Home Page
EnglishМакедонски 02 Aug 12

Statuja e re zgjon mospajtime për të kaluarën në Maqedoni

Harrojeni shamatën që u bë me Greqinë në lidhje me Aleksandrin. Tani maqedonasit kanë hyrë në telashe me monumentet që u ngjajnë apo që janë ngritur për të përkujtuar figura historike të lidhura me Bullgarinë.

Sinisa Jakov Marusic
BIRN Shkup
 

Pensionisti shtatëdhjetekatër vjeçar nga Shkupi, Andon Denkov, prish fytyrën çdo herë që i duhet të shkojë në dyqanin e lagjes.

Arsyeja për këtë është statuja e posangritur e një kalorësi që i ngjan Todor Aleksandrovit, një figure kontroverse në historinë e Maqedonisë.

“Ai ishte armiku më i madh i popullit maqedonas, e sot në moshën time të shtyrë më duhet t’ia shoh surratin çdo ditë,” ankohet ai.

“Zoti i ndihmoftë Maqedonisë me politikanët e saj që glorifikojnë njerëzit e tillë. Ata do duhej të gjykoheshin për tradhti!” shton ai.

Kjo statujë e financuar nga Ministria e Kulturës dhe e ngritur nga komuna Kisela Voda në Shkup gjatë muajit qershor, i ka zënë ballinat e të gjitha gazetave për disa ditë dhe ka shkaktuar përçarje të fuqishme të opinionit publik.

Çështja nëse Aleksandrovi ka qenë hero maqedonas apo bullgar dhe kush e ka miratuar ngritjen e një statuje të tij janë shndërruar në tema të nxehta në vend, duke shtyrë anash për një kohë problemet afatgjata me Greqinë lidhur me atë se cili vend “i ka në pronë” heronjtë e mëdhenj të epokës klasike, përfshirë Aleksandrin e Madh.

Edhe pse kjo statujë zyrtarisht quhet “Kalorësi revolucionar maqedonas”, shumica e njerëzve nuk kanë kurrfarë dyshimi se ajo ka pasur për qëllim që t’i ngjajë Aleksandrovit, një anëtari tejet të rëndësishëm të Organizatës Revolucionare të Brendshme të Maqedonisë nga koha e Perandorisë Osmane – VMRO.

Kjo organizatë klandestine ka luftuar për pavarësinë e Maqedonisë nga pushtimi osman, por më vonë u nda mes atyre që kërkonin një shtet të pavarur maqedonas dhe atyre që lirinë e tyre nga Perandoria Osmane e shihnin vetëm si një trampolinë për bashkim me Bullgarinë.

Gjatë pesë dekadave të Jugosllavisë socialiste, e më pas edhe pas pavarësimit të Maqedonisë në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, shumica e historianëve e kanë përçmuar figurën e Aleksandrovit për shkak të lidhjeve të ngushta që kishte me Bullgarinë.

Por, që kur partia e qendrës së djathtë e Kryeministrit Nikola Gruevski (VMRO-DPMNE)  mori pushtetin në vitin 2006, atmosfera ka ndryshuar dhe tani në kryeqytet një rrugë dhe një urë mbajnë emrin e tij.

Gjatë kësaj periudhe kur partia në pushtet po vazhdon të riemërojë me qindra rrugë të kryeqytetit maqedonas dhe kur po vazhdon që tu ngrejë statuja personave të cilët më parë ishin në ‘listën e zezë’, historianët dhe opinioni publik kanë filluar të ndahen në tabore të kundërta.

 

Supporters of the new monuments say it is time to correct a distorted view of Macedonia's history that has prevailed since 1945, when the Yugoslav Communists took power and filtered history through their own perspective.

Critics, on the other hand, accusing the ruling party of playing around with the national identity and of unscrupulously re-writing the history books.

The main opposition Social Democrats have repeatedly accused the government of pursuing double standards.

“While maniacally spending millions of euros on new monuments, some of which are dedicated to controversial historical figures… the government feels no need to renew the vandalized busts of World War II [partisan] heroes,” Sofija Kunovska, a Social Democrat on the Skopje city council, complained recently.

