Lajm 24 Dec 12

Serbia Kërkon të Largojë Monumentin e Luftëtarëve Shqiptarë

Ndërsa kryeministri serb iu bëri thirrje autoriteteve në jug të Serbisë të hiqnin monumentin që i ishte dedikuar luftëtarëve etnikë shqiptarë, një grup ekstremistësh serbë u përpoqën të rrëzonin vetë monumentin.

Marija Ristic
BIRN
Beograd

 Monumenti përballë ndërtesës së Komunës në Preshevë

Foto nga Beta

14 burra u arrestuan të dielën në mbrëmje në rrugën drejt jugut të Serbisë, nën dyshimin se po planifikonin të hiqnin me dhunë monumentin që i ishte dedikuar Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, një forcë guerile shqiptare qëllimi i të cilës ishte të bashkonte jugun e Serbisë me Kosovën.

Sipas raporteve të policisë, disa nga ata të arrestuar kishin armë të forta, përfshirë dy çekanë, thika, shifra metali dhe doreza.

Më parë, duke folur në takimin e partisë së tij të shtunën, kryeministri serb, Ivica Dacic, i ka bërë thirrje autoriteteve në jug të Serbisë të heqin monumentin.

“Disa thonë se nuk do të guxoja të largoja monumentin e dedikuar atyre që vranë oficerët e policisë serbe. Ose largojeni monumentin vetë, ose ai do të shkatërrohet, sepse qeveria serbe ka fuqi ekzekutive mbi gjithë territorin e saj”, tha Dacic.

Monumenti i dedikuar veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, u ngrit në nëntor, përballë ndërtesës së Komunës në qytetin e Preshevës, në jug të Serbisë.
 
Krijimi i forcës guerile të shqiptarëve, në fund të viteve 1990-të rezultoi në një konflikt mes serbëve dhe shqiptarëve në jug të Serbisë në vitin 2000.

Ajo u çarmatos në vitin 2001, pas një marrëveshjeje paqeje të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët, pas së cilës Ushtria Jugosllave ri-hyri në zonën e demilitarizuar afër kufirit me Kosovën me miratimin e NATO-s.

Pas përfundimit të konfliktit në Serbinë Jugore, autoritet nënshkruan Ligjin e Amnistisë, që i liroi të gjithë personat e armatosur që kishin marrë pjesë në konflikt nga gjykimi.

Ligji vlen për të gjithë ata të akuzuar për terrorizëm ose aksione të përbashkëta kriminale në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në lidhje me aktet e kryera mes janarit të vitit 1999 dhe majit 2001.

Kur monumenti u ngrit, Ragmi Mustafa, kryetari i Komunës së Preshevës, tha se historia e çdo kombi duhet respektuar, përfshirë historinë e shqiptarëve etnikë në atë zonë.

Si kundërpërgjigje, qeveria serbe ngriti akuza penale kundër përfaqësuesit të komunës së Preshevës duke qenë se monumenti nuk është ngritur në përputhje me procedurat serbe.

 

 

 

 

Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Latest Headlines

News 23 Jun 16

Serbia Row Rumbles on Over Axed Diplomat

News 23 Jun 16

Bosnia MPs Try to Change Mostar's Ustasa Street Names

news 14 Jun 16

Montenegro Minister Accused of Undermining Cyrillic

News 13 Jun 16

Izetbegovic Honours Bosnian Serb Victims at Kazani

News 03 Jun 16

Sarajevo Siege History Becomes Tourist Attraction

News 30 May 16

Serbian Parties Row Over Monument to Djindjic

Interview 27 May 16

Old Partisan Songs Have ‘New Revolutionary Potential’

News 25 May 16

Massacre Victims Remembered in Tuzla, Bosnia