Lajm 17 Feb 12

Pesë Burra të Dënuar për Vrasje në Orasac

Gjykata e Kantonit të Bihacit dënoi pesë burra me gjithsej 56.5 vite burgim, për krime ndaj civilëve.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Bihac

Të enjten, gjykata vendosi se pesë ish-anëtarët e akuzuar të ushtrisë dhe policisë së Republikës Srpska, janë fajtorë për vrasjen e 25 civilëve boshnjakë në fshatrat Duljci dhe Orasac, në shtator të vitit 1992.

Jovica dhe Zoran Tadic u dënuan me nga 12 vjet burgim, ndërsa Zoran Berga dhe Zeljko Babic u dënuan me nga 11 vjet secili. Goran Mihajlovic do të mbajë 10.5 vjet.

Gjykata e Kantonin e pranoi marrëveshjen e bërë midis prokurorit të Kantonit Una-Sana dhe pesë të pandehurve, të cilët u deklaruan fajtorë për të gjitha akuzat dhe u zotuan të bashkëpunojnë në raste të tjera, në shkëmbim për dënime të shkurtuara.

Pranimi i fajit është një ndryshim i menjëhershëm nga muaji i kaluar, kur të pestit u deklaruan të pafajshëm nga të gjitha akuzat.

Jovica dhe Zoran Tadic, Zoran Berga, Zeljko Babic dhe Goran Mihajlovic shprehën pendim për krimet e kryera rreth 20 vjet më parë. Shtuan se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me trupat gjykues edhe pas dënimeve, për të ndihmuar në nxjerrjen në dritë të krimeve të tjera të kryera në Luginën e Ljutocit.
 
“Ky aktgjykim është shumë i rëndësishëm për zyrat e prokurorëve, jo vetëm në Bihac, por në gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën. Tani kemi pesë dëshmitarë të rinj, të cilët do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në identifikimin e të dyshuarve për krime lufte, të cilët ende nuk janë gjykuar”, tha Jasmin Mesic, prokuror i kantonit.

Mesic tha se dy persona të tjerë, të cilët aktualisht janë të lirë, jashtë juridiksionit të gjykatave të Bosnjës, kanë marrë pjese gjithashtu në të njëjtat ngjarje të përmendura.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus

Background

Timeline – Cuska Case

Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.

Subscribe to Our Newsletter