She was referring to bronze busts of several Partisan fighters that were stolen more than ten years ago from a park and not replaced.

She resents the fact that the Culture Ministry, while pouring in money to the government revamp of the capital called Skopje 2014, has little money left over for other monuments.

Some historians, as well as opposition supporters, are far from happy with the new monuments.

“Views may, and should, change, but they need to be accompanied by scientific debate and arguments. In this case, politics, and not science is running the show, causing greater controversies and divisions,” Todor Cepreganov, head of the National History Institute, said.

He said he was “surprised” to see a statue of Aleksandrov erected. Along with many other historians, he thinks the move hasty.

“There is much written historical evidence that Aleksandrov actively worked against the formation of an independent Macedonia and a Macedonian ethnicity different from Bulgaria’s,” he told Balkan Insight.

 

Përkrahësit e disa monumenteve të tilla të reja thonë se është koha e duhur për të ndërruar qasjen ndaj historisë së Maqedonisë e cila është duke dominuar që nga viti 1945, kur komunistët jugosllavë morën pushtetin dhe e filtruan tërë historinë përmes perspektivës së tyre.

Kritikët në anën tjetër e akuzojnë partinë në pushtet se po luan me identitetin kombëtar dhe se po i rishkruajnë librat e historisë në mënyrë fare të paskrupullt.

Partia kryesore opozitare, Partia Socialdemokrate, në mënyrë të përsëritur e ka akuzuar qeverinë se po ndjek standarde të dyfishta.

“Përderisa me miliona euro po shpenzohen në monumente të reja, disa prej të cilave i kushtohen figurave kontroverse historike, qeveria nuk po ndien kurrfarë nevoje për të riparuar bustet e vandalizuara të heronjve (partizanëve) të Luftës së Dytë Botërore,” u ankua rishtas Sofia Kunovska, përfaqësuese e Partisë Socialdemokratike në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Ajo i referohej bustit të bronztë të disa luftëtarëve partizanë që u vodhën nga një park para më shumë se dhjetë vitesh, e i cili kurrë nuk u zëvendësua.

Ajo nuk mund ta kuptojë përse Ministria e Kulturës, e cila është duke ndarë shuma marramendëse mjetesh për ta realizuar projektin qeveritar të quajtur Shkupi 2014, nuk mund të gjejë fare pak mjete për monumentet tjera.

Disa historianë dhe disa përkrahës të opozitës nuk janë aspak të kënaqur me këto monumente të reja.

“Qëndrimet munden dhe do duhej të ndryshojnë, por kjo duhet bërë në bazë të debateve dhe argumenteve shkencore. Në këtë rast, ky proces nuk është duke u udhëhequr nga shkenca po nga politika, gjë që po shkakton edhe më shumë kundërthënie dhe ndarje,” tha Todor Cepreganov, Kryesues i Institutit Kombëtar të Historisë.

Ai tha se është ‘i befasuar’ me ngritjen e statujës së Aleksandrovit. Ngjashëm me shumë historianë tjerë, ai vlerëson se ky është një veprim i ngutshëm.

“Ka shumë fakte historike të shkruara që vërtetojnë se Aleksandrovi ka kundërshtuar aktivisht formimin e një Maqedonie të pavarur dhe krijimin e kombësisë maqedonase, që do të dallonte nga ajo bullgare,” tha ai për Balkan Insight.

Por, disa akademikë të tjerë mirëpresin ndryshimin e qëndrimit zyrtar dhe vlerësojnë se qëndrimi i vjetër antibullgar ka qenë i sforcuar, artificial dhe johistorik.

“Këto procese është dashur të nisin më parë, që nga pavarësia e Maqedonisë [në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar], tha historiani Zoran Todorovski.

Udhëheqësi i Arkivit Kombëtar, pjesëtar i partisë qeverisëse VMRO-DPMNE, i dridhi të gjitha qarqet akademike të vendit në vitin 1995 kur parashtroi tezën e tij se Aleksandrovi meritonte statusin e heroit të kombit në Maqedoni.

