Koment 19 Nov 12

Lirimi i Gjeneralëve Paraqet Dilemë për Gjykatat Kroate

Pasi të kalojë euforia rreth aktgjykimeve për Gotovinën dhe Markacit, sistemi i drejtësisë ende do të duhet të adresojë çështjen e krimeve të luftës të kryera në vitin 1995.

Drago Hedl
BIRN
Zagreb

Ante Gotovina dhe Mladen Markac, dy gjeneralët të cilët Tribunali i Hagës  i liroi nga akuzat për krime lufte gjatë Operacionit “Oluja” [“Stuhia”], në vitin 1995, tani janë bërë zyrtarisht çfarë shumica e qytetarëve kroatë mendonin se ata ishin që më parë: heronj dhe jo kriminelë.

Lajmi për lirimin e dy gjeneralëve shkaktoi eufori në gjithë Kroacinë. Lirimi i tyre kryesisht, por edhe shpjegimi i aktgjykimit.

Fakti se gjykata shpjegoi në aktgjykim se nuk ka pasur aksion të përbashkët kriminal, se nuk ka pasur dëbim të planifikuar të popullatës serbe, ose bombardim të tepërt të Kninit, e shtoi më tepër atë eufori.

Dhjetëra mijëra njerëz të gëzuar u mblodhën në sheshin kryesor në Zagreb, ashtu dhe në qytete të tjera, dhe kryeministri Zoran Milanovic, dërgoi dy ministrat, të mbrojtjes dhe të veteranëve, me një avion qeveritar për në Hagë për të sjellë në atdhe dy gjeneralët.

Eufori të tillë nuk ka pasur më parë në Kroaci, dhe mund të krahasohej vetëm me ngjarje hipotetike si për shembull Kroacia të fitonte Kupën Botërore.

Por kur euforia të bjerë, Kroacia përballet me një problem të ri. Tani që Gotovina dhe Markac janë shpallur të pafajshëm, gjyqësori kroat do të duhet t’i përgjigjet një pjesë të pyetjes që Tribunali i Hagës ngriti gjatë shpjegimit të vendimit për lirim: viktima të “Stuhisë” ka pasur dhe nuk kanë qenë të paktë.

Presidenti Ivo Josipovic tha kështu edhe vetë, duke shtuar se shteti kroat ka për përgjegjësi të kujdeset për të gjitha viktimat e luftës dhe do të dënojë çdo krim. “Shteti kroat nuk është përgjegjës për krimet e kryera nga individë, por është përgjegjës të dënojë secilin autor krimesh, pavarësisht se kush janë ata”, tha Josipovic.
Kryeministri Milanovic tha diçka të ngjashme, kur foli se me çfarë përballet Kroacia tani. “Ata [Gotovina dhe Markac] janë natyrisht të pafajshëm por kjo nuk do të thotë se lufta nuk ishte e përgjakshme dhe se nuk janë bërë gabime”, tha ai.

“Kur është fjala për gabimet që janë bërë, Kroacia do të paguajë borxhet”, premtoi ai. Organizata joqeveritare “Documenta” tha menjëherë pas aktgjykimit: “Krimet e kryera gjatë dhe pas Olujës nuk duhet të mbesin një tragjedi pa epilog”.

Sidoqoftë, a do të ketë politika kroate - pavarësisht deklaratave nga pozitat më të larta - vullnetin për të bërë këtë dhe gjyqësori kroat fuqinë? Sipas shumicës, është pikërisht mungesa e vullnetit politik dhe mungesa e gatishmërisë nga gjyqësori kroat për t’u marrë me krimet e luftës, që e çoi Gotovinën në Hagë fillimisht.

Kur, në fund të viteve 1990-të, hetuesit e Hagës donin të merrnin në pyetje Gotovinën, zyrtarët më të lartë të shtetit nuk e lejuan t’iu përgjigjej. Presidenti i asaj kohe, Franjo Tudjman, ndoshta nga frika se do të akuzohej vetë nga Tribunali i Hagës, nuk e lejoi të kishte kontakt me hetuesit. Sikur të kishin vepruar ndryshe dhe ta kishin lënë Gotovinën të tregonte se çfarë dinte, ndoshta nuk do të ishte paditur aspak që në fillim.

