Home Page
Investigation 09 Nov 12

Pushto Ushtrinë: Aktivistët luftojnë për kazermat e rrënuara të Ballkanit

Aktivistët dhe autoritetet serbe nuk gjejnë kompromis në një betejë idealesh dhe pronash, ndryshe nga Kroacia dhe Sllovenia.

Miodrag Sovilji
BIRN
Novi Sad, Pulë dhe Lubjanë

Xhorxhe Kolarski u zgjua në kohë për fundin. Dëgjoi zëra t'alarmuar përmbi uturimën e gjeneratorit të vjetër rus dhe pa qentë e policisë që lëshonin në ajrin e mëngjesit shtëllunga me avull nga goja. E kuptoi se loja kishte filluar.

Policia ushtarake kishte ardhë edhe më përpara, por vetëm për të kontrolluar kartat e identitetit të aktivistëve. Këtë herë kishin marrë qentë për t'i përzënë ata.

Xhorxhi dhe shokët e tij e kishin kaluar natën në kazermat e vjetra, të grupuar për të nxehur njëri-tjetrin. Kishin shpërthyer drynat për të pushtuar ndërtesën. Qëndrimi për një natë ishte një mënyrë për t'u siguruar që askush të mos i nxirrte jashtë. Pushtuesit kishin qenë vigjilentë, por dëbimi, kur i erdhi koha, ishte brutalisht efikas.

“Nuk guxova të kërkoj të drejtat e mia,” thotë Xhorxhi, një 26-vjeçar që i gërsheton flokët në mes dhe i rruan anash. Duke kujtuar atë mëngjes janari, ai thotë se aktivistët braktisën çdo mendim rezistence kur mbërritën ekipet mbështetëse të policisë.

Kazermat në Novi Sad janë edhe një herë të ndaluara për publikun.

Të mërdhitur dhe të frikësuar, ata zbatuan urdhërat për t'u mbledhë jashtë me plaçkat që kishin. Në rrugë u mblodh një turmë e vogël. Ndokush i bërtiti policisë, por askush s'u përpoq t'i ndalonte. Pa ardhur mesdita ndërtesa ishte zbrazur dhe me kyç, dhe eksperimenti i shkurtër i Serbisë në pushtimin socialisht të ndërgjegjshëm të ndërtesave kishte marrë fund.

Aktivistët ishin përpjekur të hidhnin themelet e një qendre alternative kulturore gjatë pushtimit nga ana e tyre të kazermave Archibald Reiss në Novi Sad.

Qyteti është i dyti për nga madhësia në Serbi dhe si kryeqytet i krahinës së Vojvodinës, ndoshta njihet për një brez të ri europianësh si shtëpia e festivalit vjetor muzikor Exit.

Pushtuesit e ndërtesave argumentuan se qytetit të tyre i mungonte hapësira për kulturën alternative. Në kazerma ata shpresonin të krijonin një vend për performanca, një shtëpi për muzikantët, aktivistët dhe artistët.

Pushtimi i paligjshëm i një ndërtese të braktisur ushtarake e kishte trazuar qytetin. Megjithëse i paprecedent në Serbi, taktika ishte provuar me sukses në qytetin bregdetar të Pulës dhe në kryeqytetin slloven Lubjanë. Pushtuesit-aktivistë atje kishin arritur një marrveshje me autoritetet, duke e legjitimuar praninë e tyre.

Pushtuesit në Serbi kishin shumë ideale të njëjta me homologët e tyre në Kroaci dhe Slloveni. Por dështimi i tyre dëshmoi se bëhej fjalë për një realitet tejet të ndryshëm.

Ndërluftimi mbi kazermat Archibald Reiss vuri përballë kërkesat e artistëve me nevojat e ushtarëve të Serbisë.

