Lajm 06 Apr 12

Prokuroria: Nuk ka Prova të Reja në Rastin Kleçka

Prokurori i EULEX-it në rastin Kleçka, ka vendosur të mos paraqesë asnjë provë të re, dhe i kërkoi gjykatës të lëshojë aktgjykimin ndaj katër të pandehurve të mbetur.

Fatmir Aliu
BIRN
Prishtinë

Në një letër të drejtuar Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Charles Hardaway, prokuror i Misionit për Sundim të Ligjit të BE-së, EULEX, shkroi se prokuroria qëndron me aktpadinë e mëparshme kundër ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, dhe kërkon një vendim të shpejtë nga gjykata.

“Prokuroria nuk do t’i ndryshojë kualifikimet ligjore ose veprat për të cilat i ka paditur të pandehurit për asnjë lloj përgjegjësie, përveç atyre të përmendura në aktpadi”, thotë letra e nënshkruar nga prokurori Hardaway.

Charles Hardaway po zëvendëson prokurorin Special Maurizio Salustro, i cili është me leje.

Gjykata në Kosovë vendosi më 30 mars se ka prova të mjaftueshme kundër Fatmir Limajt, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe tre ish-luftëtarëve të UÇK-së, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi dhe Naser Shala.

Gjykata i ka liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte ndaj popullatës civile dhe të burgosurve të luftës në qendrën e burgimit në Kleçkë, më 1999.

Sipas ligjit, një gjyq i ri mund të mbahet vetëm nëse ka prova të reja ose prova të paprocesuara nga gjyqi i mëparshëm.

Për këtë arsye, prokurori i EULEX-it, Charles Hardaway, nuk do të prezantojë një listë të re dëshmitarësh për rastin Kleçka, dhe i kërkoi gjykatës të mos i lejojë palës mbrojtëse që të prezantojë argumente të reja.

Prokuroria thotë në letër se provat e mbledhura në dosjen e rastit Kleçka “janë më se të mjaftueshme për “t’i lejuar panelit të gjyqtarëve të dalin me një aktgjykim përfundimtar dhe të drejtë, për përgjegjësinë penale të katër të të pandehurve”.

Pothuajse të gjitha akuzat janë të bazuara në dëshminë e Agim Zogaj, i njohur si Dëshmitari X, i cili u vetëvra shtatorin e kaluar në Gjermani, para se të fillonte gjyqi.

Zogaj ishte roje burgu në burgun në Kleçkë dhe ditari i tij për ngjarjet atje ishte kyç për rastin e prokurorisë kundër komandantit të akuzuar, Fatmir Limaj, dhe nënë luftëtarëve të tjerë të UÇK-së.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë i liroi të dhjetë të pandehurit nga paraburgimi më 21 mars, pasi vendosi se ditarët e Zogajt janë të papranueshëm.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus

Background

Timeline – Cuska Case

Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.

Subscribe to Our Newsletter