Home Page
English 07 Nov 12

Ndërtuesit Shkatërrojnë Objektet Historike të Shqipërisë

Numri i zvogëluar i ndërtesave historike në Shqipëri është në rrezik, ndërsa pronarët, ndërtuesit e pasurive të patundshme dhe kryebashkiakët komplotojnë t’i zhdukin, për të rindërtuar në vend të tyre

Fatmira Nikolli
BIRN Tirana

Foto e Shtëpisë së Flamurit

Më 16 gusht, banorët e qytetit jugor të Korçës në Shqipëri, u zgjuan me një surprizë të pakëndshme.

Brenda natës, një nga objektet më të rëndësishme të qytetit, një vilë e njohur si “Shtëpia e Flamurit”, ishte rrafshuar.

Në të njëjtën shtëpi, në vitin 1916, ndërsa ushtritë e huaja po luftonin për Shqipërinë, një grup patriotësh vendas deklaruan rajonin autonom të Korçës, i njohur edhe si “Republika e Korçës”.

Qëllimi i deklaratës së pavarësisë ishte për t’iu kundërvënë kërcënimit të aneksimit nga Greqia, që pretendonte se rajoni ishte pjesë e të ashtuquajturit “Epiri i Veriut”.

Nën kujdesin e ushtrisë franceze që në atë kohë pushtoi zonën, republika e vogël e vetëkrijuar zgjati deri në vitin 1920.

Në mes të shtatorit, dy ndërtesa të tjera historike në Korçë u rrafshuan në mënyrë të paligjshme. Policia ende po heton rastet. Por, disa dyshojnë se pronarët e ndërtesave i shkatërruan për mos t’iu dhënë statusin e trashëgimisë, kështu që hapën rrugën për ta rindërtuar hapësirën për apartamente të reja.

Jorida Namcka, drejtoresha e Instituteve të Monumenteve në Korçë, thotë se pavarësisht vjetërsisë, tri shtëpitë nuk u rrëzuan vetë, por u shkatërruan në mënyrë të paligjshme.

Ekspertët paralajmërojnë që presioni për të zhvilluar qendrat e qyteteve historike po rritet dhe ka lënë shumë objekte historike në harresë.

Ata thonë se po bëhet shumë pak për të ruajtur çfarë ka mbetur nga trashëgimia kulturore në Shqipëri.

Sipas Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve, Shqipëria ka humbur qindra objekte dhe monumente historike në dhjetëvjeçarin e fundit për shkak të boom-it në pasuritë e patundshme.

Nga viti 1997 deri në 2006, instituti ka vlerësuar se 17 për qind e 2 564 monumenteve të regjistruara në vend u shkatërruan totalisht dhe 37 për qind u dëmtuan ose rrënuan.

Në rastin e dytë, pronarët ose i kanë braktisur totalisht pronat e tyre, ose kanë bërë renovime pa konsideruar integritetin e arkitekturës origjinale.

Në shumë raste të tjera, zhvillimi mospërfillës ka shkatërruar mjedisin e përgjithshëm arkitekturor të objekteve.

Edhe pse boom-i i pronave në Shqipëri është ngadalësuar vitet e fundit, për shkak të efektit të krizës ekonomike në Europë, kërkesat për ndërtime në qendra të qytetit mbeten të larta.

Presioni nga ndërtuesit, bashkë me institucione të dobëta shtetërore, mungesa fondesh për ruajtjen e tyre si dhe korrupsioni, kërcënojnë të hutojnë përpjekjet për të mbrojtur trashëgiminë kulturore.

Pirro Thomo, një ekspert i arkitekturës vernakulare, thotë se qendrat historike të qyteteve, si ajo e Korçës, po rrethohen nga ndërtesat e reja, që kanë një ndikim negative në vlerat historike dhe arkitekturore të ndërtesave të vjetra.

 “Peizazhi i Shqipërisë po ndotet nga ndërtesat e reja afër monumenteve të kulturës ose ansamblit arkitektural, që nuk respektojnë vlerën dhe karakterin e ndërtesave të mbrojtura”, tha Thomo.

 “Ndërtesat e reja kërcënojnë unitetin stilistik dhe arkitekturor jo vetëm të ansambleve tradicionale, por edhe të peizazhit”, shtoi ai.

