Koment 08 Feb 13

Shenjat në Cirilik Kërcënojnë Harmoninë e Brishtë të Vukovarit

Dilema për të vendosur shenja në të dyja gjuhet në qytetin ikon kufitar përballë demonstratave të ashpra paraqet një test për legjitimitetin demokratik të Kroacisë.

Histeria kundër vendosjes së alfabetit cirilik në qytetin e kufirit lindor të Vukovarit, që arriti kulmin me një protestë në qytet në të cilën më shumë se 20,000 persona kërkuan të shtyhet afati për 50 vite para vendosjes së alfabetit, i ka vënë autoritetet kroate para një sfide serioze.

Nëse këmbëngulin me planet e tyre për të vënë dygjuhësinë në Vukovar në përputhje me Ligjin Kushtetues për të Drejtat e Minoriteteve Kombëtare, rrezikojnë të jenë në konflikt me grupet ekstreme nacionaliste që kanë thënë se – nëse vihen shenja në të dyja gjuhët- do t’i largojnë.

Nëse, në anën tjetër, autoritetet i dorëzohen kërkesave të protestuesve, jo vetëm që do të pranojnë dobësitë e tyre në implementimin e ligjit por do të vënë në pyetje edhe besueshmërinë e tyre para komunitetit ndërkombëtar, në një kohë delikate.

Në prill, Komisioni Europian do të publikojë raportin e fundit të monitorimit tpër të cilin disa vende anëtare të rëndësishme të BE-s, si Gjermania, po presin para se të fillojnë ratifikimin e traktatit për anëtarësim të Kroacisë.

Ka rëndësi madhore për Kroacinë që ky raport të jetë pozitiv. Në rast të kundërt, anëtarësimi në BE, i paralajmëruar për 1 qershorin, mund të vihet në pyetje. Përkundër kësaj, problemi me alfabetin cirilik në Vukovar është një test vërtetë serioz.

Ligji Kushtetues për të Drejtat e Minoriteteve Kombëtare u miratua në vitin 2002, dhe kur u dërgua për miratim në parlament, vetëm pesë deputetë ishin kundër. Ky ishte një konsesus i parë rrallë herë për një cështje të tillë delikate, por të paevitueshme në mënyrë që Kroacia të mund të aplikontepër anëtarësim në Bashkimin Europian, vitin e ardhshëm, në 2003.

Sipas këtij ligji, aty ku minoritetet përbëjnë më shumë se një të tretën e popullatës në qytete dhe komuna, kanë të drejtë të përdorin gjuhën dhe alfabetin e tyre zyrtar.

Rezultatet e censusit të popullatës së vitit 2011, të bërë publik në fund të vitit të shkuar, treguan se 57.37 përqind e popullatës në Vukovar janë kroatë dhe 34.87 përqind janë serbë. Kjo do të thotë se kushtet në qytet janë plotësuar për të vënë shënja në të dyja gjuhët në institucionet publike, dhe se emrat e tyre duhen shkruar edhe në Cirilik.

Ndaj shenjës së parë të rezistencës për përdorimin e cirilikut në Vukovar dhe kërcënimeve për t’i larguar me forcë shenjat që janë shkruar në të dyja gjuhën, Ministri  i Administratës Publike, Arsen Bauk, i cili është përgjegjës për implementimi e ligjit për të drejtat e minoriteteve kombëtare, tha se shteti do të sigurojë implementimin e ligjit.

Shenjat dygjuhëshe në Vukovar nuk do të vihen në mënyrë sekrete ose natën, shtoi ai, por do të bëhet në të njejtën mënyrë në të cilën shteti zakonisht implementon ligjet.

Sidoqoftë, protesta e madhe në Vukovar e tronditi Ministrin edhe pse përsëriti se shteti do të implementojë ligjin, nuk dukej më aq i bindur. E vetmja gjë që tha tani është se pluhuri i ngritur për cirilikun në Vukovar nuk është për shkak të dygjuhësisë por hipokrizisë.

Ai po i referohej qëndrimit të partisë më të fortë opozitare, Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, që mbështeti protestën në Vukovar, edhe pse në vitin 2002, HDZ-ja votoi në favor të këtij ligjit. Ai sugjeroi se partia po e bënte këtë për të homogjinezuar elektoratin e djathtë para zgjedhjeve lokale të 19 majit.

Argumentet e përdorura janë identike me ato që kemi dëgjuar në protest: plagët e luftës në Vukovar dhembin akoma, ata përgjegjës për krimet e luftës të kryera kundër Kroatëve nuk janë dënuar, banorët e Vukovarit ende po kërkojnë për më shumë se 400 të zhdukurt e luftës, dhe Serbët, që jetojnë aty, refuzojnë të tregojnë se ku janë varrosur.

Emocionet e atyre që morën pjesë në protestën kundër alfabetit cirilik mund të kuptohen, por rezistenca e tyre ndaj alfabetit të përdorur nga bashkë-qytetarët serbë është irracionale, sepse përdorimi i Cirilikut nuk ka të bëjë me personat e zhdukur, ose me krimet e luftës, dhe aq më pak me shkaqet dhe pasojat e atrociteteve të luftës në Kroaci.

Duke manipuluar emocionet, po bëhet një përpjekje për të prezantuar alfabetin cirilik si kërcënim që mund të cënojë identitetin e qytetit kroat dhe të tallet me sakrificat e bëra nga ushtarët kroatë për të mbrojtur Vukovarin.

Për shkak të implementimit të një ligji, pasionet u ringjallën përsëri, dhe kanë cënuar seriozisht bashkëjetesën e brishtë që kroatët dhe serbët me shumë vështirësi kanë rindërtuar në qytet.

Ky është një ligj që duhet t’i japë Kroacisë legjitimitetin si një vend demokratik dhe i civilizuar në të cilin respektohen të drejtat e njeriut, 15 vite pas përfundimit të ri-integrimit paqësor në Kroaci nën kujdesin e paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara.

Tensionet u rritën për shkak të implementimit të një ligji të krijuar për t’i dhënë minoritetit serb një ndjenjë barazie vërteton se sa pak ka bërë shoqëria kroate, dhe politika në vecanti, në sferën e pajtimit etnik, krijimin e besimit dhe bashkëjetesës normale.

Shoqëria është fokusuar shumë pak në këto cëshjte, ose vetëm në mënyrë sporadike, duke bërë premtime boshe. Ndërkohë, partitë politike gjithmonë prezantojnë interesat e tyre personale, të matura me numër votash, si treguesi i vërtetë i mirëqënies së gjithë qytetarëve kroatë.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Background

djurekovic-feared-of-being-kidnapped-by-udba

Croatian Dissident Feared Kidnap by Yugoslav Spies

The trial of Zdravko Mustac and Josip Perkovic, former Yugoslav spy chiefs accused of killing a Croatian émigré, heard that the victim repeatedly told his German lover that he was living in fear.

Subscribe to Our Newsletter