Vojislav Seselji, i pandehur për krime lufte, hodhi një kërkesë para Trupit Gjykues të ICTY-s të martën, duke kërkuar t’i lejohet të mbajë një konferencë për shtyp për zgjedhjet e 6 majit në serbi.
![]() |
| Seselji dhe bashkëshortja e tij Jadranka | Foto nga Beta |
Duke folur në një seancë dëgjimore për përbuzje të gjykatës, Seselji kërkoi t’i mundësohet një videolidhje, në mënyrë që t’iu drejtohet gazetarëve serbë, jashtë sallës së gjyqit.
“Partia ime politike po paraqet kandidat për këto zgjedhje. Unë jam i pari në listën e tyre të zgjedhjeve dhe bashkëshortja ime, Jadranka Seselj, është kandidate e regjistruar për zgjedhjet presidenciale”, shpjegoi ai, duke shtuar se është “e një rëndësie të madhe për Partinë Radikale që unë të lejohem të paraqitem në publik, në mënyrë të rregullt”.
Edhe pse Seselji është aktualisht në gjyq në Hagë për akuza se ka nxitur urrejtje etnike dhe fetare, ai mbetet lider i Partisë Radikale, në atdheun e tij në Serbi.
| Vojislav Seselj në Gjyq: Artikujt Kryesorë |
|
Duke lëvizur afër dhe larg regjimit të Miloshevicit, në periudha të ndryshme midis viteve 1998 dhe 2000, programi bazë radikal mbetet ideja e Serbisë së Madhe. Radikalët vazhdojnë të mbajnë qëndrimin e tyre të fuqishëm nacionalist, duke kundërshtuar vendosmërisht pavarësinë e Kosovës dhe progresin e Serbisë drejt Bashkimit Europian.
Përveç akuzave kryesore për persekutime në baza politike, racore, dhe fetare dhe për dhunimin e zakoneve të luftës gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi, nga viti 1991 deri më 1991, ICTY e akuzon Seseljin gjithashtu për përbuzje ndaj gjykatës.
Ai thotë se është i pafajshëm për këtë, duke shtuar se veprimet e tij nuk kanë ndikuar procesin ligjor.
Sipas aktpadisë, Seselji refuzoi të hiqte nga faqja e tij në internet, libra dhe dokumente të tjerë që zbulonin identitetet e dëshmitarëve të mbrojtur që dëshmuan në gjyqin e tij kryesor.
“ Nuk do të heq dorë nga librat e mi dhe as do t’i shkatërroj, dhe heqja nga interneti do të thoshte shkatërrim i tyre”, tha Seselj.
Prokuroria dhe Seselji kanë prezantuar tashmë argumentet e tyre mbyllëse në gjyqin e tij kryesor. Ende pritet të caktohet data për lëshimin e aktgjykimit.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us
Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.