Shkatërrimi i monumenteve kulturore nuk është fenomen që ka ndodhur vetëm në Korçë.

Dy vite më parë, një ndërtesë historike në qytetin verior të Shkodrës, e njohur si “Shtëpia e Pionierëve” u shkatërrua dhe fajtorët nuk u arrestuan kurrë. Pasi u rrafshua, shtëpia u hoq nga lista e monumenteve të mbrojtura kulturore.

Në vitin 2008, dy ndërtesa historike në kryeqytet, Tiranë, u shkatërruan nga një zjarr. Vetëm një numër i vogël ekspertësh të trashëgimisë besojnë se zjarri u shkaktua nga një mosfunksionim i qarkut elektrik, siç u tha në ato kohë.

Emin Riza, një nga ekspertët më të mëdhenj të trashëgimisë në Shqipëri, që ka ndihmuar në përpilimin e propozimeve për përfshirjen e qyteteve të Beratit dhe Gjirokastrës në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s thotë se Shqipëria po humb disa nga objektet më të mira kulturore, për shkak të ndërtuesve të pangopur.

 “Është e vështirë të imagjinohet dëmtimi që i është bërë shumë ndërtesave me vlerë të jashtëzakonshme trashëgimore”, tha ai.

 “Ndërtuesit janë arsyeja pse kaq shumë ndërtesa të vjetra po digjen ose shkatërrohen, sepse janë ata që duan të ndërtojnë apartamente të reja”, shtoi ai.

Sipas Artan Shkrelit, ish-drejtor i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve në Shqipëri, mungesa e investimeve nga qeveria për të ruajtur shtëpitë dhe monumentet historike ka bërë që shumë persona të besojnë se nuk kanë asnjë vlerë dhe mund të rrafshohen.

 “Po humbasim disa nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në qytetet tona, sepse askush nuk interesohet për t’i mbrojtur ato”, tha Shkreli.

Në vend që të fajësojnë vetëm pronarët e tokave, Shkreli fajëson edhe komunave që kanë lejuar që kushtet të përkeqësohen.

 “Në tre vitet e fundit nuk ka asnjë qytet të vogël, ose të madh, në Shqipëri që nuk ka parë ndërtesa të tilla teksa shkatërrohen”, tha ai.

 “Por askush nuk është dënuar, sepse personat kryesorë përgjegjës për rrënimin e ndërtesave janë kryetarët e komunave”, përfundoi Shkreli.

Ky artikull është financuar nga projekti BICCED, që mbështetet nga Programi Kulturor Zviceran.

 

Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Culture Policy Focus

locals-fear-hidden-cost-of-serbia-s-exit-festival-07-22-2016
24 Jul 16

Locals Fear Hidden Cost of Serbia’s EXIT Festival

While Novi Sad’s EXIT festival has undoubtedly boosted the local economy, some fear it might be doing the city more damage than good.

05 Apr 16

Serbian Film Industry Needs Resources to Grow

02 Feb 16

Briton’s Long Walk into Serbia’s Heart

25 Dec 15

Spirit of Christmas

23 Dec 15

Crafting a New Ceramics Culture in Belgrade

25 Oct 15

Belgrade Book Fair ‘too Commercial’

22 Oct 15

Montenegrin Art Group Spurs Cultural Revival

Blog

/en/file/show//Images/Images.New/Bloggers/Sasa Dragojlo photo blog.jpg
26 Oct 15

Five Books to Seek Out at the Belgrade Fair

This year the International Belgrade Book Fair will present 1,500 titles, but there are five books from prominent Serbian writers translated into English that readers should not miss.

Latest News

26 Jun 16

Outdoor Cinemas Take Over the Belgrade Summer

27 May 16

Belgrade Manifest Returns to Kalemegdan

07 Mar 16

Belgrade Guitar Art Festival - an Eclectic Mix

02 Mar 16

Serbian War Drama Delights Belgrade Film-Goers

19 Feb 16

“Humidity” to Open 44th Annual FEST

01 Feb 16

Belgrade Honours Bowie in Sound and Vision

05 Nov 15

Free Zone Film Festival Returns to Serbia

Reviews

08 Jan 14

Retracing Edith Durham’s steps

22 Apr 13

Cheap and Cheery Beers in the Office

18 Mar 13

Diagnosing Kosovo