Kjo teori atij i solli një reputacion e të qenit bullgarofil, të cilin ai fare nuk e pëlqen.

“Ajo që po ndodh tani është një proces natyror i rishqyrtimit të disa kapitujve të caktuar të historisë, të cilët më parë konsideroheshin tabu nga historianët e Partisë Komuniste,” thotë ai.

“Kjo nuk është përpjekje për ta rishkruar historinë, por thjesht për të azhurnuar njohuritë tona mbi historinë,” shton Todorovski.

Ai mohon të ketë qenë një nga ideatorët e disa lëvizjeve kontroverse të kohës së fundit, siç ishte edhe ngritja e kësaj statuje.

Por, ai thotë se ndarjet që vazhdojnë të vërehen në Maqedoni për shkak të kaluarës së saj janë tërësisht absurde.

“Ashtu siç bëmë gjatë Luftërave Ballkanike (1912-1913), kur si vëllezër maqedonas luftonim kundër njëri-tjetrit të rreshtuar në armatat serbe e bullgare, edhe sot gjendemi në situatë po aq absurde dhe akuzojmë veten për qëndrimet tona proserbe apo probullgare,” thotë ai.

Nacionalistët kundër Komunistëve:

Kontestet moderne për statujat dhe urat e kanë origjinën në qëndrimet kundërthënëse mbi periudhën e lutës nacionale revolucionare në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX.

 

Kjo është arsyeja përse identiteti nacional maqedonas është krijuar pikërisht gjatë kolapsit turbulent të sundimit otoman në Ballkan dhe luftërave që më pas vijuan mes shteteve rivale të Ballkanit.

Atëbotë, Maqedonia ishte vetëm shprehje gjeografike, e cila banohej nga sllavët, grekët, shqiptarët, çifutët dhe të tjerët. Të gjithë këta kishin aspirata të ndryshme; disa kërkonin liri për Maqedoninë, të tjerët kërkonin bashkim me Bullgarinë, Serbinë apo Greqinë ndërsa kishte edhe të tillë që kërkonin ruajtjen e status kuosë.

Goditja shkatërruese ndaj proponentëve të Maqedonisë së pavarur erdhi në vitin 1913, pas Luftës së Dytë Ballkanike, kur Perandoria osmane u nda mes Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë, ndërsa pjesa më e madhe u mor nga Greqia dhe Serbia.

Të tri këto shtete fitimtare i shtypën të gjitha lëvizjet që përkrahnin identitetin e veçantë maqedonas në pjesët përkatëse të tyre.

Maqedonia e sotme përbëhet vetëm nga pjesa serbe e Maqedonisë, e cila fitoi një masë të lirisë kulturore pasi që u bë një nga gjashtë njësitë federale të Jugosllavisë komuniste në vitet 1944-5.

Pas vitit 1945, në ish Maqedoninë serbe autoritetet e rikthyen idenë e gjuhës së veçantë maqedonase, si dhe identitetit dhe vetëdijes maqedonase, duke sponsoruar edhe krijimin e Kishës së pavarur maqedonase.

Në të njëjtën kohë, historia zyrtare i rehabilitoi disa revolucionarë të epokës së VMRO-së, si Goce Delcev, Nikola Karev dhe Dame Gruev, të cilët u konsideruan se e meritojnë statusin e heronjve pasi që nuk përkrahën idenë e bashkimit me Bullgarinë.

Ndërkohë, u nënvizua festimi i historisë së përbashkët Jugosllave dhe përpjekjet gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Disa figura të tjera të VMRO-së, si Todor Aleksandrov dhe Ivan Mihajlov, mbetën në listën e zezë për shkak të qëndrimeve të tyre probullgare.

Historianët e së sotmes pajtohen se e vërteta kurrë nuk ka qenë tërësisht bardh-e-zi.

 

“Pothuajse të gjithë revolucionarët maqedonas atëbotë kanë pasur qëndrime probullgare apo edhe e kanë konsideruar veten bullgarë – kjo nuk vëhet në mëdyshje,” sqaron Cepreganov.

