Analizë 21 May 12

Konfliktet për Simbolet Mbajnë Peng Reformat në Mal të Zi

Gjashtë vjetë pas referendumit për pavarësi, Mali I Zi është konsoliduar si shtet, por konfliktet për simbolet ende dominojnë politikën, duke errësuar prioritetet më të rëndësishme.

Milena Milosevic
BIRN
Podgoricë

Ndërsa Mali I Zi feston vitin e gjashtë të pavarësisë, jo të gjithë në vend kanë pranuar, aq më pak përqafuar, simbolet kombëtare.

Të gjitha partitë opozitare kanë pranuar Malin e Zi si shtet të pavarur, edhe pse disa e kanë dyshuar fillimisht rezultatet e referendumit të vitit 2006.

Por thonë kushtetuta malazeze diskriminon kundër maxhorancës serbisht folëse duke quajtur vetëm gjuhën malazeze si gjuhë zyrtare.

Dy partitë më të mëdha kundërshtare, Partia Socialiste e Popullit, SNP, dhe Demokracia e Re Serbe, NOVA, duan gjithashtu të heqin rreshta nga himni I shkruar nga Sekula Drljevic, figurë historike kontroversiale.

Për më tepër, duan që flamuri me tre ngjyra të bëhet flamuri kombëtar.

Derisa autoritetet të plotësojnë këto kërkesa, thonë se nuk do të mbështesin ndryshime kushtetuese në fushën e gjyqësorit dhe se Mali I Zi duhet të miratojë nëse do të anëtarësohet në BE.

Për të ndryshuar kushtetutën, qeveria ka nevojë për votat e dy të tretave të deputetëve në parlament. Votat e NOVA dhe SNP janë kyce.

Si rezultat I konfliktit, pyetjet për gjuhën kombëtare, himnin, dhe flamurin po errësojnë cështjen e një gjyqëtari të pavarur.

Propozimi I një partie tjetër opozitare, Lëvizja për Ndryshime, PzP- se kryetari I Gjykatës Supreme dhe Prokurori Suprem I Shtetit duhet të zgjidhen nga dy të tretat e parlamentit dhe se të gjithë zyrtarët duhet të ri-zgjihen- ngreh më pak debat public se sa negociatat për ndryshimin e kushtettus dhe ligjeve për simbolet e shtetit dhe gjuhën zyrtare.
Reformat dhe Simbolet

Kushtetuta e vitit 2007 caktoi që gjuha malazeze është gjuha zyrtare, dhe jo serbishtja, që ishte gjuha zyrtare para pavarësisë.

Sidoqoftë, rezultatet e censusit të popullsisë të vitit 2011 treguan se shumica e njerëzve, mbi 40 përqind, thonë se flasin serbisht, edhe pse më pak se 30 përqind deklaraon serbishten si etni të tyre.

Implikimet e këtij rezultati reflektuan në politikat e përditshme. Të ashtu-quajturat cështje identiteti, sic I quajnë mediat lokale, dolën si cëshje në negociatat për ndryshimin eligjit zgjedhor verën e shkuar, menjëherë pasi u deklaruan rezultate e censusit.

Ligji zgjedhor mund të ndryshohej vetëm me maxhorancë dy të tretat në parlament.

Kështu që NOVA dhe SNP kushtëzuan mbështetjen e tyre për ndryshimet në emrin e gjuhës së mësuar në shkollë.

Ligji I ri I zgjehdjeve u miratua vetëm shtatorin e shkuar pas muajsh negociatash, kur u pranua se në të ardhmen nxënësit do të mësonin “gjuhën malazeze-serbisht, boshnajkisht, dhe kroatisht dhe letërsi”.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus

Subscribe to Our Newsletter