Lajm 09 May 12

Lirohen Policët në Rastin Bytyçi

Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale ne Beograd ka liruar dy ish-policë serbë, të akuzuar për krime lufte ndaj vëllezërve Bytyçi, tre vullnetarë të UÇK-së nga SHBA-ja. 

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Gjatë vendimit të tij të mërkurën, gjyqtari kryesues tha se Zyra e Prokurorit ka dështuar të vërtetojë akuzat e përmendura në aktpadi.

Zyra e Prokurorit për Krimet e Luftës në Serbi akuzoi ish-policët Milos Stojanovic dhe Sreten Popovic më 23 gusht 2006 dhe e përcaktoi aktpadinë më 5 prill 2012. Ata u akuzuan se kanë ndihmuar në krimet e luftës ndaj tre vëllezërve Bytyçi, të gjithë anëtarë të njësisë vullnetare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK.

Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçi, qytetarë amerikanë me prejardhje shqiptare, iu bashkuan njësitit vullnetar të UÇK-së të quajtur Brigada e Atlantikut, aktive gjatë konfliktit në Kosovë më 1999.

Brigadat e Atlantikut u formuan në mars të vitit 1999 në New York dhe kishin rreth 400 anëtarë, kryesisht me kombësi shqiptare. Një muaj më vonë, ata kaluan ilegalisht nga Shqipëria në Jugosllavi dhe iu bashkuan UÇK-së.

Vëllezërit Bytyçi u arrestuan më pas nga forcat serbe për kalim të paligjshëm të kufirit. Në korrik të vitit 1999, duke u larguar për nga ndërtesa e Burgut të Qarkut Prokuplje, pasi kryen dënimin, u riarrestuan ilegalisht.

Sipas aktpadisë, i pandehuri i parë, Stojanovic, bashkë me kolegët e tij, i çuan vëllezërit në qendrën arsimore në Petrovo Selo në Serbinë lindore, e ia dorëzoi të pandehurit të dytë, Popovicit, i cili më pas i kyçi në depon brenda qendrës.

Gjatë mbrëmjes së 9 korrikut 1999, vëllezërit Bytyçi u lidhën me tel nga persona të panjohur dhe u çuan në një gropë mbeturinash, ku u ekzekutuan me të shtëna prapa qafës. Eshtrat e tyre u zhvarrosën në qershor të vitit 2001, në një varr masiv në Petrovo Selo.

Gjatë gjyqit, Stojanovic dhe Popovic thanë se morën urdhra për t’i çuar vëllezërit Bytyçi në qendër, nga Vlastimir Djordjevici, në të kohë ndihmësi i ministrit serb për Punët e Brendshme.

Tribunali I Hagës e dënoi Vlastimir Djordjevicin në një vendim të shkallës së parë me 27 vjet për krime lufte të kryera në Kosovë.

Në argumentet e tyre mbyllëse, të pandehurit thanë se nuk i konsideronin vëllezërit Bytyçi si të burgosur lufte, se mendonin se vëllezërit do të transferoheshin dhe nuk do të vriteshin, dhe se mësuan për varrin masiv në Petrovo Selo nga mediat.

Në gjyqin e tyre të parë që mbaroi në 2009, gjykata mori vendimin për të liruar Popovicin dhe Stojanovicin nga të gjitha akuzat. Gjykata e Apelit më 2010, e hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë dhe urdhëroi për rigjykim.

Duke punuar në rastin Bytyçi, Zyra e Prokurorit shkëmbeu prova me ambasadën amerikane.

Zyra e Prokurorit ka deklaruar se do të apelojë vendimin.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus

Background

Timeline – Cuska Case

Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.

Subscribe to Our Newsletter