Disa qindra ushtarë pensionistë boshnjakë vazhduan protestën e tyre, duke fjetur në rrugët e Sarajevës dhe filluan një grevë urie që do të zgjasë, derisa qeveria të fillojë t’ua paguajë pensionet.
Pas një nate të ftohtë të enjten, të kaluar në rrugë, ish-ushtarët boshnjakë thanë se nuk kanë alternativë tjetër përveçse të shpallin grevë urie të mërkurën, duke shpresuar se kjo do t’i detyrojë ministrat e shtetit të përfshijnë pensionet e tyre në buxhetin e vitit 2012.
Qindra ish-ushtarë nga të tri formacionet që luftuan në luftën e vitit 1992-95, dhe të cilët më pas iu bashkuan forcave të bashkuara të armatosura, dolën në rrugë për të kërkuar pensionet.
Disa prej tyre nuk ishin në gjendje të vazhdonin protestën dhe përfunduan në emergjencë në Sarajevë.
Një nga ish-ushtarët iu tha mediave vendore se një burrë kishte pasur problem kardiak, një tjetër pneumoni dhe dy ndjeheshin keq. Shumë ish-ushtarë të tjerë me vështirësi e kaluan natën.
Protesta e gjumit filloi të martën, më 20 mars, përballë parlamentit të shtetit dhe ministrive në qendër të Sarajevës.
Shumë burra erdhën nga jashtë Sarajevës, si nga entiteti serb i Bosnjës, Republika Srpska dhe entiteti i Federatës më mazhorancë boshnjake dhe kroate.
Ish-ushtarët, shumë prej tyre ish-armiq në luftën e viteve 1992-95, ndajnë të njëjtin problem se nuk kanë para për të jetuar.
Në fillim të protestës, ata kërkuan që Këshilli i Ministrave të përfshijë pensionet e tyre në buxhetin e vitit 2012, që do të shpallet të mërkurën.
Qeveria e shtetit nuk e diskutoi buxhetin dhe kjo i nxiti ish-ushtarët të fillojnë grevën e urisë për të cilin kishin kërcënuar ditën e mëparshme.
Ministri i Financave, Nikola Spiric, do të mbajë një konferencë për shtyp më vonë sot, ku ka gjasa se do të adresojë mënyrat për zgjidhjen e problemit të pensioneve të ushtarëve në pension.
Dy vite më parë, parlamenti i shtetit të Bosnjës ndryshoi ligjin në lidhje me forcat e armatosura, duke i detyruar meshkujt mbi 35 vjeç të dalin në pension, duke iu premtuar pensione. Qëllimi ishte rinimi i ushtrisë me ushtarë të rinj në moshë.
Por, parlamenti ka dështuar që atëherë në gjetjen e parave për pensionet e pensionistëve të rinj. Rreth 2,000 ushtarë, të cilët e lanë ushtrinë, kanë thënë se nuk kanë marrë asgjë.
Për të paguar pensionet e vitit 2010, 2011 dhe 2012, qeveria e shtetit të Bosnjës do të duhet të gjejë rreth 15 milionë euro.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us