Analizë 28 May 12

Ish-Luftëtarët Ndajnë Fate të Njëjta

Pothuajse njëzet vjet pas luftës, veteranët e luftës në rajon ndihen të neglizhuar, por problemet e tyre ndryshojnë nga vendi në vend.

Denis Dzidic, Boris Pavelic, Marija Ristic
Sarajevë, Zagreb, Beograd
Ushtarët kroatë mbajnë fotot e kolegëve të tyre që vdiqën gjatë luftës I Foto nga Ministria  e Veteranëve të Luftës në Kroaci

Ne mes të majit, dy armiq të përbetuar gjatë luftës në Bosnjë, Ushtria e Republikës Srpska dhe Zelene Beretke, njësia tanimë joezistuese e ushtrisë boshnjake, festuan 20-vjetorin e formimit të tyre, 4 ditë njëra pas tjetrës.

Pothuajse 15 vjet pas përfundimit të luftërave në Kroaci dhe Bosnjë, ish-ushtarët janë në mëshirë të kushteve ekonomike dhe niveli i respektit që iu jepet ndryshon nga Serbia, në Kroaci dhe Bosnjë.

Veteranët e luftës në Bosnjë dhe Serbi ndjejnë se kujtohen vetëm në rastet e ushtrisë së shtetit, ose kur politikanët duan të luajnë kartën e tyre patriotike. Kushtet e vështira ekonomik kanë ndikuar shumën e ndihmës së shtetit që ish-luftëtarët marrin, duke i lënë shumë prej tyre të varfër.

Në anën tjetër, veteranët e luftës në Kroaci ndihen se të janë të trajtuar mirë.

Luftëtarët Kroatë për Pavarësi

Ushtarët kroatë që i bëjnë homazhe viktimave në qytetin e Vukovarit I Foto nga Ministria  e Veteranëve të Luftës në Kroaci

Në një vend me rreth 4 milionë banorë, në prag të anëtarësimit në BE, një e teta e kroatëve janë ish-luftëtarë që luftuan për pavarësinë e vendit nga Jugosllavia.

Predrag Matic, vetë një veteran lufte dhe ministri i tanishëm kroat për veteranët e luftës, thotë se numri i saktë i veteranëve në vend është i panjohur.

“Nuk e dimë numrin e saktë të personave që morën pjesë në luftë. Sidoqoftë, ish-presidenti i Kroacisë, Franjo Tudjman, tha në vitin 1996 se rreth 360,000 persona qenë në luftë. Kjo shifër u rrit me kohën dhe vërtetësia e të dhënave është e dyshimtë”, tha Matic.

“Kroacia i vlerëson lart mbrojtësit e saj, sepse ne ishim ushtria fitimtare”, shtoi ai.

Kroacia, ndryshe nga vendet e tjera, duke përfshirë Serbinë fqinje, ka një ministri me përgjegjësi për veteranët e luftës. Shteti jep rreth 800 milionë euro për veteranët e luftës, rreth 5% të buxhetit vjetor të vendit.

Pavarësisht rekordit kroat për kujdesin ndaj ish-luftëtarëve të tyre, ka ende zëra që nuk pajtohen.

Mirko Ljubicic, president i organizatës Hvidra në Zagreb për invalidët e luftës, thotë se shoqëria e injoron gjendjen e atyre të lënë përherë të paaftë fizikisht nga dëmtimet gjatë luftës.

“Nuk duhet të ngatërrojmë veteranët e luftës, me invalidët e luftës. Ne jemi ata që derdhëm gjakun tonë, dhe nuk mund të krahasohemi me ata që luftuan vetëm për një vit. Invalidët e luftës paguan çmimin më të lartë në Luftën e Kroacisë për Pavarësi”, ankohet Ljubicic.

“Politikanët na dhanë mbështetje verbale, por nuk veprojnë asnjëherë. Për shembull duam që të paktën transporti publik të jetë falas”, shpjegon ai.

Ushtarë të Serbisë së Madhe

Veteranët Serbë të luftës protestojnë në qytetin Valjevo I Foto nga Beta 

Në Serbi, gjendja ka më pak nuanca. Veteranët e luftës ndihen të padukshëm dhe janë të inatosur ndaj qeverisë dhe shoqërisë.

Milomir Nikolic, një veteran i luftërave në Bosnjë dhe Kosovë, thotë se autoritetet nuk janë të interesuara të ndihmojnë ish-ushtarët e tyre.

“Shteti thjesht nuk ka paratë e nevojshme. Dhe mund ta imagjinoni që jemi të fundit në radhë për para. Ka gjëra më të rëndësishme për ata, tani. Na kanë përdorur dhe tani na lënë anash”, tha Nikolici për BIRN-in. “Mbaj mend që në vitet 1990-të respektoheshim, por siç ra shteti, ramë edhe ne”, tha ai.

Në vitet 1990-të, kur filloi shpërbërja e Jugosllavisë, Serbia ishte pasardhësi ligjor i shtetit të vjetër socialist, që do të thotë se mori kontrollin e Ushtrisë së asaj kohe të Popullit Jugosllav, JNA.

Numri i saktë i veteranëve të luftës në Serbi është i panjohur. Ndërsa shteti vlerëson se numri është rreth gjysmë milioni, por shoqëritë e veteranëve të luftës besojnë se numri është shumë më i lartë.

