Lajm 01 Feb 13

Ish Ministri i Kosovës Thotë Se Akuzat Për Trafikim Organesh Janë Trillim

Avokati i ish luftëtarit të kthyer në politikan, Fatmir Limaj, talli dyshimet se ai ka shpenzuar ilegalisht një milion euro për mbrojtje në gjyqin për krime lufte.

Edona Peci
BIRN
Prishtinë

“E tërë aktpadia duket si një roman i shkruajtur keq”, tha për BIRN-in, Tome Gashi, një nga avokatët e Limajt, ish komandanti i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Ai i bëri këto komente pasi një gazetë në Prishtinë publikoi cfarë tha se ishin detaje të një aktpadie kundër Limajt për përfshirje të dyshuar në krim të organizuar dhe korrupsion gjatë kohës kur ai ishte ministri i transporteve në Kosovë mes viteve 2008 dhe 2010.

Limaj akuzohet se ka përdorur para të fituara përmes krimit të organizuar për të financuar mbrojtjen e tij në gjyqin vitin e shkuar për krime luft të kryera në qendrën e burgimit në fshatin Kleckë gjatë konfliktit në Kosovë në fund të viteve 1990.

Limaj dyshohet se ka shpenzuar ilegalisht një milionë euro për mbrojtjen e tij, raportoi gazeta Koha Ditore.

Në një gjyq vecmas në Tribunalin e Hagës në vitin 2005, Limaj u lirua nga akuzat për krime lufte ndaj serbëve dhe shqiptarëve të dyshuar se kanë bashkëpunuar me Serbinë gjatë luftës në Kosovë dhe u kthye i mirëpritur si hero.

Ai pastaj u bë ministër i transporteve, por përsëri doli në gjyq për krime lufte, këtë herë në Prishtinë.

Ai u lirua përsëri në maj të vitit të shkuar por prokuroria apeloi me sukses kundër aktgjykimit dhe rasti është dërguar për rigjykim që nga ajo kohë.

Akuzat për korrupsion e ngritura nga misioni i rendit të ligjit të BE-së në Kosovë formojnë një rast të vecantë kundër Limajt dhe lidhen me kohën e tij si ministër i transportit, duke e akuzuar se ka udhëhequr një “grup kriminel” pas kthimit nga Haga.

Avokati i tij Gashi tha sidoqoftë se paratë për mbrojtjen e tij u fituan në mënyrë të ligjshme kur Limaj shiti tokë qw kishte nw pronwsi.

“Prokurori po kontradikton veten, sepse ngre dyshime për burimin e pagesave që i janë bërë mbrojtes së Limajt dhe pastaj thotë se një pjesë e tokës së Limajt wshtw shitur për 500,000 euro, që në fakt shpjegon se nga ku kanë ardhur paratë”, thotë Gashi.

Limaj është momentalisht nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në pushtet. Gjyqi për korrupsion pritet të vazhdojë më 7 shkurt.

Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Background

djurekovic-feared-of-being-kidnapped-by-udba

Croatian Dissident Feared Kidnap by Yugoslav Spies

The trial of Zdravko Mustac and Josip Perkovic, former Yugoslav spy chiefs accused of killing a Croatian émigré, heard that the victim repeatedly told his German lover that he was living in fear.

Subscribe to Our Newsletter