Lajm 08 Oct 12

Presidenti Kroat Do Që Refugjatët Serbë të Kthehen

Kroacia do që refugjatët serbë të kthehen, tha të premten, presidenti kroat Ivo Josipovic.

Boris Pavelic
BIRN
Zagreb

Duke folur gjatë një seance të Këshillit Presidencial për Drejtësi Sociale, Josipovic tha se Kroacia duhet t’i zgjidhë të gjitha problemet me refugjatët para se të mund të “hyjë në BE si një vend që i ofron të mundësi të barabarta të gjithë qytetarëve të saj”.

Këshilli për Drejtësi Sociale është një nga këshillët që Josipovic themeloi pasi u bë president në vitin 2010.

Josipovic pranoi se refugjatët përballen me një rang të gjërë problemesh.

“Por qëllim ynë i përbashkët është të mirëpresim në Kroaci të gjithë ata që duan të kthehen, për t’iu rikthyer pronat, dhe t’i ndihmojmë refugjatët të gëzojnë të gjitha të drejtat që kanë këtu”, tha Josipovic.

Ai i kujtoi këshillit se më shumë se 500,000 persona u dëbuan nga shtëpitë e tyre në Kroaci gjatë luftës, dhe se rreth 250,000 serbë u larguan nga vendi në vitin 1995.

Deri më tani, qeveria ka rinovuar rreth 150 mijë shtëpi të shkatërruara gjatë luftës, me kosto rreth 17 bilion kunash [2.3 billion euro], tha presidenti, duke theksuar se Kroaci ka vullnetin të bashkëpunojë me fqinjët e saj në rajon për të zgjidhur problemin e refugjatëve.

Sipas Zoran Pusicit, kryetari i OJQ-së Komisioni Qytetar për të Drejtat e Njeriut, GOLJP, rreth 132,000 serbë janë kthyer në Kroaci që nga fundi i luftës.

“Programi i kësaj qeverie për të lejuar kthimin e refugjatëve është i shkëlqyer, pyetja është nëse do të implementohet” tha Pusic.

Ai paralajmëroi se gatishmëria e refugjatëve për t’u kthyer në shtëpi po zvogëlohet me kalimin e  kohës.

“Në vitin 2000, 15,000 serbë u kthyen, ndërsa këtë vit vetëm 38” tha Pusic.

Përfaqësues nga disa organizata serbe në Kroaci shpjeguan problemet me të cilat hasen refugjatët, duke thënë se diskriminimi ende ekziston në shumë fusha të jetës.

“Gjykatat ende i gjykojnë serbët dhe kroatët ndryshe. Kritere të ndryshme ekzistojnë në sistemin gjyqësor” tha Sasa Milosevic nga Këshilli Kombëtar Serb, SNV, në Kroaci.

Nemanja Relic nga OJQ-ja Forumi Demokratik Serb, SDF, tha se “kthimi nuk ka përfunduar”, duke shtuar se rreth 60,000 serbë nga Kroacia ende jetojnë në Serbi dhe Bosnjë dhe Hercegvoninë.

“Ata persona do të kishin mundësi më të mira jete në Kroaci, por diskriminimi dhe mungesa e vullnetit politik janë ende pengesa të forta për kthimin e tyre”, tha Relic.

Sociologu kroat Milan Mesic, autori i studimit për kthimin e refugjatëve, i sponsorizuar nga Komisioneri i Lartë për Refugjatë në OKB, UNHCR, tha se të gjitha afatet për kthim duhen hequr.

“Caktimi i afateve ose kushteve i ndalon njerëzit të vendosin vetë për fatin e tyre”, tha Mesic.

Ai tha se disa lloje “transnacionalizmi” mund të lindin nga pozita e tanishme e refugjatëve serbë nga Kroacia.

“Nëse shtëpia ose toka në Kroaci mbetet në pronësi të pronarit, dhe ai nuk kthehet, ndoshta nipërit e tij mund të vijë të jetojë në Kroaci një dite”, tha Mesic.

Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Latest Headlines

News 13 Sep 17

Bosnia Plans New Homes for War-Displaced

News 05 Sep 17

BIRN Film on Wartime Home Swaps Gets TV Premiere

Feature 30 Aug 17

The Croats and Serbs Who Swapped Homes

News 18 Jul 17

Bosnian Serb President in ‘Hate Speech’ Probe

News 03 Apr 17

Kosovo Condemns Attack on Serb Returnees’ House

News 10 Mar 17

Kosovo Official Charged With Anti-Serb Hate Speech

News 01 Nov 16

Kosovo Council Tells Serbs Not to Come Back

News 09 Sep 16

Serbia Builds 235 Apartments for War Refugees

News 29 Aug 16

Violent Protest Against Kosovo Serbs Condemned