Lajm 16 Nov 12

Kosova Kontrollon Numrin e Vërtetë të Veteranëve të UCK-së

Qeveria ka nisur projektin për të verifikuar saktësisht se kush ishte në Ushtrinë Clirimtare të Kosovës- mes mosmarrëveshjeve për numrat e atyre që ishin në luftën për pavarësi.

Agim Ceku, Ministri i Forcave të Sigurisë, që po kryeson komisionin qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve të UCK-së, anëtarëve dhe të internuarve, tha: “Aplikimet për këtë process do të vihen në dispozicion në të gjithë Kosovën”.
Ceku ka garantuar një proces transparent ndërsa ka nxitur të gjithë ish anëtarët e UCK-së të plotësojnë formularët.

Asnjë veteran nuk do të mbesë jashtë [këtij procesi] nëse aplikon… veteranët nuk do të kenë nevojë të rendin pas komandantëve të tyre”, tha ai.

“Mjafton të përmenden njësitë dhe emrat e komandantëve të tyre nga niveli i skuadrës deri në nivelin e zonës operative,” shtoi Ceku.

Ceku, ish shefi i shtabit të UCK-së, dhe Hashim Thaci, kryeministri i Kosovës dhe ish lideri i UCK-së, ishin të parët që dorëzuan aplikimet.

UCK-ja ishte një forcë guerile e themeluar në fund të luftës së viteve 1990 për pavarësi nga Serbia.

Por të dhënat e sakta për përbërjen strukturore të UCK-së mbesin ende të panjohura.
Pas luftës, autoritetet në Kosovë thanë se 20,000 anëtarë morën pjesë në luftën kundër forcave të sigurisë së Serbisë.

Por vetë Organizata e Veteranëve të Luftës së UCK-së insiston se deri në 40,000 anëtarë ishin të përfshirë në kryengritje.

Anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së thanë për BIRN-in se aplikimet do t’i dërgohen të gjitha 26 zyrave të organizatës në komunat e Kosovës.

Zëdhënës kryetari i organizatës, Smajl Elezaj, tha se aplikimet do t’iu jepen të gjithë atyreve të interesuar nga e enjta deri më 28 shkurt të vitit të ardhshëm.

“Në këtë mënyrë të gjitha dilemat dhe pasiguritë do të zhduken, sepse do të bëhet e  qartë se kush ishte veteran dhe kush jo”, tha ai.

“Kur kjo të përfundojë, komisioni qeverisës do të kontrollojë listat, do t’i miratojë dhe pastaj do të shohim se si ligji përr këtë kategori do të aprovohet,” tha ai.

Ligji që kontrollon statusin dhe të drejtat e ish anëtarëve të UCK-së ekziston.

Asambleja e Kosovës e miratoi vitin e shkuar, por veteranët e kundërshtuan duke thënë “se nuk plotësonte kriteret e nevojshme dhe mohuan një pjesë të historisë së luftës së UCK-së”.

Ish anëtarë të UCK-së kanë organizuar disa protesta deri tani, kryesisht në Prishtinë, duke shprehur pakënaqësi për ligjin.

Kur procesi i verifikimit të statusit të veteranëve do të përfundojë, pritet të draftohet një ligj i ri “me një kategorizim konkret të veteranëve”.

blog comments powered by Disqus

Subscribe to Our Newsletter