S’është e nevojshme të jesh teorist konspiracionesh për të pranuar se kjo qeveri, duke shtyrë përpara një axhendë të papërgjegjshme ultra-nacionaliste, por krijon të gjitha kushtet për një konflikt të pashmangshëm.
![]() |
|
Shkup | Foto nga: Balkan Insight |
Rritja e kohëve të fundit e dhunës ndëretnike në Maqedoni është një pasojë e qartë e politikave të gabuara dhe shkatërruese të qeverisë.
Nikola Gruevski, kryeministri dhe lideri i partisë nacionaliste etnike maqedonase, në fuqi tani, VMRO-DPMNE, dhe partneri i tij në koalicion, Ali Ahmeti, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI, si dhe disa figura publike pro qeverisë, kanë mohuar kategorikisht çdo lidhje midis qeverisë dhe dhunës etnike nëpër rrugë. Disa kanë lënë të nënkuptohet se përgjegjësia është e shërbimeve të huaja sekrete, por sigurisht jo e qeverisë.
Por, ne duhet të bëjmë një dallim. Ka ndryshim midis së qenit organizator dhe të qenit përgjegjës. Qeveria nuk ka nevojë të jetë organizatori faktik dhe fizik i urrejtjes dhe dhunës etnike në vend, por gjithsesi mund të jetë përgjegjës. Si? Është e qartë. Duke i krijuar ato.
Kush është përgjegjës për histerinë kombëtare?
Janë doktrinat dhe praktikat nacionaliste që janë karakteristikat kryesore të partive politike në këtë vend, veçanërisht partisë qeverisëse. Me të vërtetë, qeveria është përgjegjëse për një përkeqësim serioz të të drejtave të njeriut, dhe lirive, kontroll intensiv si dhe presion mbi mediat, cungimin e lirisë së fjalës, mungesën e dialogut politik dhe rendit të ligjit, sistem drejtësie të korruptuar dhe të kontrolluar nga partia, nivele të papara politizimi të të gjitha institucioneve dhe administratës, të gjitha të shoqëruara nga rritja e papunësisë dhe varfërisë.
Në mënyrë për ta shpërqendruar reagimin e shoqërisë për këto probleme alarmante, partia qeverisëse imponoi një rritje të populizmit dhe retorikës dhe veprave nacional-shoviniste, dhe ka rritur nacionalizimin dhe diskriminimin në të gjitha nivelet institucionale. Qeveria po krijon, duke sponsorizuar haptazi, ose mbështetur në mënyrë të heshtur paletën e projekteve dhe aktiviteteve semi-fashiste, duke filluar nga projekti i stërmadh në mënyrë groteske, i shtrenjtë dhe i pakuptimtë Shkupi 2014, deri në sjelljen histerike të klubet mbështetëse të ekipeve kombëtare të basketbollit dhe hendbollit, himni i të cilëve është veçanërisht nacionalist dhe racist.
Klubet e fansave të etnisë maqedonase zakonisht këndojnë këngët e tyre të shoqëruara me slogane si “dhomat e gazit për shqiptarët [term përbuzës për shqiptarët]”, dhe “hanxharin shqiptarëve”. Këto këngë dhe slogane bërtiten nëpër stadiume dhe sheshet e qytetit në prani të presidentit Ivanov dhe kryeministrit Gruevski, të cilët nuk i kanë ndëshkuar kurrë këto sjellje.
Përkundrazi, qeveria pagoi për 1 000 bileta për anëtarët e klubit të fansave për të udhëtuar në Beograd, për shembull. Flamurët shqiptarë u dogjën nga maqedonasit në stadiume dhe sallat e sportit në Maqedoni dhe Serbi. Klubet e fansave shqiptarë u përgjigjën duke djegur flamurët maqedonas në stadiumet në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.
E gjithë histeria nacionaliste përçohet rregullisht, duke i kthyer partnerët e koalicionit në vasalë dhe dash kurbani dhe duke përdorur gazetarët pa kurajo si dhe redaktorët si agjentë për propagandë.
Këto janë të gjitha makina me shpejtësi të madhe që na çuan deri në buzë të greminës në të shkuarën, dhe që kohëve të fundit kanë nxitur dhunën etnike duke përfshirë rrahje të rënda të minorenëve dhe të moshuarve. Brutalitet që po dëshmojmë këto ditë është një vazhdimësi e logjikshme e kësaj dhe politikave të partisë qeverisëse dhe vasalëve të saj. Lehtë mund të shihet se ku do na çojë e gjithë kjo, ashtu ku na ka çuar në të kaluarën.
