Lajm 21 Mar 16

Ish-luftëtari i Kosovës kritikon Serbinë pasi lirohet nga Maqedonia

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gafurr Dugolli, u lirua në fundjavë pasi u ndalua në Maqedoni për akuza nga ana e Serbisë për krime lufte, tha se pretendimet e Beogradit kundër tij ishin gënjeshtra.

Petrit Collaku
BIRN
Prishtinë
 
Gafurr Dugolli. Foto: Facebook.  

Gafurr Dugolli tha për BIRN të hënën se ai ishte një ushtar, jo një kriminel lufte dhe se urdhri i Serbisë për arrestimin e tij që çoi në ndalimin e tij në Maqedoni ishte i bazuar në gjëra jo të vërteta.

"Çështja është ndërtuar mbi shpifje. Kam qenë një ushtar që luftoi kundër ushtarësh,” tha Dugolli.

"Unë e kam ndërgjegjen të pastër dhe nuk kam asnjë arsye pse të shqetësohem për akuzat,” shtoi ai.

Dugolli, i cili tani është drejtor i zyrës së protokollit në Ministrinë e Forcave të Sigurisë së Kosovës, u lirua të shtunën, pasi u mbajt për tetë ditë në Shkup.

Ai u arrestua më 11 mars nga policia maqedonase në kufirin me Kosovën me një urdhër-arrest të Interpolit të kërkuar nga Serbia, e cila e akuzon atë për krime lufte gjatë luftimeve në Kosovë.

Ai tha se ishte e çuditshme që autoritetet maqedonase e arrestuan atë, sepse Shkupi e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Kosova po përballet me këtë vështirësi duke qenë se nuk është anëtare e Interpolit, por duhet gjetur një mënyrë për të shmangur arrestime të tilla në të ardhme,” tha Dugolli.

“Kosova duhet ta diskutojë këtë çështje me vende të tjera në rajon dhe në veçanti me shtetet fqinje që na kanë njohur,” shtoi ai.

Sipas të dhënave të policisë serbe, Dugolli dyshohet për pjesëmarrje në vrasjen dhe abuzimin e serbëve në katër kampe burgimi në Kleçkë dhe Llapushnik në vitin 1998. Disa prej këtyre krimeve u ndoqën penalisht në gjykatën e OKB-së në Hagë, edhe pse vetë Dugolli nuk u akuzua.

Ndër të akuzuarit ishte Fatmir Limaj, një politikan i opozitës në Kosovës, i cili ishte gjithashtu në listën serbe të të kërkuarve së bashku Dugollin.

Limaj u akuzua për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të dyshuara se janë kryer në vitin 1998 në kampin e paraburgimit të UÇK-së në Llapushnik.

Prokuroria e Hagës pretendoi se Limaj duhet të mbahet përgjegjës për vrasjen e më shumë se 30 njerëzve në kamp

Megjithatë, ai u lirua nga akuzat.

Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Latest Headlines

news 27 Apr 17

Thousands Welcome Freed Ex-PM Haradinaj in Kosovo

NEWS 27 Apr 17

Serbia Slams France’s Refusal to Extradite Hardinaj

News 27 Apr 17

France Refuses to Extradite Kosovo Ex-PM to Serbia

news 26 Apr 17

Kosovo Official Pleads Innocent to Hate Speech

Feature 20 Apr 17

Serbia Shortlists Chief War Crimes Prosecutor Candidates

News 19 Apr 17

Perkovic Defence Lodges Appeal Before German Court

News 05 Apr 17

Bosnia Awaits Extradition of Nine War Crimes Suspects

News 28 Mar 17

US Jails Bosnian Ex-Soldier for War Crimes Lies