Lajm 17 Feb 17

Luftëtarja “rrahu dhe torturoi” të burgosurit boshnjakë

Një ish i burgosur tha në gjyqin e ish-luftëtares së Këshillit Kroat të Mbrojtjes Azra Basiç se një grua e sulmoi dhe poshtëroi vazhdimisht atë gjatë kohës që mbahej mbyllur në qytetin boshnjak të Derventës në vitin 1992.

BIRN
Sarajevë
 
Azra Basiç pasi u ekstradua në Sarajevë. Foto: Prokuroria boshnjake.  

Dëshmitar i prokurorisë Cedo Prodiç tha në gjykatën shtetërore në Sarajevë të premten se ai dhe të burgosur të tjerë u rrahën nga një grua e quajtur Azra, ndërsa ata po mbaheshin në një ndërtesë ushtarake në Derventa në prill 1992.

Prodiç tha se ai u kap nga luftëtarët e Këshillit Kroat të Mbrojtjes, së bashku me fqinjët e tij nga fshati Cardak në komunën Derventa më 26 prill 1992, dhe u dërguan në qendrën e Ushtrisë Popullore Jugosllave në qytet.

"Pastaj ata filluan të na godisnin dhe të na torturonin. Na u desh të hanim kartëmonedha të vjetra jugosllave. Azra më tha t’i haja. Nuk e njihja atë,” tha ai.

"Një nga ushtarët tha: ‘Tani do të shikoni si i godet Azra njerëzit.’ Ajo hyri në dhomë me një grup ushtarësh. Solli një flamur kroat me një stemë armësh dhe më urdhëroi ta puthja. Më goditi në organet e mia gjenitale,” shtoi ai.

Ai dëshmoi se ajo “e shëtiste” atë dhe një tjetër të burgosur “si qen me një zinxhir të bërë me rroba të palara dhe na godiste”. Ai tha se gjatë kësaj, i thyen nofullën.

Dëshmitari tha gjithashtu se gruaja e quajtur Azra e goditi një të burgosur të quajtur Blagoje Djuras “vazhdimisht dhe papushim” dhe ajo sillte dhe ushtarë të tjerë që ta godisnin atë. Ai tha se dëgjoi se Azra e vrau Djurasin.

Azra Basiç, një ish-anëtare e Këshillit Kroat të Mbrojtjes, akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen, torturimin dhe se u shkaktoi lëndime të rënda njerëzve që mbaheshin në qendrën e Ushtrisë Popullore Jugosllave në Derventa dhe në fshatin Polje nga 26 prilli deri në fillim të majit 1992.

Ajo e ka deklaruar veten të pafajshme.

Basiç, e lindur në Kroaci, u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë vitin e kaluar.

Ajo ishte larguar nga Bosnja dhe Hercegovinë pas luftës dhe u vendos në SHBA, duke u bërë një qytetare amerikane.

Por ajo u arrestua në Kentaki në vitin 2011 dhe u ndoq penalisht për mashtrim emigracioni pasi dyshohet se dha informacione të rreme për rolin e saj në luftën e Bosnjës kur ajo mbërriti në SHBA.

Pas një beteje të gjatë kundër ekstradimit, ajo u deportua në Sarajevë në nëntor 2016.

Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Latest Headlines

news 24 Apr 17

Montenegro to Try Kosovo War Murder Suspect

News 20 Apr 17

Kosovo Indicts Ex-Policeman for 1999 War Crimes

News 11 Apr 17

Bosnia Indicts Serb Soldier for Murder, Rape

news 30 Mar 17

Kosovo ‘Holding Fewer War Crime Trials Than Ever’

News 29 Mar 17

Belgrade Prosecutor Demands Jail for Serb Fighters