Lajm 15 Mar 13

Vrasjet Masive në Srebrenicë “të Motivuara nga Hakmarrja”

Në gjyqin në Hagë të Radovan Karadzicit, një dëshmitar tha se forcat serbe të Bosnjës vranë rreth 7 000 burra nga Srebrenica në vitin 1995, sepse të burgosurit boshnjakë u rebeluan.

Denis Dzidic
BIRN
Sarajevë

Dëshmitari i mbrojtjes, Jovan Nikolic, dëshmoi në gjyqin e ish-liderit serb të Bosnjës, Karadzic këtë javë se vrasjet masive të boshnjakëve nga Srebrenica në fshatin Kravicë afër Bratunacit në Bosnjën lindore u provokuan nga kryengritja e të burgosurve që kishin vrarë oficerin e policisë.

Nikolic ishte menaxheri i kooperativës agrare në Kravicë, ku rreth 1 000 boshnjakë u vranë më 13 dhe 14 korrik 1995, në masakrat e para të të burgosurve të Srebrenicës, sipas aktpadisë së Karadzicit.

Dëshmitari tha se më 14 korrik1995, pa një “skenë të tmerrshme”.

“Ushtarët e maskuar detyruan dhjetë ose 15 të burgosur të shtriheshin në tokë barkas me tokën dhe i qëlluan në shpinë”, kujtoi Nikolic, duke thënë se nuk i dalloi vrasësit.

Karadzici akuzohet për gjenocid ndaj 7 000 boshnjakëve nga Srebrenica në ditët pas pushtimit të enklavës lindore të Bosnjës nga ushtria serbe e Bosnjës.

Ai është gjithashtu në gjyq për pjesëmarrje në persekutimin e boshnjakëve dhe kroatëve, terrorizim të civilëve në Sarajevë dhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së.

Gjatë marrjes në pyetje, prokurori Julian Nicholls i kujtoi dëshmitarit Nikolic se në vitin 2001 kishte thënë se “kishte parë gjenocid” në Kravicë. Nikolic u përgjigj se nuk mbante mend të përdorte këtë fjalë, por se çfarë kishte parë ishte “e tmerrshme”.

Kur prokurori sugjeroi se vrasjet e 1 000 burrave nuk mund të kishin qenë reagim spontan, Nikolici tha se “atje nuk ishin 1 000 persona”.

“Ishte përgjigja e pakontrolluar e personave që ose kishin shqetësime mendore ose që shkelnin ligjin, ose donin të hakmerreshin. Asnjë person normal nuk do ta kishte bërë një gjë të tillë”, tha ai.

Një dëshmitar tjetër i mbrojtjes në gjyqin e Karadzicit këtë javë, Aleksandar Tesic, ish-sekretari komunal për mbrojtjen kombëtare në Bratunac, tha se në korrik të vitit 1995, kur po voziste rekrutët në Zvornik me autobus, pa trupat përballë depos në Kravicë.

“Kur kalova, shumë trupa ishin shtrirë afër ndërtesës së kooperativës. Edhe kur e mendoj tani, ishte vërtetë tronditëse për mua dhe këta të rinj”, tha ai.

“Më duket se ishin rreth 200 deri në 300 trupa dhe pirgu ishte një metër e gjësë u lartë, kështu që ndërsa po kaloja, mu dukën se ishin grumbull trungjesh. Kur u afrova, kuptova se ishin njerëz. I kalova pranë ngadalë. Ishte e tmerrshme”, vazhdoi Tesic.

Ish-ndihmësi i ministrit të Drejtësisë, Slobodan Avlijas, ndërkohë dëshmoi që komisionet e krizës lokale nuk ndoqën instruksionet e Karadzicit për t’i trajtuar në mënyrë çnjerëzore të burgosurit e luftës dhe për lirimin e pakushtëzuar të civilëve.

Në aktpadi pretendohet se Karadzici ka marrë pjesë në një veprim të përbashkët kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të komisioneve të krizës lokale, me qëllimin për të persekutuar popullatën joserbe.

Këtë javë, Karadzic thirri për të dëshmuar ekspertin demografik, Stevo Pasalacin, i cili kundërshtoi provat e ekspertëve demografikë të prokurorisë për spastrim etnik në Bosnjë.

Pasalic tha se provat ishin “tendencioze” dhe të bazuara në mostra jo të sakta, duke shtuar se ekspertët dështuan të merrnin parasysh të gjitha shkaqet e rëndësishme të ndryshimeve në përbërjen e popullsisë.

Gjyqi i Karadzicit do të vazhdojë të hënën.

blog comments powered by Disqus

Background

Karadzic: War Criminal or Poet?

To the media in Bosnia and Herzegovina, the arrest of Radovan Karadzic, indicted by the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia, ICTY, for genocide, war crimes and crimes against humanity, was a true sensation, and one to be exploited day after day.  

Srebrenica: Genocide Reconstructed

In July 1995 Srebrenica was shelled and occupied by the Army of Republic of Srpska,VRS, despite being declared a protected area by the United Nations. More than 7,000 people were killed, the victims of genocide.

Subscribe to Our Newsletter