“Të dhënat tonë tregojnë se ka rreth 700,000 persona që luftuan për Serbinë gjatë viteve 1990-të”, thotë Mile Milosevic, kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës në Serbi.

Milosevici thotë se pjesa më e madhe veteranëve të luftës nuk morën asnjë monedhë nga shteti, duke e përshkruar trajtimin e tyre si të turpshëm.

Rreth 3,000 ish-luftëtarë hodhën akuza kundër Serbisë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për shkak të pakënaqësive në lidhje me pozitën e tyre dhe qëndrimin e shtetit ndaj tyre. Ata thonë se shteti dhunoi të drejtat e tyre bazë të njeriut, duke kërkuar dëmshpërblime nga autoritetet.

Serbia ka vetëm një departament, në Ministrinë e Punës Sociale, që merret me problemet e veteranëve të luftës, por mbështetja e tyre është e kufizuar vetëm në ndihmesën që iu japin veteranëve të dëmtuar, dhe familjeve të ushtarëve të vdekur.

Ushtria me tre palë e Bosnjës

Ish-ushtarët boshnjakë flenë përballë ndërtesës së qeverisë I Foto nga AP Amel Emric

Ish-ushtarët boshnjakë flenë përballë ndërtesës së qeverisë 

Duke e gjetur veten në anët e kundërta gjatë luftës në Bosnjë, si anëtar ose të Ushtrisë Boshnjake, Këshillit të Mbrojtjes Kroate ose të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, shumë prej ushtarëve shërbyen bashkë në Forcat e armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës, pas luftës.

Dy vite më parë, parlamenti i shtetit në Bosnjë ndryshoi ligjin për forcat e armatosura, duke i detyruar meshkujt mbi moshën 35-vjeçare të dalin në pension, dhe duke iu premtuar pensione nëse do të bënin kështu. Qëllimi ishte që ushtria të rinohej dhe të silleshin të rinj në radhët e saj.

Por, parlamenti dështoi të japë para për pensionet e pensionistëve të rinj, që çoi në protesta nga ish-luftëtarët.

Narcis Misanovic, ish-ushtar në ushtrinë boshnjake, thotë se veteranët e luftës janë grupi më i pambrojtur në vend.

“Gjatë luftës së përgjakshme po na rrihnin krahëve, dhe tani po shikojmë në kazanët e plehrave. Shumica e ish-luftëtarëve po jetojnë në buzë të ekzistencës”, ankohet Misnovici.

Një ish-ushtar i Këshillit të Mbrojtjes Kroate, Zlatko Prkic, ankohet se shtetit po përpiqet të mashtrojë ish-luftëtarët. Pavarësisht nëse ishin boshnjakë, kroatë ose serbë, ushtarët më të ndershëm vuajtën më shumë.

“Thjesht nuk kemi shtet. Po përpiqen të na mashtrojnë gjithë kohës. Nuk kemi të drejta, nuk kemi ligje që adresojnë nevojat tona, ose një shtet që i respekton ato ligje”, tha Prkic për BIRN-in.

Veteranët e luftës në Bosnjë kërkojnë nga shteti t’ju japë kujdes falas shëndetësor, pensione, dëmshpërblime paaftësie fizike për ata që u dëmtuan gjatë luftës, prioritet në kujdesin shëndetësor dhe punësim.

Pantelija Curguz, kryetar i organizatës së veteranëve të luftës nga Republika Srpska, ndan të njëjtat shqetësime me Prkicin, por është më optimist. Ai thotë se ish-ushtarët ndajnë fatin e shoqërisë në tërësi, që po haset me vështirësi ekonomike, por shikon mundësi për përmirësim të pozitës së veteranëve të luftës.

“Qeveria duhet, për shembull, të krijojë punë të reja për ish-luftëtarët, që mos të jenë të varur vetëm në ndihmë sociale”, shton Curguz.


Pasojat e Luftës

Ish-ushtarët kanë një kohë të vështirë të mësohen me paqen, thotë psikologu social, Ismet Dizdarevici, sepse ndërsa kishin mbështetjen e komuniteteve gjatë luftës, tani janë harruar “në mes të një numri të madh problemesh të përditshme”.

“Të gjithë i mbështetën ushtarët gjatë luftës. Njerëzit ia hiqnin gojës së tyre për t’ua dhënë atyre, por tani ndjejnë që nuk kanë asnjë sistem mbështetjeje. Nuk mund ta besojnë se pasi dhanë çdo gjë gjatë luftës, tani janë lënë të uritur”, tha Dizdarevici.

Ivica Pancic, analist kroat dhe ish-ministri i çështjeve të veteranëve, thotë se veteranët në gjithë rajonin po përballen me të njëjtat probleme ekzistenciale.

“Për një numër të madh ushtarësh, lufta ishte ngjarja më e rëndësishme në jetën e tyre, dhe atëherë ndiheshin të rëndësishëm. Kur lufta mbaroi, u lanë mënjanë”, tha Pancici.

“Nuk duhet të harrojmë se midis atyre ish-luftëtarëve ka njerëz të mëdhenj, që mbetën të tillë edhe pasi kanë vuajtur shumë. Por ka të tjerë gjithashtu që do të jenë, me ose pa luftë, një turp për njerëzimin”, përfundon Pancici.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus

Subscribe to Our Newsletter