Lajm 23 Nov 16

Ish-spiuni jugosllav dënohet për vrasjen e disidentit kosovar

Një ish-zyrtar i policisë sekrete jugosllave dhe dy vrasës me pagesë serbë u dënuan për vrasjen e disidentit shqiptar të Kosovës Enver Hadri në Bruksel në vitin 1990.

Arben Qirezi
BIRN
Prishtinë
 
Enver Hadri. Foto: T. Hadri/Creative Commons.  

Një gjykatë në Bruksel të martën dënoi Bozidar Spasiç, ish-kreun e operacioneve speciale të policisë sekrete jugosllave, UDBA, dhe anëtarët e bandës kriminale serbe Andrija Draskoviç dhe Veselin Vukotiç, për vrasjen e aktivistit kosovar Enver Hadri në kryeqytetin belg më 25 shkurt 1990.

Hetimi zbuloi se kjo ishte një vrasje politike e sponsorizuar nga UDBA, duke përdorur dy anëtarët e bandës si ekzekutorë, raportuan mediat belge.

Të tre burrat u gjykuan në mungesë dhe dënimet e tyre do të lajmërohen më vonë.

Dy të dyshuar të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen Hadrit, Andrija Lakoniç dhe Darko Asanin, u vranë në Serbi në vitet 1990.

Spasiç, i cili u dënua për organizimin e vrasjes së Hadrit, është një nga punonjësit më të famshëm të policisë sekrete jugosllave dhe punoi për shërbimet sekrete nga viti 1979 deri në vitin 1993 kur pësoi një infarkt në zemër.

Pasi u shërua, ai hapi një agjenci private sigurie të quajtur SIA në Serbi, e cila merrej me mbikëqyrje dhe gjurmime deri në vitin 2007, kur ajo u mbyll.

Ai u arrestua gjithashtu në vitin 1999 nga policia serbe pasi foli për vrasjet politike gjatë sundimit të ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç. Megjithatë, çështja kundër tij u rrëzua pas disa muajsh dhe ai është kompensuar për torturim.

Spasiç shkroi gjithashtu një libër për punën e tij si spiun dhe ka folur hapur për aktivitetet e tij kundër asaj që ai e quajtur terrorizëm shqiptar. Ai ka dalë në pension dhe jeton në Serbi.

I dënuari tjetër, Draskoviç, është i njohur për autoritetet serbe dhe ato europiane për përfshirjen e tij në disa vrasje dhe aktivitete kriminale në Serbi dhe jashtë saj.

Në vitin 2010 ai u dënua nga një gjykatë në Beograd me 10 vjet burg për vrasjen e një tjetër krimineli në një restorant në Beograd. Ai u lirua para kohe nga burgu në vitin 2013.

Në qershor të vitit 2015 ai u arrestua nga policia kroate ndërsa ishte me pushime, por u lejua të rrinte në një hotel në qytetin bregdetar të Splitit pasi pagoi garancinë prej 100,000 eurosh.

Më pas ai u arratis në Serbi, duke shmangur ekstradimin në Belgjik për t’u përballur me akuzat për vrasjen e Hadrit dhe tani është në listën e personave të arratisur.

I dënuari tjetër, Vukotiç, u arrestua në vitin 2006 në aeroportin e Madridit pasi kishte qenë në arrati për 16 vjet.

CNN raportoi në atë kohë se ai kërkohej edhe si dëshmitar i mundshëm për të dëshmuar në gjyqin e ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë për shkak se dyshohej se ai dikur kishte dokumente që lidhnin Millosheviçin me disa vrasje të ndryshme.

Ai po i arratisej gjithashtu një dënimi për vrasjen e një personi në një klub natë në Mal të Zi, për të cilën ai bëri tetë muaj burg në Serbi para se të lirohej për shkaqe humanitare pas pësimit të një infarkti gjatë një operacioni një zemër, thanë zyrtarët.

Megjithatë, një raport nga BIRN në vitin 2011 zbuloi se ai ishte liruar për shkak se ai pranoi të bëhej informator dhe të siguronte informacione në lidhje me gangsterët malazezë.

Viktima, Enver Hadri, ishte një nacionalist dhe aktivist etnik shqiptar nga Kosova që kishte ikur në Belgjikë në vitin 1972.

Fillimisht ai ishte aktiv në Rezistencën Kombëtare të Shqiptarëve të Kosovës dhe më vonë themeloi Komitetin për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë.

Pas dënimeve, familja e Hadrit akuzoi autoritetet serbe se po mbronte fajtorët.

“Vrasësit këtë herë nuk ishin ulur në bankën e të akuzuarve, sepse shteti serb i ka mbrojtur ata me çdo mënyrë të mundshme,” thuhej në një deklaratë të lëshuar nga vajza e tij, Teuta Hadri.

Hadri u vra disa ditë para se ishte programuar të paraqiste një raport të detajuar të vdekjeve të dhjetëra shqiptarëve etnikë në duart e policisë jugosllave në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Aktivistë të tjerë shqiptarë të Kosovës që dyshohen se janë vrarë nga UDBA janë gazetari dhe këngëtari disident Jusuf Gervalla, vëllai i tij Bardhosh Gervalla dhe emigranti politik Kadri Zeka, të cilët janë vrarë të gjithë në Shtutgart, Gjermani, në vitin 1982.

Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Latest Headlines

Vukovar Anniversary 17 Nov 17

Justice Hopes Fade for Victims of Devastated Vukovar

News 14 Nov 17

Four Serbian Men Convicted of Torching US Embassy

news 13 Nov 17

Kosovo Court Upholds Serbian Church’s Right to Land

news 10 Nov 17

Kosovo Aids Families of Macedonia Shootout Convicts

News 07 Nov 17

Republika Srpska Postpones State Judiciary Referendum

News 06 Nov 17

Bosnian Serbs Put Referendum Decision on Ice

News 02 Nov 17

Macedonia Gives Kumanovo Gunmen Heavy Jail Terms

Feature 02 Nov 17

Macedonian Schools Work to Bridge Ethnic Divide

Background

serb-minority-rights-scripted-out-in-croatia-09-02-2015

Serb Minority Rights Scripted Out in Croatia

The muted response to the Croatian town of Vukovar’s decision to scrap controversial bilingual signs in Latin and Serb Cyrillic script suggests the EU has lost focus on minority rights, analysts claimed.

Croatian Dissident Feared Kidnap by Yugoslav Spies

The trial of Zdravko Mustac and Josip Perkovic, former Yugoslav spy chiefs accused of killing a Croatian émigré, heard that the victim repeatedly told his German lover that he was living in fear.

Subscribe to Our Newsletter