Ai tregoi se ndërkohë që mund të ketë arsye të shëndosha për ta anashkaluar ligjin me qëllim të promovimit të kulturës, ato kishin pak peshë gjatë një krize ekonomike. Dhe ato sigurisht që s'mund të kundërpeshonin të drejtën e ushtrisë për të bërë me pronën e vet ashtu siç dëshironte, edhe nëse kushtet e asaj prone po përkeqësoheshin.

“Përfitim nga shoqëria”

Kazermat Archibald Reiss u ndërtuan gjatë viteve 1890 për ushtarët e Perandorisë Austro-Hungareze, pjesë e së cilës ishte Novi Sadi atëherë. Ato u quajtën ashtu sipas një shkencëtari gjerman që mbrojti kauzën serbe gjatë fillimit të shekullit XX.

Struktura e lartë dykatëshe ka dritare të mëdha dhe një fasadë të verdhë të zbehtë. Krahasuar me atraksiohet historike të qendrës së qytetit, kazerma duket pak a shum funksionale. Krahasuar me një kazermë moderne serbe, gjithsesi, ajo duket paksa si më hijerëndë.

Sipas një zëdhënësje të organit kryesor trasgimnisë në Novi Sad, Institutit për Mbrojtjen e Përmendoreve Historike, për kompleksin ka një urdhër mbrojtjeje për arsye të vlerës së tij  “historike dhe arkitektonike”.

Potenciali financiar i vendit është i dukshëm. Ai zë vend parësor, një zonë prej 10.000 metrash katror në zemër të Novi Sadit.

Më 2011, Serbia e hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të rinjtë. Me uljen e numrit të rekrutëve, kazermat Archibald Reiss u gjykuan si të vjetëruara.

Kazermat shihen si pjesë e trashëgimisë së qytetit.

Kompleksi u fut në një listë t'objekteve të vjetëruara që ushtria e mbetur pa para po përpiqet t'ia shesë investitorëve privatë.

Kazermat u evakuuan në verë të vitit 2011. Sipas kushteve të një plani qeveritar për menaxhimin e aseteve ushtarake, autoritetit lokal – në këtë rast qyteti i Novi Sadit –ishte i pari të cilit iu ofrua ndërtesa. Por qyteti nuk i kishte fondet për blerjen.

Më 22 dhjetor 2011, një rrjet aktivistësh të rinj që e quanin veten Iniciativa e Qendrës Shoqërore, e pushtoi kompleksin.

Gjatë qëndrimit të tyre të shkurtër, aktivistët lyen muret me sprej dhe u përpoqën t'i bënin ato të jetueshme duke përdorë orendi të dhuruara. U përpoqën edhe të krijonin impakt në komunitet duke krijuar një kuzhinë popullore për të varfërit dhe duke falur dhurata Krishtlindjesh për fëmijët vendas. Natën, instalonin një ekran kinemaje.

Ivana Voliq, antare e iniciativës, thotë se vendi do të kish shërbyer për individët krijues dhe organizatat që “nuk kishin hapësirë të vetën dhe pa para për të paguar qira të larta”. Prej saj “do të kish përfituar krejt shoqëria”, thotë ajo.

Nisma kërkoi leje zyrtare për ta përdorë kazermën si qendër kulturore, por nuk mori përgjigje.

Më 13 janar 2012, autoritetet i thanë mjaft pushtimit dhe policia ndërhyri për t'i nxjerrë aktivistët jashtë. Kazermat ende janë në shitje. Blerësi nuk është shfaqur ende.

Vend i mirë

Shitja e ndërtesave është pjesë e njjë plani më të gjerë për të nxjerrë fonde për strehimin e mijëra oficerëve ushtarakë dhe familjeve të tyre, aktivë dhe në pension. Disa kanë qenë pa shtëpi të tyren qysh se erdhën në Serbi në vitet 1990, ndërsa shpërbëhej Jugosllavia.

Kolonel Aleksandar Iliqi, zyrtari i ngarkuar me shitjen, përllogarit që vlera e përgjithshme e pronës ushtarake në ofertë në mbarë vendin është rreth një miliard euro. Fitimet, thotë ai, do të financojnë ndërtimin e rreth 12.500 apartamenteve.

