Avokati mbrojtës i Johan Tarculovskit, maqedonasi i vetëm i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, tha se klientit të tij mund t’i jepet lirim i parakohshëm muajin e ardhshëm.
![]() |
|
Johan Tarculovski |
Avokati i Tarculovskit, Antonio Apostolski, tha se është informuar nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish Jugosllavi, ICTY, se procedura për lirim të parakohshëm ka filluar pas një apeli nga pala mbrojtëse.
“Kjo do të thotë se gjykata ka dhënë një opinion pozitiv për Tarculovskin dhe se tani po presin për nënshkrimin e kryetarit të gjykatës”, tha Apostolski për mediat maqedonase.
Ai tha se shpreson se nëse cdo gjë shkon mirë, ish komandanti i policisë, Tarculovski mund të kthehet në vend në kohë për të votuar në zgjedhjet lokale të 24 marsit.
Tarculvoski deri më tani ka kryer tetë vite nga dënimi me 12 vjet burgim. Në mars, pasi të ketë përfunduar dy të tretat e dënimit, do të jetë formalisht në gjëndje për lirim të parakohshëm.
Në korrik të vitit 2008, Tribunali i Hagës dënoi Tarculovskin për krime lufte gjatë konfliktit etnik mes forcave të sigurisë maqedonase dhe rebelëve shqiptarë në vitin 2001.
Ai u shpall fajtor se ka udhëhequr një njësi policore që vrau civilët shqiptarë dhe kreu atrocitete të tjera në fshatin Ljuboten, afër Shkupit.
Por ICTY liroi shefin e Tarculovskit, ish ministrin e policisë në Maqedoni, Ljube Boskovski, i cili akuzohej për përgjegjësi komanduese.
Luftimet e vitit 2001 përfunduan me nënshrkimin e marrëveshjes së paqes në të njejtin vit që i dha më shumë të drejta shqiptarëve që përbëjnë rreth një cerek të popullsisë në vend.
Shpresat për lirimin e parakohshëm të Tarculovskit u rritën në fund të vitit 2012 pasi gjykata e Hagës liroi ish liderin e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina dhe Mladen Markac.
Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.