“Ju duhet ta kuptoni se në atë kohë shteti maqedonas nuk ekzistonte dhe se shtetet fqinje kishin shumë ndikim. Shumë figura nga ajo kohë edhe janë arsimuar në shkolla bullgare,” shtoi ai.


Sherri i trashëguar nga e kaluara

Mosmarrëveshjet aktuale për historinë mes VMRO-DPMNE dhe Socialdemokratëve i kanë rrënjët në prapavijat shumë të ndryshme të këtyre dy partive.

Derisa VMRO-DPMNE u krijua në fillim të viteve të nëntëdhjeta si parti nacionaliste e cila i grumbullonte oponentët e regjimit komunist, Socialdemokratët u krijuan nga ish-anëtarët e Lidhjet Komuniste të Maqedonisë, e cila sundoi vendin e pasfiduar pesë dekada me radhë në ish-Jugosllavi.

VMRO-DPMNE akuzon Socialdemokratët se kanë qëndrime projugosllav, apo në fakt proserb, dhe se i jep tepër shumë rëndësi të kaluarës komuniste.

Në anën tjetër, VMRO-DPMNE akuzohet se i jep tepër rëndësi qëndrimeve historike probullgare.

Kjo parti fotografitë e Todor Aleksandrovit i ka vënë në selinë e saj që në fillim të viteve të nëntëdhjeta. Që atëherë, zyrtarë të kësaj partie thoshin se ai ishte vënë në ‘listë të zezë’ pa meritë. Edhe sot ata ngurrojnë të flasin hapur dhe më në detaje për këtë çështje.

Epiteti i të qenit probullgar ende ka konotacione negative në Maqedoni.

Në vitin 2006, ish-Kryeministri dhe kreu i VMRO-DPMNE, Lubco Georgievski, u dëmtua politikisht kur u shfaqën pretendime se ai mban pasaportë bullgare. Kjo e dëmtoi shumë imazhin e tij si patriot.

Megjithatë, partia kaloi e padëmtuar pasi që Georgievski më nuk ishte anëtar i kësaj partie dhe ishte trashëguar nga Kryeministri aktual – Nikola Gruevski.

 

Historianët sqarojnë se dyshimet që shumë maqedonas ndjellin ndaj Bullgarisë nuk janë të pabazuara.

Edhe pse Bullgaria ishte shteti i parë që e njohu pavarësinë e Maqedonisë, pas ndarjes nga Jugosllavia në vitin 1991, ajo ende nuk e ka njohur ekzistimin e gjuhës maqedonase si të ndarë nga bullgarishtja. Shumë historianë bullgarë ende insistojnë se maqedonasit janë pjesë e kombit bullgar.

Përveç kësaj, pakica maqedonase në Bullgari shpesh është trajtuar në mënyrë të padrejtë nga Sofia, ankesë kjo për të cilën është bërë bujë në Maqedoni nga pakica bullgare e vendit.

Por, tani shumë njerëz janë në konfuzion.

“Duket se tani të gjithë kanë të drejtë të ngritin monumente dhe të rishkruajnë të kaluarën ashtu siç ju pëlqen,” Spase Najdenovski, thotë inxhinier i elektroteknikës nga Shkupi.

“Unë nuk kam fare ide se çfarë po ndodh me statujat e reja dhe me emrat e rinj të rrugëve. Unë thjeshtë shpresoj se ata e dinë se çfarë po bëjnë,” shton Perica Naneski, një zdrukthëtar nga Prilepi.

Ivana Todorova, nënë e tre fëmijëve, është lodhur nga grindjet që partitë e mëdha vazhdojnë t’i bëjnë në lidhje me historinë.

“A është kjo e vetmja që kanë për të ofruar? Në vend se të na tregojnë mua dhe bashkëshortit tim se si të gjejmë vende pune, ata vazhdojnë të shtiren si patriotë të mëdhenj!” thotë ajo.

“Le të shkojnë të gjithë në dreq të mallkuar!”