Ndarje dhe dhunë
Dhuna etnike e kohëve të fundit ka përfshirë kryesisht të rinj. Në incidentit më të rëndë të rreth 30 personave të maskuar me shkopinj bejsbolli dhe metali u futën në një autobus në qytet dhe rrahën rëndë rreth dhjetë fëmijë të mitur, duke përfshirë vajza, të gjithë me etni shqiptare. Rrahjet shpërthyen nga të dyja palët, në ditët në vijim.
Dhuna ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve nuk është diçka e re, është pasoja e izolimit të vazhdueshëm në shkolla dhe çdokund, i bërë nga qeveria për vite me radhë. Për më tepër, të rinjtë e këtij vendi ushqehen mire më nacionalizëm nga institucionet e shtetit.
Edhe pse ka dokumente ligjore dhe strategji të detyrueshme të adoptohen nga qeveria, duke përshirë një në edukim të integruar në vitin 2010, politikanët vazhdojnë të krijojnë ndarje etnike nëpër shkolla. Ky akt në kombinim me tekstet në histori dhe lëndë të tjera që përfshijnë përmbajtje me shumë paragjykime: studentët e etnisë maqedonase dhe shqiptare në Maqedoni studiojnë histori të ndryshme për kombet e njëri-tjetrit.
|
Vrasje në Gostivar Vrasja gjakftohtë e dy të rinjve në Gostivar, nga një zyrtar i policisë kufitare u përhapë në mënyra të ndryshme, por ka lënë të papërgjigjura pyetje alarmante.
Si ka mundësi që Ministria e Punëve të Brendshme ka një zyrtar të tillë në strukturën e saj? Sa të tjerë ka që ecin vërdallë të armatosur dhe gati për të vrarë? A do kishte mundur ta parashikonte këtë misioni i OSBE-së (pas gjithë këtyre viteve monitorimit intensiv, trajnime policie dhe reformash) dhe të lëshonte një paralajmërim autoriteteve të policisë ose publikut? A mund të kishte paralajmëruar dikush tjetër, dhe nuk e bëri këtë? Pse? Kjo është hera e dytë që një punonjës i Ministrisë së Brendshme është i përfshirë në një incident që ka rezultuar në vdekje, që nga qershori i vitit të kaluar. A jemi duke folur për një përsëritje sjelljesh, mungesë trajnimi apo rregulla tërësisht të gabuara rekrutimi? Cilado qoftë përgjigja (e nëse ka një përgjigje)- nuk i ngushëllon dy familje në Gostivar që vajtojnë ndarjen tragjike të anëtarëve të rinj të familjes, dhe as publikun në përgjithësi. . Kjo tragjedi është shpërthyese sepse vrasësi është i etnisë maqedonsase, ndërsa viktimat janë të etnisë shqiptare |
|
Urrejtja etnike inkurajohet tërësisht nga kultura e politikave nacionaliste etnike maqedonase të qeverisë, ose më saktë, të partisë qeverisëse dhe parterit të saj në koalicion, BDI. BDI ka gjithashtu pjesën e saj në buxhet për të ushqyer ndjenjat nacionaliste në mesin e votueseve të saj, sigurisht. Ka shumë më pak pare nga buxheti, por ende, duket e lumtur me atë që merr.
Për të përfunduar: shpërthimi i dhunës etnike është pasojë e politikave nacionaliste dhe diskriminuese e politikave qeverisëse dhe strukturave në fuqi në vend.
Teori konspiracionesh kundër realitetit
Dhuna nuk do të ndalojë. Situata e sigurisë do të përkeqësohet. Qeveria nuk ka integritetin për ta ndaluar në një mënyrë të besueshme dhe të qëndrueshme. Ndërkohë, shufrat e metalit dhe shkopinjtë e bejsbollit mund të zëvendësohen lehtësisht nga armët, ashtu si vendosja e flamurëve dhe fjalëve të luftës nëpër rrjetet sociale u pasua nga dhuna e tanishme. Herë pas here vjen era luftë në Maqedoni. Por, kush do luftë në Maqedoni?
Sigurisht, ata që besojnë në teoritë e konspiracionit do të kenë shumë histori të mëdha për të treguar për konspiracionet e errëta të Perëndimit, që duan të shkatërrojnë maqedonasit etnikë dhe “të lashtë” etj. Fansat e teorive të konspiracionit në anën shqiptarëve mund të fillojnë të besojnë se kjo është një konspiracion serb ose rus për të zhdukur shqiptarët. Disa mund të besojnë në teori konspiracioni se është një marrëveshje e dy parterëve kryesorë në koalicion, maqedonasja VMRO dhe shqiptarja BDI, për të mbajtur fuqinë, dhe të përfitojnë nga shpërthimi i dhunës. Disa thotë se kjo si situatë lidhjet me konfliktin e “emrit”, ose me anëtarësimin në NATO.
