Nuk ka “asgjë që rëndon” marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Tribunalit të Hagës, ICTY, deklaroi qeveria kroate pas një vizite të prokurorit të ICTY-s, Serge Brammertz.
![]() |
| Serge Brammertz, Kryeprokurori i ICTY I Foto nga Beta |
Brammertz u takua me zëvendëskryeministrin dhe President i Këshillit për Bashkëpunim me ICTY-n, Neven Mimica, si dhe ministrin e Drejtësisë, Orsat Miljenic, në kryeqytetin kroat, Zagreb, të enjten.
“Në takim u theksua bashkëpunimi shumë i mirë, dhe Brammertz konfirmoi se nuk ka më çështje të hapura që mund të mundojnë marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Zyrës së Prokurorit të ICTY-s”, tha qeveria, në një deklaratë për shtyp pas takimit.
Në raportin e rregullt në Këshillin e Sigurisë të OKB-së në dhjetor të vitit 2011, Brammertz deklaroi se Kroacia bashkëpunon me zyrën e tij, por shprehu shqetësim për deklaratat e zyrtarëve qeverisës të Kroacisë të cilët vunë në pyetje vlerën dhe objektivitetin e aktgjykimeve të ICTY-s.
Vitin e shkuar, Jadranka Kosor, e cila ishte kryeministre e Kroacisë në atë kohë, lavdëroi dy ish-gjeneralë, Ante Gotovinën dhe Mladen Markacin, në një tubim që shënoi përvjetorin e Operacinoit “Stuhia”. Gjeneralët u burgosën nga ICTY për rolin e tyre në operacionin ofenzivë që përfundoi luftën kroate.
Presidenti kroat, Ivo Josipovic, tha vitin e shkuar se “personat e gabuar janë në Hagë”, duke iu referuar Gotovinës dhe Markacit.
Mungesa e bashkëpunimit me ICTY-n ka penguar anëtarësimin e Kroacisë në BE, për pothuajse njëzet vjet. Në mars të vitit 2005, Kroaci u bë vendi i parë që pati biseda për anëtarësim në BE që u shtyn nga Komisioni Europian, sepse Kroacia nuk e arrestoi gjeneralin Ante Gotovina, i cili u fsheh pas aktpadisë së ICTY-s kundër tij, në vitin 2001.
Negociatat për anëtarësimin në BE filluan në tetor të 2005, pasi Kroacia i vërtetoi prokurores së atëhershme të ICTY-s, Carla del Ponte, se ishte në dijeni për vendndodhjen e Gotovinës. Gotovina u arrestua dy muaj më vonë, në dhjetor të 2005 dhe u transferua në Hagë.
Deri në prill të vitit të kaluar, kur u shpall vendimi për krimet e luftës gjatë Operacionit “Stuhia”, ICTY u ankua për bashkëpunimin e pamjaftueshëm të Kroacisë me ICTY.
ICTY paditi gjashtë zyrtarë të lartë të ushtrisë kroate për krime lufte në Kroaci.
Gjeneralët Janko Bobetko, Rrahim Ademi dhe Mirko Norac u paditën për krime lufte të kryera në Medak Pocket, në Kroacinë qendrore, në vitin 1933. Bobetko vdiq para se gjyqi të fillonte në 2003, dhe gjyqi për Ademin dhe Noracin u transferua në Kroaci. Ademi u lirua dhe Norac u dënua me shtatë vjet në burg, në vitin 2008.
Gjeneralët Ante Gotovina, Mladen Markac dhe Ivan Cermak u paditën se kanë marrë pyetje në një “ndërmarrje kriminale të përbashkët” për dëbimin e serbëve gjatë Operacionit “Stuhia”. Në prill të vitit të shkuar, Gotovina dhe Markac, u dënuan me 24 dhe 18 vjet në burg, ndërsa Cermak u lirua.
Gotovina dhe Markact apeluan dhe seanca dëgjimore e apelit u caktua për 14 maj.