Qeveria e Serbisë është vënë në siklet nga mospërmbushja e detyrimit për të strehuar familjet e rreth 14.000 oficerëve dhe punonjësve të ministrisë së mbrojtjes.

SI E BËJNË NË DANIMARKË

Qendra më e famshme alternative sociale në botë, Kristiania në Kopenhagen, i ka shpëtuar kërcënimit të “normalizimit”.

Kompleksi i mëparshëm ushtarak në qendër të kryeqytetit danez ishte zyrtarisht pronë e shtetit. Prej viteve 1970, është pushtuar nga hipitë dhe bohemët që i hedhin poshtë nocionet e zakonshme të pronës dhe pronësisë.

Vitin e kaluar, shteti shpalli planet për ta shitë vendin. Ai i ofroi banorëve shansin ta blinin tokën ku jetonin. Disa protestuan, duke shtjelluar që pronësia private do të rrezikonte vlerat e tyre të përbashkëta. Disa të tjerë kishin frikë që Kristiania do të kalonte në duart e ndërtuesve që do t'i përzinin pushtuesit.

Pushtuesit me gjasë lidhën një marrveshje me shtetin, duke marrë pronësi të përbashkët mbi vendin me anë të lëshimeve t'aksioneve për kompleksin dhe blerjeve të tyre nga ana e vet.

“Ata nuk kanë më frikë se policia do t'i zbojë nga shtëpitë,” thotë avokati Line Barfod, zyra e të cilit ndihmoi në aktin e shitjes. “Mund të vazhdojnë ta zhvillojnë bashkësinë e lirë në të cilën jetojnë”.

Në Vojvodinë, familjet e afërsisht 800 vetave personel shërbimi jetojnë në ndërtesa të vjetra ushtarake, ose me qira. Disa bile ishin strehuar në kazermën Archibald Reiss disa vjet më parë.

Si pronari i ligjshëm i ndërtesës, ushtria kishte çdo të drejtë t'i dëbonte aktivistët. Ajo mund të argumentonte se prania e pushtuesve të ndërtesës në vend mund të largonte interesin e blerësve të mundshëm.

Megjithatë, aktivistët argumentuan se ata po e mbronin ndërtesën nga rrënimi. Gjatë qëndrimit të tyre të shkurtër ata zëvendësuan disa tjegulla të dëmtuara.

Disa zyrtarë dhe ekspertë në Novi Sad e kanë kritikuar strategjinë që bën një ndërtesë historike të rrijë e pabanuar pafundësisht ndërkohë që pret blerësin.

Megjithëse jo domosdoshmërisht mund t'i mbështesin aktivistët, ata besojnë se ndërtesa nuk duhet lënë siç është tani, e pabanuar dhe pa përkujdesje.

Aleksandar Jovanoviqi, ish-kryetar i parlamentit lokal, thotë se Archibald Reiss është pjesë e “trashëgimisë kulturore” të qytetit dhe kujdesi për të duhej t'i ishte besuar civilëve.

“Ndërtesat dëmtohen shpejt për shkak të mungesës së mirëmbajtjes. Është më mirë të ketë menaxhim të dobët sesa aspak,” shprehet ai.

Rrjeti i Raportimit Investigativ Ballkanik (BIRN) s'mundi të hynte në vend për ta kontrolluar gjendjen e ndërtesave. Gjithsesi, kolonel Iliqi e pranoi se struktura mund të ketë humbur diçka nga vlera e vet qysh se është braktisur. Ministria e Brendshme, thotë ai, nuk investon më në mbajtjen e ndonjë ndërtese që e ka shenjuar për shitje.

Kritikët thonë se qëndrimi i ushtrisë shkon deri në shpërfillje të qëllimshme të një strukture të vlefshme.

Ata argumentojnë se sa më gjatë të qëndrojë e pabanuar ndërtesa, aq më shpejt përkeqësohet gjendja e saj, dhe aq më bindëse do të jetë shembja e saj e gjasshme. Vetëm toka do të kishte vlerë atëherë, si vend për një ndërtim të ri.

