë të WPU-së.

Ai tha se anëtarë të WPU-së e kanë quajtur “plehrë” dhe kanë kërcënuar nënën dhe babanë e tij.

Raskovici ishte anëtar i njësisë së njohur ushtarake të njohur si “Çakallët”, të cilët janë akuzuar për kryerje të krimeve të rënda në Kosovë.

Ai konsiderohej dëshmitar kyç në rastin kundër ish-shokëve, të tij të cilët janë aktualisht në gjyq.

Pavarësisht ankesave të tij, Raskovici tha se asgjë nuk është bërë për të përmirësuar sigurinë e tij.

Bojan Zlatkovic, ish-anëtar i policisë i cili mori pjesë në luftimin në luftërat në ish-Jugosllavi, u ankua nga një përvojë e njëjtë.

“Programi nuk është për mbrojtje, është program shantazhimi dëshmitarësh”, tha ai.

“Për dy vjet, familja ime dhe unë kemi duruar tortura nga njësia për të më bindur të mos dëshmoja më tej”, tha Zlatkovici.

Ai kishte dëshmuar në vitin 2007 kundër anëtarëve të Skuadrës së 37-të të Njësisë së Policisë Speciale, të akuzuar për krime lufte në Kosovë, në fund të viteve 1990-të.

Sipas Zlatkovicit, i cili ishte në sistemin e mbrojtjes për dy vjet, gjatë asaj kohe ka marrë rregullisht kërcënime. Që nga ajo përvojë, është ndjerë tepër i pasigurt në Serbi.

“Do të doja shumë të shkoja diku tjetër. Nuk ka më jetë këtu për mua dhe familjen time”, tha Zlatkovici.

Natasa Kandic, drejtoresha e Qendrës për të Drejtën Humanitare, thotë se Prokuroria dhe WPU ndajnë përgjegjësinë për dështimin e skemës së mbrojtjes së dëshmitarëve, duke qenë se një numër i anëtarëve të WPU-së janë vetë ish-kriminelë.

“Mjafton të thuhet se disa anëtarë të njësisë janë ish-luftëtarë serbë [në luftërat jugosllave], dhe ka tregues seriozë se disa prej tyre kanë kryer krime lufte”, tha Kandici.

Raport i Gardettos nga Këshilli i Europës, në vitin 2011, thoshte gjithashtu se disa anëtarë të WPU-së janë raportuar si ish-anëtarë të njësisë speciale të policisë “Beretat e Kuqe”.

Njësia është mbajtur përgjegjës për vrasje në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë, si dhe vrasjen e kryeministrit Zoran Djindjic, në vitin 2003.

Bruno Vekaric, zëvendësprokurori për Krime Lufte

  Foto ngaMedia Centre

Zyra e Prokurorit për Krime Lufte thotë se nuk duhet fajësuar për problemet e ngritura nga Kandici dhe të tjerët.

“Jemi në dijeni se problemet me mbrojtjen e dëshmitarëve, por ata më përgjegjës [për zgjidhjen e tyre], janë Njësia e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, duke qenë se ligjit thotë se prokurori nuk mund të ndërhyrë në punën e Njësisë”, tha Bruno Vekaric, zëvendësprokurori për krime lufte.

“Mund të kujdesemi për dëshmitarët ndërsa janë në gjykatë, por pasi dhe para kësaj janë përgjegjësi e Njësisë”, shtoi Vekarici.

Vekarici, si dhe ekspertë të tjerë ligjorë, shohin një zgjidhje për problemet e tanishme në ndryshimin e juridiksionit të WPU-së nga policia te Ministria e Drejtësisë.

Gardetto, nga Këshilli i Europës, mbështeti gjithashtu thirrjet që WPU-ja ose të transferohet, ose të koordinohet nga Ministria e Drejtësisë.

Ideja është që Zyra e Prokurorit të strukturohet që të sigurojë mbrojtjen e dëshmitarëve që nga fillimi i fazës së hetimit.

Dëshmitarët që kanë pasur përvojë të trajtimi të keq në duart e WPU-së besojnë gjithashtu se njësia duhet të lëvizë brenda Ministrisë së Drejtësisë.

“Është e çuditshme që bartësit kryesorë të procesit, gjyqtarët dhe prokuroria, nuk janë përgjegjës për dëshmitarët, duke qenë se pas dëshmisë, dëshmitarët kalojnë në duart e personave që nuk e dinë se çfarë ata po kalojnë”, tha Dejan Demirovici.

Ai dëshmoi në vitin 2006 kundër ish-kolegëve të tij nga e ashtuquajtur njësia “Akrepi”, e mbajtur përgjegjëse për krime të rënda lufte në Kosovë.

“Do të ishte shumë më e lehtë, sikur e gjithë kjo të ishte në duart e gjykatës”, shtoi Demirovici.

 

 

 

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus

Subscribe to Our Newsletter