Lajm 05 Feb 13

Të Burgosurit në Kampin e Burgimit në Bosnjë “Abuzoheshin”

Një ish luftëtar kroat tha se i kanë treguan për abuzimet, përdhunimet, dhe vrasjen e të burgosurve serbë në qendrën e burgimit gjatë luftës në Dretelj, në Bosnjën jugore.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Dëshmitari i prokurorisë, Dervis Kurtic, ish anëtar i Forcave të Mbrojtes Kroate, dëshmoi të martën në gjykatën në Sarajevë se në verën e vitit 1992, u dërgua në Dretelj,ish barrakat e Armatës Jugosllave që u bë kampi i njohur i burgimit gjatë konfliktit në Bosnjë.

Ai tha se civilët serbë u mbajtën në kamp afër qytetit të Capljinës, por se nuk i pa personalisht tek abuzoheshin.

“Dëgjova se abuzoheshin, dhe se Dëshmitari A [i mbrojtur] u përdhunua. Nga ushtarët dhe historitë që tregojnë njerëzit në qytet, dëgjova se pati një vrasje”, tha Kurtic.

Edib Buljubasic, Ivan Zelenika, Srecko Herceg, Ivan Medic, dhe Marina Grubisic-Fejzic po gjykohen për dyshime për krime lufte ndaj të burgosurve serbë në Dretelj në vitin 1992.

Të gjithë akuzohen se kanë qenë të përfshirë në torturat dhe se kanë detyruar të burgosurit të bëjnë punë të rënda në kamp, ku disa persona vdiqën për shkak të abuzimeve.

Kurtic tha se Buljubasic ishte zëvëndës komandant në kamp.

“Ai jepte të gjitha urdhërat dhe të gjithë e dinin se ai ishte përgjegjës”, tha Kurtic.

Aktpadia ngre dyshime se Hercegu ishte komandanti i kampit, por dëshmitari tha se nuk ishte në pozitë për të lëshuar urdhra.

“Ai ishte ushtar dhe e di se ishte përgjegjës për të mbajtur regjistrat”, tha Kurtic.

Gjyqi do të vazhdojë më 12 shkurt.

blog comments powered by Disqus

Background

Timeline – Cuska Case

Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.

Subscribe to Our Newsletter