Lajm 11 Feb 13

Në Gjyqin për Vrasjen Masive në Maqedoni Prezantohen Analizat e ADN-së

Në rastin e ngarkuar politikisht të njohur si “Monstër”, prokuroria prezantoi analizat e ADN-së që dyshohen se implikojnë njërin nga të pandehurit shqiptarë me vraset.

Sinisa Jakov Marusic
BIRN
Shkup
 

Prokuroria në gjykatën e shkupit në prill tha se ADN-ja e marrë nga vetura e dyshuar që është përdorur nga autorët për t’u arratisur, i përket njërit prej të akuzuarve, Alil Demiri, i cili ka qenë në gjëndje të lirë që nga vrasja e pesë viktimave prillin e shkuar.

Policia gjeti automjetin e kuq Opel Omega menjëherë pas vrasjeve të braktisur në anë të rrugës disa kilometra nga skena e krimit afër Shkupit.

Prokuroria thotë se automjeti është përdorur për të ndihmuar të pandehurit të arratisen drejt vendit fqinj, Kosovë, dhe se balta e gjetur në gomat e makinës përputhet me atë të gjetur në skenën e krimit.

Vrasjet kanë rritur tensionet etnike në vend, ku pati përpjasje me forcave të qeverisë dhe rebelëve shqiptarë në vitin 2001.

Avokati mbrojtës Naser Raufi refuzoi provat e prokurorisë si jobindëse.

“Pashë se disa gjurmë të dyshuara të ADN-së që përputhen me një nga të pandehurit që është në gjëndje të lirë nuk ka asgjë të bëjë më rastin në gjykatë”, tha Raufi për gazetarët pas seancës gjyqësore.

Ai tha se është e vështirë të vërtetohet që automjeti që u gjet kishtë të bënte me vrasjet dhe të dyshuarit dhe me pretendimin e prokurorisë që mund të gjejë lidhje mes automjetit dhe skenës së krimit.

“Automjeti kishte pronësi të dyshimtë dhe ende duhet verifikuar”, tha Raufi.

Në seancën e të premtes, prokuroria filloi gjithashtu të prezantojë foto të marra nga skena e vrasjes si dhe listat e telefonatave që të pandehurit kanë bërë para dhe pas vrasjeve.

Trupat e Filip Slavkovskit, Aleksandar Nakjevskit, Cvetanco Acevskit dhe Krie Trickovskit, të gjithë të moshave mes 18 dhe 20 vjecar, u gjetën më 12 prill të vitit të shkuar.

Trupat ishin vendosur në rresht dhe dukej se ishin ekzekutuar. Trupi i 45 vjecarit Borce Stevkovski u gjet në një distancë të shkurtër larg të tjerëve.

Prokuroria ka ngritur akuza për terrorizëm kundër gjashtë personave të dyshuar se kanë organizuar dhe kryer vrasjet.

Dy nga të pandehurit, Demir dhe Afrim Ismailovic, janë ende në arrati. Të tjerët, Agim Ismailovic, Fejzi Aziri, Rami Sejdi dhe Haki Aziri, kanë deklaruar se janë të pafajshëm.

Demir dhe Afrim dhe Agim Ismailovici akuzohen se kanë kryer vrasjet me automatikë, ndërsa të tjerët dyshohen se kanë dhënë ndihmë me logjistikat.

Sipas akuzave, grupi donte të provokonte tensione etnike.


Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Latest Headlines

News 06 Dec 17

Bosnia Charges Serb Mayor with Wartime Persecution

news 04 Dec 17

Bosnia Arrests 13 Suspected of Crimes in Konjic

News 21 Nov 17

Yugoslav Troops Accused of Killing Croatian Villagers