Derisa do të besohen konspiracionet më shumë se faktet, do të ketë manipulime, për më tepër, konspiracionet janë të mundshme vetëm nëse dikush është gati për të kryer akte vrasëse. Janë të mundshme, vetëm nëse ne vetë e fillojmë zjarrin.
Për më tepër, nëse nxjerr pushkën, a nuk është e mundur që dikush do të vijë dhe do të ndihmojë ta gjuash? Edhe nëse po, pse duhet ta nxjerrësh pushkën? Pse mbahet pushka, tek e fundit? Askush nuk do luftë?
Shikoni parlamentin. Mazhoranca qeverisëse në parlament përpiqet t’ia kalojë përgjegjësinë politikanëve të opozitës, duke i akuzuar se kanë nxehur konfliktin dhe kanë shtuar dimension etnik çdo incidenti. Kjo është fëmijërore, për të thënë, më e pakta. Zinxhiri i incidenteve të dhunshme, është me të vërtetë etnik, dhe është pasojë i axhendave agresive nacionaliste - të bëra nga mazhoranca në parlament. Nuk mund të kontrollohet më nga prindërit dhe shkollat, siç sugjerojnë kryeministri dhe politikanët e tjerë të kreut. Ata, politikanët, ua kanë marrë mundësinë për ta bërë këtë, shumë kohë më parë.
Pra, kush do luftë?
Mund të jenë politikanët hajdutë të cilët i frikësohen drejtësisë pasi humbasin pushtetin. Mund të jenë politikanët hajdutë që duan më shumë para, dhe lufta ua jep shansin për këtë. Lufta mund të jetë një mbulesë e mirë për krimet e udhëheqësve të Maqedonisë. Askush nuk do luftë, mund të jetë një nga përgjigje - por lufta është vazhdimësia e vetme logjike e asaj çfarë ka ndodhur për vite tashmë.
Ky i fundit duket se është skenari më i mundshëm dhe i frikshëm. Politikanët e sotshëm ne pushtet dhe shërbëtorët e tyre të mjerë në media i fshehin dështimin e tyre personal dhe injorancën e tyre pas urrejtjes dhe krimin, duke dhunuar në mënyrë të paturpë çdo parim të sjelljes njerëzore, duke përhapur frikë dhe nxitur urrejtje etnike, fetare dhe racore.
Çfarë do të ndodhë, nëse, ose kur, një situatë e nxehur në rrugë, që përfshin njësi të policisë speciale, rezulton në vdekjen e një të riu? Do të ketë më shumë dhunë, dhe ndoshta e armatosur. Dhe pastaj më shumë përgjigje shtypëse nga banditët e trajnuar të policisë.
Shërimi?
Qeveria duhet të pranojë pjesën e vet të përgjegjësisë dhe të dalë me një plan të qëndrueshëm dhe të sinqertë për të korrigjuar veprimet e saj në të kaluarën. Prokurori publik duhet më në fund të zgjidhet dhe të hedhë akuza mbi autorët e krimeve të dhunës në nivelet e larta. Huliganët e medias dhe të bëhen përgjegjës për përhapjen e tyre të urrejtjes. Qeveria duhet të mos ketë më kontroll në media dhe të rivendosë demokracinë. Duhet të ndalojë me projektet e saj qesharake dhe megalomaniake, dhe të pranojë gabimet e saj. Opozita duhet të ndalojë me retorikën nacionaliste për të pasur më shumë votues. Duhet të rivendosë dialogu politik. Shoqëria civile duhet të bashkohet dhe të marrë një qëndrim të qartë kundër nacionalizmit dhe dhunës.
Këto kërkesa janë të vështira dhe kërkon energji, sinqeritet dhe guxim. Disa mund të jenë jorealiste, duke ditur se cilët janë politikanët maqedonas, por është mire të kihen parasysh. Ndoshta në një kohë tjetër këto kërkesa mund të bëhen të mundshme. Këto duhet të gjithë duhet të investojmë më shumë në të ardhmen e fëmijëve tani dhe t’u them “jo” frikacakëve me shkopinj të bejsbollit. Para se të bëhen AK-47.
Xhabir Deralla është drejtor i OJQ-së “Qendra Civile për Liri”, me seli në Shkup. Balkan Insight është publikimi online i BIRN-it.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us