Lajm 29 Oct 12

Serbia Ngre Akuza për Masakrën e Ovcarës

Prokuroria e Serbisë ka ngritur akuza kundër Petar Ciricit për krime lufte ndaj 193 të burgosurve të luftës në fermën e Ovcarës në vitin 1991, gjatë luftës në Kroaci.

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Ferma e Ovcarës afër qytetit kroat të Vukovarit

Foto nga Wikicommons

Sipas Zyrës së Prokurorisë për Krime Lufte në Serbi, Petar Ciric, i njohur edhe si Pero dhe Pero Cigan, është përgjegjës për vrasjen dhe torturimin e 193 të burgosurve kroatë të luftës në fermën afër Vukovarit më 21 nëntor, 1991.

Sipas aktpadisë, Ciric, si anëtar i Mbrojtjes Territoriale, rrahu dhe torturoi të burgosurit kur u sollën në fermën e Ovcarës, më 21 nëntor 1991.

 

Pasi emrat e të burgosurve u lexuan, ai dhe ushtarët e tjerë i transferuan në fushën Grabovo, që ndodhet një kilometër larg Ovcarës, ku u vunë në resht dhe vranë.

Sipas prokurorisë, kur u kthye në fermën e Ovcarës, ai qëlloi dhjetë të burgosurit të tjerë përballë ndërtesës kryesore të fermës.

Pas rënies së qytetit kroat të Vukovarit, më 19 nëntor 1991, qindra të burgosur u ekzekutuan afër fermës së Ovcarës.

Vukovari ishte qyteti i parë në Europë që u shkatërrua nga luftimet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 1991, Armatës Popullore Jugosllave, JNA, dhe njësitë paramilitare serbe e rrethuan qytetin e Vukovarit pas deklaratës së Kroacisë për pavarësi nga Jugosllavia.

Rreth 7 000 predha u hodhën çdo ditë në qytet gjatë rrethimit tre mujor, që shkatërroi rreth 85 për qind të ndërtesave.

Më shumë se  3 000 persona u vranë, ndërsa mijëra joserbë u dëbuan.

Vukovari mbeti nën kontrollin serb deri në vitin 1995. Pasi Marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995 përfundoi luftën në Bosnjë, e ashtuquajtura Marrëveshja e Erdutit e vendosi rajonin e Vukovarit nën administratën e OKB-së për dy vjet, para se të riintegrohej në Kroaci në vitin 1998.
Ky është rasti i katërt që prokurororia e Serbisë për krime lufte po ndjek për krimet e kryera në fermën e Ovcarës. Në gjyqet e mëparshme, 15 persona u shpallën fajtorë për krime lufte dhe u dënuan me gjithsej 207 vjet burgim.

Për krimet në fermën e  Ovcarës, Tribunali i Hagës, dënoi Mile Mrksicin dhe Veselin Slivancanin, të dy kolonelë të Armatës Popullore Jugosllave, me 20 dhe 10 vjet burgim, secili.

Sipas aktvendimit të ICTY-s, të dhënë në maj të vitit 2009, Mrksic  vendosi t’i tërhiqte oficerët dhe ushtarët e JNA-së që po ruanin të burgosurit e luftës në Ovcara, më 20 nëntor 1991, duke i lejuar në këtë mënyrë anëtarët e Mbrojtjes Territoriale dhe forcat paramilitare të kryenin vrasje të shumta.

Sipas aktgjykimit të ICTY-s, Sljivancanin, “pavarësisht se ishte përgjegjës për sigurimin e të burgosurve ë luftës dhe kishte vizituar Ovcarën në kohën kur po keqtrajtoheshin, nuk bëri asgjë për të ndaluar rrahjet, ose për të parandaluar vazhdimin e tyre”.

“Ai dështoi t’i japë udhëzimet e duhura policisë ushtarake që po ruante të burgosurit dhe dështoi të siguronte, madje dhe të kërkonte riforcimin e tyre”, lexohet në aktvendimin e ICTY-s të lëshuar në 2010.

Gjyqi i Petar Ciricit do të fillojë më 15 nëntor.

Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Latest Headlines

News 20 Oct 17

Hague Tribunal Tries Out Video Calls for Defendants

News 17 Oct 17

Croatian 1990s General Pleads Not Guilty to War Crimes

News 13 Oct 17

Bosnian Army Troops Jailed for Abusing Croat Prisoners

News 11 Oct 17

Bosnian Serb Soldier Jailed for Wartime Rape in Foca

News 11 Oct 17

Hague Tribunal to Appoint Lawyer for Vojislav Seselj

News 09 Oct 17

Bosnian Croat Fighter Jailed for Wartime Rape

News 09 Oct 17

Serbs Express Outrage at Naser Oric Acquittal