Ish komandanti i policisë, Johan Tarculovski, maqedonasi i vetwm i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, po apelon për lirim të parakohshëm pasi ka përfunduar tetë vite nga dënimi 12 vjecar.
![]() |
|
Johan Tarculovski |
Avokati i Tarculvoskit, Antonio Apostolski, tha se burgu gjerman, ku Tarculovski po shërben dënimin 12 vjecar ka procesuar apelin e tij për lirim të parakohshëm tek autoritetet gjermane, që do t’ia dorëzojnë Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, ICTY.
“Mendojmë se apeli i Tarculovskit do të pranohet dhe do t’i jepet lirim i parakohshëm, duke e ulur dënimin e tij nga 12 në tetë vite”, tha Apostolsi të mërkurën.
Tarculovski ka kryer deri më tani tetë nga 12 vite burgim. Në mars, pasi të ketë kryer dy të tretat e dënimit, do të jetë zyrtarisht i aftë të apelojë për lirim të parakohshëm. Avokati i tij mbrojtës shpreson se ndoshta do të kthehet në Maqedoni në maj.
Në korrik të vitit 2008, ICTY dënoi Tarculovskin për krime lufte gjatë konfliktit etnik në Maqedoni në vitin 2001.
Ai u shpall fajtor se ka udhëhequr një njësi policore që vrau fshatarët shqiptarë dhe kryen atrocitetet të tjera në Ljuboten, afër Shkupit.
Gjykata liroi shefin e Tarculovskit, ish ministrin e policisë në Maqedoni, Ljube Boskovski, i cili akuzohej për përgjegjësi komanduese.
Në vitin 2001, Maqedonia pati një konflikt të armatosur mes forcave tw sigurisw dhe rebelëve shqiptarë. Luftimet përfunduan me nënshkrimin e marrëveshjes së paqes në të njejtin vit që i dha më shumë të drejta shqiptarve që përbëjnë rreth një cerek të popullatës.
Shpresat për lirimin e parakohshëm të Tarculovskit u rindezën vjeshtën e shkuar pas lirimeve të Ramush Haradinajt nga Kosova dhe dy ish gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina dhe Mladen Markacit.
Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.