Lajm 22 Feb 13

Kundërshtohet Dënimi për Drejtorin e Burgut Serb në Bosnjë

Prokuroria dhe pala mbrojtëse apeluan kundër dënimit me 15 vjet burgim për Ratko Dronjakun, për burgosjen dhe abuzimin e të burgosurve civilë, në qytetin boshnjak të Drvarit.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Prokurorja Dzemila Begoc u ankua se dënimi është i pamjaftueshëm për një komandant të një kampi burgimi dhe krimet e luftës ndaj boshnjakëve dhe kroatë dhe kërkoi që verdikti duhej ndryshuar dhe i akuzuari duhej dënuar me të paktën 30 vjet burgim.

“Dyzetë e pesë persona u vranë brutalisht… I pandehuri i trajtoi të burgosurit në mënyrë çnjerëzore. Gjykata vendosi se vrau njëri prej tyre me gjakftohtësi”, tha Begovic.

Avokati mbrojtës, Slobodan Peric, sidoqoftë kërkoi që Dronjaku të lirohej dhe t’i jepej një dënim më i lehtë, ose rasti të dërgohej për rigjykim.

Dronjak është dënuar sepse ka krijuar një sistem dënimi dhe abuzimi për të burgosurit kroatë dhe boshnjakë që u mbajtën në shkollën “Slavko Rodic” dhe kampin “Kamenica” në Drvar, gjatë konfliktit në Bosnjë. Rojet abuzuan të burgosurit çdo ditë, thuhet në aktgjykim dhe kryen gjithashtu vrasje.

Por, Dronjaku u lirua nga dy pikat në aktpadi që e akuzonin për vrasjen e disa të burgosurve, të cilët janë marrë nga kampi në Kamenicë.

Sipas prokurorit, dhoma e shkallës së parë pranoi bashkëpunimin e të pandehurit dhe shëndetin tij të dobët si rrethana lehtësuese. Sidoqoftë, ajo tha, Dronjaku nuk ka bashkëpunuar me prokurorinë dhe gjendja e tij shëndetësore u pranua pa asnjë provë.

Avokati mbrojtës, Peric, tha se dëshmitarët që treguan Dronjakun se ka vrarë të burgosurit ishin urdhëruar të bënin kështu. Ai shtoi se të burgosurit në kampin Kamenica u abuzuan natën, kur Dronjaku nuk ishte përreth.

Peric tha se një ekspert mjekësor ka vërtetuar se Dronjaku është 80 për qind i paaftë.

blog comments powered by Disqus

Background

Timeline – Cuska Case

Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.

Subscribe to Our Newsletter