Lajm 10 May 12

Sarajeva Përkujton Fëmijët e Vrarë Gjatë Luftës

Një ekspozitë përkujtimore për fëmijët e vrarë gjatë rrethimit të viteve 1992-1996 në Sarajevë është hapur në kryeqytetin e Bosnjës.

Elvira Jukic
BIRN
Sarajevë

Ekspozita e lodrave, veshjeve, vizatimeve, fotove dhe sendeve të tjera që u lanë pas nga qindra fëmijë të vrarë gjatë luftës në Sarajevë, u hap më 8 maj në hollin e Teatrit të Luftës së Sarajevës, SARTR.

 

Foto nga Balkan Insight

Arma Tanovic-Brankovi, përgjegjësja e ekspozitës, ka krijuar një hapësirë, me ndihmën e prindërve të fëmijëve të vrarë, ku kujtimi i jetëve të reja mbahet gjallë.   

Tanovic-Brankovic tha se autorët e krimeve nuk janë sjellë para drejtësisë.

“Nuk po flas për rata që urdhëruan vrasjet, por autorët e krimeve, ata që kishin snajperët, që vranë fëmijët, që bombarduan spitalet e lindjes, shkollat, parqet e lojërave”.

 

Foto nga Balkan Insight

 

Ideja pas ekspozitës është të transformohen memorjet personale të prindërve dhe familjarëve në një përkujtimore të përbashkët të gjithë fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Sarajevë.  

Shoqata e prindërve të fëmijëve të vrarë gjatë rrethimit të qytetit ka dokumente për 534 fëmijët e vdekur, por të dhëna të pakonfirmuara thonë se numri është afër 1500.

Kryetari i shoqatës, Fikret Grabovica, thotë se të kujtohet se çfarë ndodhi është shumë e rëndësishme për çdo prind që humbi fëmijët në luftë.

“Përveç se çfarë na ndodhi neve, e vërteta dhe drejtësia janë gjërat më të rëndësishme për ne, si prindër që humbëm fëmijët gjatë rrethimit, kështu që kjo ekspozitë është një mënyrë për të treguar të vërtetën”, tha Grabovica.

Ekspozita është e hapur për publikun në Sarajevë për një javë dhe është planifikuar të shfaqet edhe në qytete të tjera në Bosnjë.

Organizatorët planifikojnë të krijojnë një ekspozitë të përhershme në muze me objektet që po shfaqen tani.

 

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus

Subscribe to Our Newsletter