“Fakti se ushtria dhe shteti po sillen si agjentë të këqinj shitjesh, është tmerruese,” thotë Aleksandar Bede, arkitekt i njohur në Novi Sad dhe studiues urban.

Ekspertët thonë se kushtet e ndërtesës së amortizuar po përkeqësohen.

Bede beson se ushtria e ka çmuar mbi vlerë  kompleksin dhe thotë se pak ka gjasa që të marrë çmimin që ka vënë, veçanërisht në mes të një krize ekonomike. Kushdo që me gjasë do ta blejë vendin, do ta shembë atë. “Herët a vonë do të shohim ndonjë supermarket aty ku ishte ndërtesa një herë e një kohë,” tha ai.

Ndërkohë që gjendja e tanishme e kazermave mund t'i mërzisë disa ekspertë dhe aktivistë, ushtria nuk duket se ka shkelur ndonjë ligj në menaxhimin e vendit nga ana e vet.

Ushtria nuk ka komentuar mbi akuzat se strategjia e saj e bën me gjasa që kazerma të shembet. Nuk ka dëshmi, siç dyshojnë disa, që  vendi është listuar për ndonjë ndërtim të ri.

Në mbrojtje të strategjisë së ushtrisë, kolonel Iliqi i tha BIRN-it se vlera e vendit mund të rritet me kohën.

“Vlera e krejt kompleksit ndikohet jo vetëm nga vetë objekti, por edhe nga toka dhe vendi,” thotë ai. “Vendi në kohë e përmirëson vlerën.”

Kolonel Iliqi thotë se ushtria është e përgatitur ta ulë çmimin në 60 përqind të vlerës fillestare nëse nuk del ndonjë blerës.

Një agjent privat pronash e përllogarit koston e tokës të zënë nga kazermat, pa ndërtesën, mes 800.000 dhe 1.2 milion euro.

Marrveshjet e heshtura

Nevojat e aktivistëve të rinjë dhe personelit ushtarak në pension nuk janë gjithmonë në përputhje me njëra-tjetrën. Në qytetin bregdetar të Pulës, dy grupet ndajnë një hapësirë të përbashkët prej 17.000 metrash katror, në një kompleks që dikur ishte kazermë ushtarake.

Karlo Rojci është zona më e madhe e pushtuar në ish-Jugosllavi. Ajo u braktis pasi aty u strehuan refugjatët nga lufta e fillimit të viteve 1990. Aktivistët e pushtuan atë 15 vjet më parë.

Sot, ajo vepron si qendër informative kulturore, duke organizuar takime dhe mbledhur rreth 70 shoqata vendore. Tek këto përfshihen kompanitë e vallëzimit dhe ato teatrore, fansat e futbollit dhe bashkësitë punk, “haktivistë” dhe një sindikatë të ushtarakëve në pension.

Karlo Rojci ka mbijetuar pjesërisht për shkak të një manovre të pazakontë të këshillit bashkiak. Në vitet nëntëdhjetë, ushtria i detyrohej qytetit miliona euro në taksa të papaguara bashkiake.

Kompleksi i pushtuar Metelkova në Lubjanë  tashti është atraksion turistik.

Pula i mori kazermat si pjesë e kthimit të borxhit. Por qyteti nuk i kishte mjetet për ta mirëmbajtur pronën. Ai lidhi marrveshje me aktivistët që kishin pushtuar ndërtesën – ata do ta rinovonin vendin dhe qyteti në këmbim do ta legalizonte statusin e tyre.

“Po të mos ishte për borxhin e ushtrisë, nuk mendoj se do të na e kishin dhënë ndërtesën kaq lehtë,” thotë Erik Luksiq, zyrtari më i lartë kulturor në këshillin bashkiak të Pulës.

