Partitë opozitare në Mal të Zi ende nuk kanë arritur të emërojnë kryebashkiakun e ri për Niksicin, pavarësisht negociatave të gjata, me kërkesa për respektim të simboleve shtetërore dhe dënim të krimeve të luftës nga partnerët në koalicion.
Mali i Zi Pozitiv, Fronti Demokratik dhe Partia e Popullit Socialist duket se ishin afër marrëveshjes për emërimin e Janko Vucinicit, ish-lideri i sindikatës së tregtisë, si kryebashkiak i ri në Niksic.
Sidoqoftë, në një ndryshim të habitshëm të ngjarjeve, Drago Djurovi, deputet i Malit të Zi Positiv tani është vënë në anën e koalicionit qeverisës ,i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve në Mal të Zi.
Të enjten, Djurovic u largua nga asambleja vendore bashkë me 20 deputetë nga Koalicioni për një Niksic Europian.
Asambleja mbeti kështu me më pak se gjysmën e numrit të përgjithshëm të deputetëve. 20 nga 41. Dhe kuorumi i nevojshëm nuk u arrit.
Djurovic dhe të tjerët u larguan pas kërkesës së partive opozitare për të përsëritur votimin sekret për kryebashkiakun e ri.
Votimi i mëparshëm tregoi mazhorancën në favor të kandidatit nga Koalicioni për Niksicin Europian, pavarësisht marrëveshjes se posti i takon Vucinicit.
Si rezultat, seanca e parlamentit lokal është shtyrë deri javën tjetër.
Tre partitë opozitare kishin arritur marrëveshje për të ashtuquajtura parimet universale të bashkëpunimin politik, si bazë për formimin e qeverisë vendore në Niksic.
Parimet përfshijnë dënimin e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi dhe respektin për pavarësinë e Malit të Zi dhe simboleve shtetërore.
Sidoqoftë, në fillim të seancës në parlamentin vendor, mazhoranca e deputetëve nga Fronti Demokratik bojkotuan këndimin e himnit kombëtar.
Lëvizja inatosi partinë Mali i Zi Pozitiv që insistoi në parimet e mëparshme dhe kërkoi së Fronti Demokratik të propozojë një anëtar jopartiak si kandidat për kryebashkiak të qytetit.
Paaftësia e partive opozitare për të arritur marrëveshje në Niksic është shfrytëzuar nga Partia Demokratike e Socialistëve në Mal të Zi.
Partia tha se nëse do të kishte fituar mazhorancën në Niksic, qyteti do të kishte pasur qeveri lokale në këtë moment.
Zgjedhjet vendore në Niksic u mbajtën më 14 tetor, paralelisht me zgjedhjet e përgjithshme.