Kundërshtimi në rrugë

Ndërkohë, disa përkrahës të opozitës janë duke dalë në rrugë për t’i mbrojtur qëndrimet e tyre mbi historinë.

Muajin e kaluar ata bllokuan një rrugë në qendër të Shkupit, të cilës i ishte ndryshuar emri nga luftëtari i rezistencës gjatë Luftës së Dytë Botërore, Stiv Naumov, në emrin e ushtarit nga koha antike, Filipi i Maqedonisë.

 

Partia në pushtet planifikon të riemërojë disa qindra rrugë në “riemërimin e parë masiv” të rrugëve, pas pothuajse dy dekadash që nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë.

“Ata nuk është dashur ta bëjnë këtë. Largimi i emrit të Stiv Naumovit paraqet një shembull të qartë të përpjekjeve të tyre brutale për imponimin e qëndrimeve të tyre,” thotë Cepreganov.

Kjo lëvizje i ka nevrikosur pa masë veteranët e luftës, të cilët e akuzuan qeverinë se po i eliminon figurat e rëndësishme të cilat ndërlidhen me luftën në kohën e Jugosllavisë dhe të njëjtat po i zëvendëson me emra kontrovers të cilët përputhen me ideologjinë nacionaliste të kësaj aprtie.

“Ne nuk jemi duke e ndryshuar historinë. Ne thjeshtë po i ndryshojmë rreth 8 për qind të emrave të rrugëve të cilat mbajnë emrat e personave apo ngjarjeve që nuk kanë asgjë të bëjnë me historinë e Maqedonisë,” u përgjigj Aleksandar Bicikliski, zëdhënës i VMRO-DPMNE.

Por, ka të tillë që e kontestojnë këtë punë, duke pretenduar se riemërimi i rrugëve është kryer me nguti, se Shkupi po humb një dimension tjetër të historisë së tij dhe imazhin e një qyteti që ofron solidaritet ndërkombëtar.

Vlatko Stefanovski, lideri i rok bendit të mirënjohur, Leb i Sol, së bashku me vëllain e tij Goranin (skenarist me profesion) kanë paraqitur një peticion kundër qytetit për shkak të riemërimit të rrugës “Meksicka”, rrugë kjo në të cilën ata ishin rritur.

Kjo është shenjë e ‘një shkurtpamësie të theksuar dhe e pakulturës,” kishin shkruar dy vëllezërit, duke thënë se kësaj rruge i është dhënë emri në shenjë kujtimi për shkatërrimin e këtij qyteti nga tërmeti i vitit 1963 dhe për solidaritetin që bota tregoi për rindërtimin e qytetit.

Kjo rrugë, sikur edhe shumë rrugë të tjera, ura dhe lagje të ndërtuara pas tërmetit, ka marrë emrin e njërit nga shtetet që e ndihmuan rindërtimin e Shkupit.

“Aktorja e madhe Nada Geshoska dhe piktori Spase Kunovski kanë jetuar në këtë rrugë. Në të ende jeton politikani Stojan Andov dhe në të është krijuar bendi muzikor Leb i Sol,” shkruanin ata.

Autoritetet e qytetit iu përgjigjën këtij peticioni duke thënë se do të shohin se çka mund të bëjnë në këtë drejtim, duke theksuar se vendimi për riemërimin e rrugës veç është marrë.

Ky artikull është financuar nga projekti BICCED, i përkrahur nga Programi Kulturor Zviceran.  

blog comments powered by Disqus

Culture Policy Focus

troubled-albanian-museum-sunk-by-hoxha-row
21 May 13

Troubled Albanian Museum Sunk by Hoxha Row

Donors spent hundreds of thousands of euro building a new museum in Gjirokastra - but the results were questionable and it ultimately closed over an ideological dispute.

18 Mar 13

Diagnosing Kosovo

Blog

/en/file/show//Images/Images.New/Bloggers/Harald-Schenker-thumb.jpg
21 May 13

Esma: The Demise of a Legend

Is everybody in? The ceremony is about to begin…