Si me Archibald Reiss-in në Novi Sad, pushtuesit kishin sulmuar një ndërtesë të cilën s'mund ta mbante askush, por përgjigjja ishte tepër e ndryshme.

“Qyteti nuk e kërkoi asnjëherë ndërhyrjen e policisë,” thotë Luksiqi. “Ne thjesht i toleruam [pushtuesit e ndërtesës].”

Pushtimet e paligjshme të ndërtesave të amortizuara duket se marrin legjitimitet duke i dhënë bashkësisë diçka për të cilën ajo ka nevojë, dhe duke kursyer pak para të bashkisë.

Kazerma më e vjetër e kthyer në qendër kulturore në ish-Jugosllavi gjendet në Lubjanë, kryeqyteti i Sllovenisë.

Kompleksi Metelkova u pushtua nga aktivistët më 1993 duke u përplasur me policinë. Administrata u detyrua t'i dorëzohej pushtuesve, të cilët kishin në radhët e veta figura të njohura publike.

Urosh Grilci, një zyrtar i këshillit të Lubjanës, thotë se Metelkova është bërë pjesë e mjedisit kulturor të qytetit dhe atraksion turistik. Këshilli i mbështet aktivistët, që funksionojnë si një farë ministrie autonome kulturore, duke mbikqyrur projekte që qyteti i ka braktisur.

“Puna jonë është shumë më e lehtë sepse Lubjana nuk ka pse të harxhojë para tepër në programet kulturore,” thotë Grilci. Aplikantët për projekte drejtohen tek Metelkova dhe “ata financojnë vetveten”.

Ashtu si me Pulën, pushtimi i ndërtesës i është nënshtruar termave të një marrveshjeje të heshtur me autoritetet.

Trafiku i drogës dhe rrahjet nuk tolerohen në Metelkova dhe aktivistët janë përgjegjës për sigurinë e ndërtesës. Në këmbim të kësaj, qyteti bën një sy qorr për shkeljet e vogla të ligjeve mbi ushqimet dhe alkoolin.

Grilci thotë se këshilli bashkiak e ka mbrojtur Metelkovën në përballjet me zyrtarët e shtetit që janë përpjekë të zbatojnë rregulloret e ligjet fjalë për fjalë.

“Ia dolëm t'i qetësonim, sepse ky vend është qartë që s'është kaotik. Është i organizuar mirë,” thotë ai. “Ajo që ndodh në Metelkova nuk është gjithmonë 100 përqind e ligjshme, por ne preferojmë të mos ngulim këmbë për ligjshmëri absolute në këtë rast.”

Për t'u kthyer në Novi Sad, aktivistët thonë se ende po përpiqen të mbledhin mbështetje për një pushtim të ri të kazermave. Është e paqartë se a i mbështesin njerëzit ata.

Silvija Fekete, edukatore kopështi rreth të tridhjetave, e mbështet fushatën e tyre.

“Askush nuk po i përdorte kazermat më parë dhe askush s'po i përdor tashti,” thotë ajo. “Sigurisht, ata hynë pa leje, por shikojeni tani, ndërtesa duket edhe më keq sesa më parë.”

Nikola Karmarkoviqi, student rreth të njëzetave, është më pak entuziast. “Ata hynë pa leje, duke thyer drynin e një prone private,” thotë ai. “Përfytyroni nëse dikush do të hynte në shtëpinë tuaj dhe ta pretendonte…. Kjo është saktësisht ajo çka bënë ata.”

