Lajm 02 Mar 12

Vinko Papak Nuk Paraqitet në Gjykatë

Seanca dëgjimorë për Vinko Papakun, i akuzuar për krime të kryera në territorin e Prozorit, u shty, pasi nuk u paraqit në gjykatë.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Stanisa Gluhajic, gjyqtari i Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës, tha se përdersia Papak nuk u paraqit në gjykatë, seanca dëgjimore nuk do të mbahet.

 “Gjykata ka marrë një memorandum nga Ministria e Sigurisë e cila thotë se Papaku ishte informuar më 13 shkurt për seancën dëgjimore në Zagreb, përmes Interpoit” tha Gluhajic, duke shpjeguar se i pandehuri ka rezidencë në Kroaci.

Gjyqtari Gluhajic shtoi se bashkëshortja e Vinko Papakut konfirmoi për gjykatën se i pandehuri e ka marrë aktpadine dhe thirrjen për seancën e tij dëgjimore.

Prokuroria e akuzon Vinko Papakun me krime kundër boshnjakëve në Prozor në vitin 1993.

Aktpadia specifikon se midis qershorit dhe gushtit të vitit 1993, si anëtar i ushtrise kroate të Bosnjes, Papaku mori pjesë në arrestimin e paligjshëm të civilëve, abuzimin fizik dhe emocional të tyre, si dhe plackitjen dhe djegjen e pronave të tyre.

Prokurorja, Sanja Jukic, i kërkoi gjykatës të lëshojë një urdhër arresti për Papakun.

Gjyqtari Gluhjaic tha se gjykata do të marrë vendim për këto propozime në një datë më të vonë.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus

Background

Timeline – Cuska Case

Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.

Subscribe to Our Newsletter