Warning: igbinary_unserialize_header: unsupported version: 1631204660, should be 1 or 2 in /var/www/www.balkaninsight.com/lib/vendor/hat/common/cache/Cache.php on line 1674 Warning: igbinary_unserialize_header: unsupported version: 1631203642, should be 1 or 2 in /var/www/www.balkaninsight.com/lib/vendor/hat/common/cache/Cache.php on line 1674 Tribunali i Hagës Rrëzon Aktgjykimet për Gjeneralët Kroatë :: Balkan Insight
 
 
 
LAjm 16 Nov 12

Tribunali i Hagës Rrëzon Aktgjykimet për Gjeneralët Kroatë

Tribunali i Hagës rrëzoi aktgjykimin e shkallës së parë që burgosi Ante Gotovinën dhe Mladen Markacin me 24 dhe 18 vjet secili, për krime ndaj serbëve në 'Operacionin Stuhia'.

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Gotovina dhe Markac në pritje të aktgjykimit të Tribunalit

foto nga Beta

Dhoma e Apelit në Tribunalin e Hagës të premten vendosi që Ante Gotovina dhe Mladen Markac nuk janë fajtorë për vrasjet, dëbimet, dhe trajtimin çnjerëzor të civilëve serbë gjatë operacionit ushtarak kroat “Oluja” [Stuhia] verën e vitit 1995.

Gjyqtari Theodor Meron e rrëzoi aktgjykimin e shkallës së parë që u dha më 15 prill të vitit të shkuar, sipas të cilit Gotovina dhe Markac u burgosën me 24 dhe 18 vjet burgim secili, për përfshirje në aksionin e përbashkët kriminal që kishte për synim të largonte me forcë serbët nga rajoni i Krajinës në Kroaci.

Duke shpjeguar aktgjykimin, Gjyqtari Meron tha se nuk kishte prova për të vërtetuar akuzat e prokurorisë se sulmet në Krajinë ishin të paligjshme dhe kishin për shënjestër civilët.

“Po e rrëzoj vendimin e Trupit Gjykues duke qene se asnjë Trup Gjykues i arsyeshëm, në bazë të këtyre provave, mund të vendosë se sulmet ishin të paligjshme. Gjetëm gjithashtu se nuk ka pasur dëbim të detyruar të civilëve nga kjo zonë”, shtoi Meron.

Dhoma e Apelit u pajtua vetëm me një pjesë të aktgjykimit të shkallës së parë që thotë se Gotovina ishte në dijeni se po bëheshin krime ndaj civilëve, por dështoi t’i hetojë.

Aktgjykimi i parë i shpalli të dy gjeneralët fajtorë për persekutim, vrasje, dëbim dhe krime të tjera ndaj serbëve të Krajinës dhe pronave të tyre gjatë dhe pas Operacionit Stuhia.

Meroni tha se Trupi Gjykues, përveç gjyqtarëve Agius dhe Pocar që kundërshtuan, se provat e paraqitura nga prokuroria ishin të pamjaftueshme për të vërtetuar se sulmet me artileri në qytetet kroate të Kninit, Gracacit, Obrovacit dhe Benkovacit ishin të paligjshme.

Duke shpjeguar se pse Trupi Gjykues vendosi se Gotovina dhe Markac nuk ishin pjesë e Aksionit të Përbashkët Kriminel, Meron tha: “Asnjë trup gjykues i arsyeshëm mund të vendosë se interpretimi i vetëm i arsyeshëm i provave rrethanore ishte ekzistenca e një aksioni të përbashkët kriminal me qëllimin e përbashkët për të larguar në mënyrë të përhershme popullatën serbe nga Krajina me forcë, ose kërcënime për forcë”.

Maron tha se largimi i civilëve nga qytetet dhe fshatrat nuk mund të karakterizohet si dëbim, “dhe as mund të vërtetonte se ata të përfshirë në lansimin e sulmeve të ligjshme me artileri kishin qëllimin për të larguar me forcë civilët”.

Trupi Gjykues më parë e ka vlerësuar Gotovinën se ishte në dijeni për krimet e kryera në katër qytetet para dhe pas sulmeve me artileri, duke shtuar se Gotovina dështoi t’i ndjekë krimet.

Sidoqoftë, Trupi Gjykues, me gjyqtarin Agius që kundërshtoi, argumentoi se roli i Gotovinës nuk ishte aq i gjerë sa mund të kishte përgjegjësi kriminale për ndihmesë se nxitje të krimeve ose përgjegjësi superiore.

Në lidhje me rastin e Markacit, Trupi Gjykues tha se “trupi gjykues nuk gjeti në mënyrë të qartë se Markaci ishte kontribut të konsiderueshëm për krimet e kryera nga Policia Speciale ose se kishte kontroll efektiv mbi Policinë Speciale”.

“Për më tepër, Dhoma e Apelit, me Gjyqtarët Agius dhe Pocar që kundërshtuan, thotë se të gjitha gjetjet e Trupit Gjykues për fajësinë e Markacit u bënë në kontekstin e gjetjes së sulmeve të paligjshme me artileri në katër qytete”, tha Maron.

Operacioni Stuhia u lansua për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat serbe në fillim të luftës në Kroaci.

Më shumë se 200 000 serbë u arratisën nga Kroacia menjëherë pas Operacionit Stuhia. Të paktën dhjetëra civilë serbë u vranë në javët dhe muajt pasi luftimi ndaloi.

Pas aktgjykimit, dy gjeneralët kroat u liruan.

 

 

 

blog comments powered by Disqus

Background

Timeline – Cuska Case

Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.

Subscribe to Our Newsletter

Warning: igbinary_unserialize_header: unsupported version: 1010792557, should be 1 or 2 in /var/www/www.balkaninsight.com/lib/vendor/hat/common/cache/Cache.php on line 1674