Pra, kthimi i gjeneralëve në Kroaci do të ketë implikime politike interesante në politikat vendore dhe të jashtme.  Kur është fjala për çështjet e brendshme, të gjithë do të përpiqen të nxjerrin përfitimin maksimal politik prej kësaj. Me siguri, nuk është çmimi për të cilin kryeministri Milanovic shpresoi.

Në rrethanat dramatike ekonomike në të cilat vendi e ka gjetur veten, gjëja e fundit që i duhej do të ishin trazira të mundshme, sikur rezultati në Hagë të kishte qenë ndryshe. Për partinë Demokrat Sociale të tij, dhe koalicionin e qendrës së majtë që udhëheq, lirimi i gjeneralëve është një plus i madh. Ai vetë pranoi se pasi dëgjoi aktgjykimin, pati një ndjenjë të madhe çlirimi.

Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, opozita kryesore, sidoqoftë, do ta ketë të vështirë të përfitojë nga lirimi. Është partia që ishte në pushtet, në kohën kur Gotovina - me ndihmën e shërbimeve sekrete kroate, u arrestua në Ishujt Kanarie në fillim të dhjetorit 2005 dhe u transferua në Hagë.

Kryetari i tanishëm i HDZ-së, Tomislav Karamarko, në atë kohë ishte shefi i shërbimit sekret. Një nga themeluesit e partisë dhe njeriu që pati pozitat më të larta partiake dhe shtetërore për 20 vite, Vladimir Seks, ishte autori i sloganit “Gjej, identifiko, kap, transfero”, që bëri arrestimin e Gotovinës dhe transferimin në Hagë më shumë se pesë vjet më  parë. Kjo është arsyeja pse HDZ-ja nuk do të përfitojë nga lirimi i gjeneralit Gotovina.

Shpresa të mëdha për të përfituar politikisht nga aktgjykimi u patën nga ultra të djathtë: ditë para dhënies së aktgjykimit e panë shansin e tyre: për të radikalizuar publikun nëse aktgjykimi ishte dënim, ose të vinin Gotovinën para si ikonë nëse ai dhe Markaci liroheshin. Por duke qenë se të djathtit, pa  mbështetjen e HDZ-së, nuk mund të bëjnë shumë vetëm, nuk do të kenë shumë avantazh politik nga lirimi i gjeneralëve.

Kur ishte ende në paraburgim në Hagë, Gjenerali Gotovina në disa raste, përmes avokatëve të tij, kërkoi që emri i tij të mos përdorej për qëllime politike, veçanërisht jo në ato që thuheshin kur protestat ose trazirat ishin të mundshme. Ai qe konsistent në atë kërkesë. Ka gjasa, tani që është i lirë, se nuk do të bëhet politikisht aktiv, por thjesht do të gëzojë statusin e tij si hero kombëtar, që nuk pengohet më nga asnjë gjë, që nga lirimi nga Haga.

Kur është fjala për marrëdhëniet në rajon, lirimi i Gotovinës dhe Markacit (dhe më parë, Cermakut), duke gjykuar nga reagimet e egra nga Beogradi, mund të ngadalësojë krijimin e marrëdhënieve më të mira politike për një kohë.

Marrëdhëniet kanë qenë në tatëpjetë që nga largimi i Boris Tadicit si president i Serbisë. Duhet të shpresojmë se është një trend i përkohshëm, sepse edhe Beogradi e di se vendimi për të liruar gjeneralët kroatë nuk u bë në Zagreb, por në Hagë.

Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Latest Headlines

News 14 Dec 17

Vojislav Seselj ‘Slept Through’ War Crimes Appeal

News 13 Dec 17

Serbian Court Delays Srebrenica Massacre Trial

NEWS 12 Dec 17

Bosnian Serb Ex-Soldier Charged with Wartime Rape

News 12 Dec 17

Vojislav Seselj Acquittal: UN Court to Hear Appeal

News 08 Dec 17

Inspector Casts Doubt on Croatian General’s Charges

Profile 08 Dec 17

The Never-Ending War Crimes Trial of Branimir Glavas

News 07 Dec 17

Serbian Trial for Croatia Massacre Blighted by Delays

Feature 04 Dec 17

Slobodan Praljak: Defending Himself by Distorting History