Lajm 12 Feb 13

Kundërshtohet Lirimi i Policëve Malazeze nga Akuzat për Krime Lufte

Prokurori i Malit të Zi po apelon kundër lirimit të nëntë ish policëve për dëbimin e vitit 1992 të rufugjatëve boshnjakë ,shumica e të cilëve u vranë në atë kohë.

Milena Milosevic
BIRN
Podgoricë

Zëvëndës prokurorja speciale, Lidja Vukcevic i ka kërkuar gjykatës së apelit në Podgoricë të rrëzojë aktgjykimin e vitit 2012, raportoi të djelën gazeta malazeze Dan.

Nëntë ish ushtarë u akuzuan për arrestimin e paligjshëm dhe dëbimin e boshnjakëve dhe refugjatëve serbë të Bosnjës nga Mali i Zi për në entitetin serb të Bosnjës në maj të vitit 1992.

Pas dëbimit, shumica e boshnjakëve u ekzekutuan.

Në nëntor të vitit 2012, gjykata vendosi se nëntë të pandehurit arrestuan në mënyrë të paligjshme civilët nga Bosnja por nuk mund të mbahen përgjegjës për krime lufte.

Gjykata tha se e mori vendimin këtë vendim sepse të pandehurit nuk morën pjesë në luftën në Bosnjë dhe as nuk mbajtën anën e njërës prej palëve në konflikt.

Gjykata vendosi gjithashtu se prokuroria nuk argumentoi në mnëyrë të sukseshme rastin se viktimat ishin refugjatë dhe qytetarë të Bosnjë dhe Hercegovinës, duke qenë se ligji në Bosnjë për nënshtetësi hyri në fqui vetëm në vitin 1998.

Por apeli i prokurorisë, pjesë të së cilit u publikua nga gazeta Dan, argumenton se arsyet e lirimit ishin të pabaza dhe kontradiktore.

“Gjate gjyqit, u vërtetua në mënyrë të qartë se viktimat, për shkak të luftës në Bosnjë, si qytetarë boshnjakë, erdhën në territorin e Malit të Zi për t’iu shpangur konfliktit të armatosur”, thuhej në apel.

Më tej, argumenton, se duke qenë se aktet penale u kryen ndaj civilëve, përfaqësojnë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Nëntë burrat u liruan njëherë në mars të vitit 2011, por gjykata e apelit rrëzoi aktgjykimin e shkallës së parë në mars të vitit 2012, dhe e dërgoi rastin për rigjykim.

Gjatë rigjykimit, prokuroria argumentoi gjithashtu se të pandehurit, duke plotësuar kërkesën për t’i dëbuar regugjatët, u vunë haptazi në anën e serbëve të Bosnjës në luftë.

blog comments powered by Disqus

Background

Timeline – Cuska Case

Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.

Subscribe to Our Newsletter