Një dëshmitar në gjyqin për krime lufte të ish-policit ushtarak serb të Bosnjës, Savo Babic, tha se pa persona të burgosur shkollën në Bratunac në vitin 1992 që vdiqën të asfiksuar.
Dëshmitari i prokurorisë, Mustafa Delic, tha se kur u burgos për disa ditë në shkollën “Vuk Karadzic” në qytetin lindor të Bosnjës, Bratunac, në maj të vitit 1992, iu desh të nxirrte trupat e personave që ishin asfiksuar ose ishin vrarë, mes tyre trupin e vëllait të tij dhe dy kushërinjve.
“Njerëzit po mbyteshin brenda, sepse nuk kishin ajër. Nëntë deri në 14 persona u asfiksuan. I nxora ata që ishin vrarë dhe i çova në hangar”, tha Delic të hënën në gjykatën në Sarajevë, duke shtuar se largoi gjithsej 50 trupa të vdekur.
Nga hangari, që ishte rreth 50 metra larg nga shkolla, trupat u hodhën në kamion dhe u çuan në lokacione të tjera, tha dëshmitari.
Prokuroria e akuzon Babicin, komandantin e policisë ushtarake në atë kohë në Bratunac, se ka urdhëruar, kryer dhe dështuar të parandalojë burgosjen e civilëve joserbë në shkollë, në maj të vitit 1992.
Në aktpadi thuhet se rreth 400 civilë të burgosur u rrahën dhe torturuan çdo ditë dhe disa dhjetëra u vranë, ose vdiqën, për shkak të kushteve në shkollë.
Dëshmitari tha se u rrah ditën e parë të burgimit në shkollë, më 10 maj 1992.
“Një nga rojet më qëlloi me dru në kokë, por nuk kishte gjak. Ushtari tjetër më shkelmoi me çizme në gjoks”, tha dëshmitari.
Duke folur për të pandehurin Babic, dëshmitari Dalic tha se e pa përballë shkollës vetëm një herë, ditën kur u bë shkëmbimi i të burgosurve në anën boshnjake.
Delic tha se rreth 400 të burgosur u dërguan me kamionë në qytetin e mbrojtur të Pales, ku u abuzuan, dhe në fund u shkëmbyen.
Gjyqi do të vazhdojë më 4 mars.
Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.