Lajm 06 Feb 13

I Burgosuri në Kampin në Bosnjë Tregon për Brutalitetin e Rojeve

Të burgosurit abuzoheshin fizikisht dhe seksualisht, tha dëshmitari i parë i prokurorisë në gjyqin për krime të luftës në kampet e burgimit në Vogosca afër Sarajevës.

Denis Dzidic
BIRN
Sarajevë

Dëshmitari Eset Muracevic dëshmoi në gjyqin në Sarajevë të mërkurën se kujdestari i kampeve Planjina Kuca dhe Bunker- në të cilët u burgos dhe abuzua- ishte i pandehuri, Branko Vlaco.

Muracevic tha se forcat serbe të Bosnjës sulmuan fshatin e tij  Svrake në maj të vitit 1992, dhe më pas 500 fshatarë u burgosën në barrakat e Armatës Jugosllave në Semizovac.
Ai tha se pastaj u dërgua në një kamp burgimi prej cimonteoje të njohur si Bunker.

“U solla nga një njeri që më qëlloi dhe më tha se do të më priste gjenitalet. Më pas më mori në pyetje. Pashë të pandehurin Branko Vlacon atje dhe dëshmitarin e mbrojtur SV7, tha Muracevic.

“Pashë se Vlaco ishte përgjegjës, por të dy ishin të drejtë. Kur them të drejtë, nuk dua të them se nuk më rrahën, por se kur nuk ishin të kënaqur me përgjigjet e mia më linin të shkoja, dhe më detyronin të ecja përmes një turme ku më rrihnin ushtarët serbë”, tha ai.

Dëshmitari tha se ushtarët serbë pastaj sollën rreth 40 deri në 50 boshnjakë të tjerë në kampin Bunker. Të gjithë mbaheshi nnë kushte të vështira në dysheme cimontoje pa tualet dhe i abuzonin dhe detyronin të bënin punë të rënda.

Prokuroria e Bosnjës pretendon se Vlaco, si kujdestari kampeve të burgimit Bunker, Planjina Kuca, Sonja dhe Nakina Garaza, krijoi një sistem për të dënuar civilet e mbajtur aty në periudhën nga maji deri në fund të tetorit të vitit 1992.

Sipas akuzave, të burgosurit abuzoheshin, detyroheshin të bënin punë të rënda dhe përdoreshin si mburoja. Shumë prej tyre dysohet se janë vrarë në kampe dhe dhjetra janë ende të zhdukur. Prokuroria pretendon se Vlaco ka përdhunuar gjithahstu një grua.
Muracevic dëshmoi se pa të nxira në një nga të burgosurit e tjerënë Bunker.

“Një herë, një grupt të Seseljevcit [ vullnetarë paramilitarë serbë] erdhën në Bunker dhe abuzuan një grup të bugosurish. I rrahën me pushkë, grushta dhe shkelma. I detyruan të kryenin marrëdhënie seksuale me njëri tjetrin.Pashë se Vlaco ishte aty dhe nuk i ndaloi këto gjëra”, tha Muracevic.

Në gusht të vitit 1992, Muracevic tha se u dërgua në kampin në Planjina Kuca në Svrake ku pa një grup me rreth 180 të burgosur.

Ai tregoi se një roje e rrahu tre ditë rresht.

“Në këtë kamp, kishim të njejtin kujdestar [Vlaco]. Abuzimi vazhdoi dhe në atë kohë filluan të na detyronin të bënim punë të rënda gjithmonë e më shumë. Gjashtë herë më cuan të punoja dhe cdo herë kujdestari vendoste se kush do të shkonte”, tha Muracevic, duke shtuar se disa persona u vranë duke punuar.

Në dhjetor të vitit 1992, Muracevic tha se arriti të arratisej.

Dëshmitari do të merret përsëri në pyetje më 13 shkurt.

blog comments powered by Disqus

Background

Timeline – Cuska Case

Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.

Subscribe to Our Newsletter