 

Miodrag Sovilji është gazetar nga Novi Sadi. Ky artikull u prodhua si pjesë e Bursës Ballkanike për Gazetari Cilësore, nisëm e Robert Bosch Stiftung dhe ERSTE Foundation, në bashkëpunim me Rrjetin e Raportimit Investigativ Ballkanik. U redaktua nga Neil Arun.

blog comments powered by Disqus

Stories

cheap-and-far-from-free-the-migrant-army-building-britain

Cheap, and Far from Free: The Migrants Building Britain

Job restrictions have left Romanian and Bulgarian construction workers underpaid and vulnerable to exploitation, a BIRN investigation reveals.

the-minority-report-jobless-ethnic-albanians-let-down-by-the-state

The Minority Report: Jobless Ethnic Albanians “Let Down by the State”

Frustration unites members of the minority across the region – but hopes of EU entry may have eased tensions in Montenegro.

occupy-the-military-squatters-struggle-for-the-balkans-derelict-barracks

Occupy the Military: Squatters Struggle for the Balkans’ Derelict Barracks

Activists and the Serbian authorities fail to find common ground in a battle of ideals and real estate – unlike in Croatia and Slovenia.

abandoned-twice-bosnia-s-orphans-left-in-the-lurch

Abandoned Twice: Bosnia’s Orphans Left in the Lurch

The fractured state is unable to monitor its orphanages properly, and nor can it provide any decent alternatives to the institutions.

collective-punishment-how-a-socialist-farm-lost-its-way-to-market

Collective Punishment: How a Socialist Farm Lost its Way to Market

BIRN digs deeper into the sale of a once-successful Croatian farm that went the way of many privatisations in the region – leaving workers jobless and out-of-pocket.

green-revolution-how-eco-activism-made-bulgaria-care-again

Green Revolution: How Eco-Activism Made Bulgaria Care Again

Environmental campaigners have shown they can fight the system – but how far can they fix it?

political-football-the-balkans-belligerent-ultras-avoid-penalties

Political Football: The Balkans’ Belligerent Ultras Avoid Penalties

Hooligans in Macedonia stoke the embers of ethnic strife, and – like their Serbian counterparts – often escape punishment.

secrets-and-lies-victims-of-albanian-communism-denied-closure

Secrets and Lies: Victims of Albanian Communism Denied Closure

Former political prisoners want truth and compensation – but their quest has become entangled in the country’s murky politics.

want-to-work-join-the-party-contacts-trump-merit-in-balkan-job-market

‘Want to Work? Join the Party’: Contacts Trump Merit in Balkan Job Market

Governing parties in Macedonia stand accused of reserving desirable public sector jobs for their supporters, driving frustrated youth abroad.

fissures-in-the-faith-rise-of-conservative-islamists-alarms-kosovans

Fissures in the Faith: Rise of Conservative Islamists Alarms Kosovans

Followers of stricter forms of Islam are demanding more rights in Kosovo, provoking a backlash among secularists.

Diaries

http://fellowship.birn.eu.com/en/file/show/Eldin Hadzovic.jpg

A Vicious Circle

Eldin Hadzovic
http://fellowship.birn.eu.com/en/file/show/Dimiter Kenarov.jpg

Mountain Rescue

Dimiter Kenarov
http://fellowship.birn.eu.com/en/file/show/Ana Benacic.jpg

The Anonymous Host

Ana Benacic
http://fellowship.birn.eu.com/en/file/show/Samir Kajosevic.jpg

The Best of a Bad Deal

Samir Kajosevic
http://fellowship.birn.eu.com/en/file/show/Aleksandar Manasiev.jpg

Grassroots Support

Aleksandar Manasiev
http://fellowship.birn.eu.com/en/file/show/Arbana Xharra.jpg

Mixed-up and Moderate

Arbana Xharra
http://fellowship.birn.eu.com/en/file/show/Miodrag Sovilj.jpg

Squatters’ Rites

Miodrag Sovilj
http://fellowship.birn.eu.com/en/file/show/Aleksandra Bogdani.jpg

Another kind of communist

Aleksandra Bogdani
http://fellowship.birn.eu.com/en/file/show/Sorana Stanescu.jpg

Less than minimum

Sorana Stanescu
http://fellowship.birn.eu.com/en/file/show/Eldin Hadzovic.jpg

No fit state

Eldin Hadzovic

About the project

The recipients of this year’s fellowship are considering subjects as diverse as hooliganism, activism and migration in search for employment – all under the broader theme of “communities”. Read more about the project on the official Fellowship web site >>