Lajm 11 Oct 12

Viktimat e Srebrenicës Apelojnë në Gjykatën Europiane

Më shumë se 100 të mbijetuar nga gjenocidi në Srebrenicë janë në Strasburg për të dorëzuar një apel në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut kundër një vendimi që liroi paqeruajtësit holandezë të OKB-së nga përgjegjësia se dështuan të parandalonin masakrën e vitit 1995.

Denis Dzidic
BIRN
Sarajevë

Të mbijetuarit e Srebrenicës po dorëzojnë një apel kundër një aktgjykimi nga Gjykata Supreme në Holandë në prill të këtij viti që gjykoi se ushtarët holandezë të OKB-së - që gjendeshin në Srebrenicë në korrik të vitit 1995 - nuk mund të paditen se lejuan masakrën të ndodhë, sepse “OKB-ja ka imunitet ndaj gjyqeve”.

Një nga organizatoret e këtij apeli dhe kryetarja e shoqatës “Nënat e Srebrenicës”, Hatidza Mehmedovic, tha për BIRN-in se drejtësia do të mbizotërojë vetëm nëse bota pranon se gjenocidi i Srebrenicës ka “vulën e Kombeve të Bashkuara”.

“Po lutemi që Gjykata Europiane do të pranojë apelin tonë dhe do të largojë këtë imunitet. Është e turpshme që disa persona lejohen të bëjnë ç’të duan - të vrasin, dëbojnë, dhe masakrojnë - ndërsa të tjerët e shohin tek ndodh para syve të tyre. Ndiej se OKB-ja është bashkëfajtore për Srebrenicën. Nuk duhet ta kishin lejuar kurrë diçka të tillë të ndodhte”, tha Mehmedovic.

Ajo shtoi se tre autobusë, që kishin më shumë se 100 familje të viktimave, udhëtuan për në Strasburg, Francë ku do të bëjnë apelin në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Apeli, thotë ajo, nuk do t’i sjellë në jetë dy djemtë dhe burrin, por do t’i japë një mësim komunitetit ndërkombëtar.

“OKB-së duhet t’i vijë turp që kemi arritur në këtë pikë. Ne jemi viktima, por do të qëndrojmë me dinjitet dhe shpresojmë për të vërtetën dhe drejtësinë. Koncepti i imunitetit është i gabuar, sepse të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Çfarë mesazhi po i jep OKB-ja botës, duke pasur imunitet? Është një nga arsyet pse popujt po humbasin besim në konceptin e drejtësisë ndërkombëtare”, tha Mehmedovic.

Gjykata Supreme në Holandë gjykoi në prill të këtij viti se forcat e OKB-së gëzojnë imunitet ndaj gjykimit para gjykata vendore, që vjen rrjedhimisht nga konventat ndërkombëtare që kanë formuar këtë institucion.

Gjykata arriti gjithashtu në përfundimin se imuniteti i OKB-së është thelbësor për të lejuar operacione paqeruajtëse nëpër botë.

Familjet e viktimave dhe të mbijetuarit e gjenocidit në Srebrenicë besojnë se forcat paqeruajtëse holandeze të OKB-së duhen të kishin mbrojtur civilët boshnjakë në ditët pas sulmit në korrik të vitit 1995 nga forcat serbe në Srebrenicë që ishte zonë e mbrojtur e OKB-së dhe e demilitarizuar.

Viktimat mendojnë se paqeruajtësit janë pjesërisht fajtorë për vrasjen e më shumë se 7 000 burrave dhe djemve boshnjakë, të cilin Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e deklaroi gjenocid në vitin 2007.

Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Latest Headlines

News 13 Dec 17

Kosovo Urged to Increase Aid to Wartime Rape Victims

News 04 Dec 17

Bosnian Serbs Oppose New Torture Victims Law

News 20 Nov 17

War Rape Victim Sues Croatian Ministry

News 07 Nov 17

Bosnia to Step Up Dealing With Legacy of War, CoE Says

news 25 Oct 17

Kosovo Acts to Preserve War Victims’ Possessions

News 02 Oct 17

US Court Dismisses Croatian WWII Victims’ Lawsuit

Feature 03 Aug 17

Tragic Search for Victims of Croatia’s Operation Storm

Feature 27 Jul 17

Poison Gas: The Bosnian War’s Forgotten Weapon