Vojislav Seselj tha të enjten se “Seseljevci” nuk kryen asnjë krim në Sarajevë.
Në ditën e dytë të argumenteve të tij mbyllëse, Seselji e përsëriti deklaratën e tij se prokuroria nuk kishte vërtetuar asnjë krim të kryer nga ai ose grupi i tij paramilitar “Seseljevci”.
Ai u përqendrua kryesisht në refuzimin e akuzave për krime të kryera në Sarajeve dhe në zonën rreth qytetit duke thënë se shumica e dëshmitarëve të prokurorisë po gënjenin, ndërsa të tjerë e kanë shfajësuar.
“Dëshmitarët në fakt ndihmuan mbrojtjen time. Disa prej tyre thanë se njësitet e Seseljit ishin të disiplinuara dhe nuk kryen asnjë krim”, tha Seselji.
Vojislav Seselji, lideri i Partisë Radikale Serbe, u akuzua nga Gjykata Ndërkombëtare e ish-Jugosllavisë, ICTY, në vitin 2003 për persekutime me bazë politike, racore, dhe fetare, si dhe për dhunim të rregullave të luftës gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi nga vitit 1991 deri më 1993.
Ai akuzohet gjithashtu se ka urdhëruar spastrimin etnik të joserbëve nga territoret e Kroacisë lindore, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe provincës serbe të Vojvodinës.
Seselji refuzoi se ishte në krye të gazetës nacionaliste “Serbia Perëndimore”, e publikuar në vitin 1991 për të promovuar fjalime urrejtjeje dhe politika ekstreme nacionaliste proserbe.
Duke folur rreth shpërbërjes së Jugosllavisë, ai tha se serbët nuk e mbajnë barrën për fillimin e luftës dhe se shkëputja e Bosnjës dhe Hercegovinës ishte e paligjshme.
“Bosnja mund të ishte shkëputur nga Jugosllavia, vetëm nëse kjo ishte pranuar nga të tre grupet etnike që jetonin aty. As Kroacia nuk mund të shkëputej pa marrëveshjen politike me Serbinë”, shpjegoi Seselji.
“U thamë, se nëse e bëni këtë, lumenj gjaku do të vërshojnë”, shtoi ai.
Seselji do të vazhdojë me argumentet e tij mbyllëse të martën dhe të mërkurën e ardhshme.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us
Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.