Lajm 08 Jan 13

Presidenti Kroat Dënon Pensionet e Dyfishta të ish-Gjeneralëve

Lideri i Kroacisë bëri thirrje për ndryshim pas gjetjeve se të paktën shtatë ish-gjeneralë po marrin pensione ushtarake nga Kroacia dhe Bosnja në të njëjtën kohë.

Boris Pavelic
BIRN
Zagreb

Gazeta e përditshme, Slobodna Dalmacija, raportoi të hënën se të paktën shtatë ish-gjeneralë kroatë po marrin pensione nga Zagrebi dhe Sarajeva, për rolin e tyre në ushtrinë kroate, Këshilli i Mbrojtjes Kroate, HVO, dhe forca kroate e Bosnjës, që luftuan gjatë luftës së viteve 1992-95.

Presidenti kroat, Ivo Josipovic, përshkroi pagesat e dyfishta si “të padrejta” dhe tha se kërkon që situata të ndryshojë sepse “të gjithë, përfshirë edhe gjeneralët, duhet të marrin vetëm një pension”.

Në mesin e atyre që marrin pagesa të larta janë Ljubo Cesic Rojs, ish-gjeneral i HVO-së i cili ishte gjithashtu ndihmësi i ministrit të Mbrojtjes në Kroaci, dhe i cili sipas gazetës ditore në Kroaci, merr pension rreth 1 000 euro nga Kroacia dhe një tjetër prej 1 000 euro në muaj nga Bosnja.

Pensioni mesatar në Kroaci është rreth 300 euro në muaj, thotë fondi i shtetit për pensione, dhe gjysma e kësaj shume në Bosnjë, sipas raporteve të mediave.

Rreth 17 000 ish-ushtarakë të HVO-së marrin pensione ushtarake nga Kroacia, thuhej në artikullin e gazetës, edhe pse mbetet e paqartë se sa prej tyre marrin në të njëjtën kohë pensione ushtarake nga Bosnja.

Ministria e veteranëve të luftës në Kroaci tha se nuk e di me saktësi se sa ish ushtarake po marrin pensione të dyfishta, por shtoi se është e vendosur të qartësojë çështjen në bashkëpunim me homologët në Bosnjë.

Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Latest Headlines

News 19 Jul 16

EU Insists on Serbian Cooperation Over War Crimes

Feature 06 Jul 16

Balkan Youth Office Aims to Breach Wartime Divides

News 27 Jun 16

Croatian Intelligence Report Downplays Terror Threat

News 15 Jun 16

Serbia Delays Djukic Trial in Row Over Documents

Analysis 26 May 16

Vojislav Seselj Seeks Political Resurrection in Bosnia

News 04 Apr 16

Bosnia Seeks to Try Croat Major-General

News 03 Feb 16

Two Bosnian Croat War Crimes Suspects Surrender

Feature 02 Feb 16

Belgrade, Zagreb TV Stations Restore Broken Links