Lajm 06 Sep 12

Strasburgu i Kërkon Serbisë të Paguajë ish-Luftëtarët

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut thotë se Serbia duhet t’u paguajë rrogat e vonuara ish-luftëtarëve.

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Serbia duhet të paguajë rreth 2 miliardë dinarë [17 milionë euro] për veteranët e konflikteve të viteve 1990-të, ka vendosur Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Avokati që përfaqëson veteranët, Srdjan Aleksic, tha se gjykata ia ka dërguar vendimin qeverisë serbe më 28 gusht.

“Qeveria ka tre muaj për të kundërshtuar vendimin dhe gjashtë muaj për të gjetur paratë për rrogat”, shpjegoi Aleksic.

Gjykata vendosi në favor të veteranëve të luftës, më 10 korrik, në një seancë të mbyllur.

Vendimi është për veteranët e luftës nga shtatë komuna nga jugu i Serbisë që apeluan në Gjykatë, pasi qeveria refuzoi t’ua paguante rrogat e vonuara në vitin 2008.

Numri i saktë i veteranëve të luftës në Serbi nuk dihet. Ministria e Mbrojtjes thotë se rreth 500,000 persona konsiderohen veteran. Por disa grupe veteranësh lufte thonë se numri është shumë më i lartë dhe i tejkalon 700,000.

Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Latest Headlines

News 09 Jun 16

Bosnian Serb Convict Fails to Compensate Rape Victim

News 22 Feb 16

Serbian Jews to Reclaim Seized WWII Property

News 22 Jan 16

Serbia Flouts Victims' Reparation Rights, Report

News 19 Jan 16

Croatia Pays Compensation for Police Murder of Serb

2015 in Review 31 Dec 15

Operation Storm Causes Turbulence for Croatia

Feature 10 Dec 15

Bosnian Courts Deny Compensation to War Prisoners

News 30 Sep 15

Kosovo Massacre Survivor Fights To Regain Home