Në gjyqin e tre serbëve të Bosnjës për krime lufte të kryera në Visegrad në vitin 1992, një dëshmitar tha se u rrah dhe pastaj abuzua seksualisht nga një nga të pandehurit.
Dëshmitari i prokurorisë, Junur T. tha në gjyqin në Sarajevë se më 13 maj, 1992 “persona me uniforma të zeza” e arrestuan në qytetin lindor të Bosnjës të Visegradit dhe e cuan në stacionin e policisë.
Pastaj e sollën në një dhomë ku takoi shtatë “myslimanë të rrahur”. Dëshmitari tha se pastaj u mor nga kjo dhomë dhe u sulmua dy herë fizikisht dhe pastaj u abuzua seksualisht.
Ai tha se dy burra, përfshirë të pandehurin Predrag Milisavljevic e rrahën, pastaj Milisavljevic dhe një ushtar tjetër e morën atë dhe një burrë tjetër në bodrum dhe e abuzuan seksualisht.
“Na zhveshën dhe pastaj na detyruan të preknim gjenitalet e njëri tjetrit dhe pastaj të tyre. Më pas, na detyruan të bënim seks oral. Refuzova dhe i thashë të më vrisnin. Se cfarë bënë me tjetrin, nuk e di, nuk mund të shikoja”, tha dëshmitari.
Prokuroria e akuzon Milisavljevicin, bashkë me Milos Pantelicin dhe Ljubomir Tasicin, se kanë marrë pjesë në vrasje, dhe transferimin e detyruar të popullatës, si dhe krime të tjera.
Në aktpadi thuhet se Milisavljevic dhe Pantelic kryen krimet kur ishin rezervisë policie në Visegrad dhe Tasic po shërbente në ushtrinë serbe të Bosnjës.
Gjatë marrjes në pyetje, dëshmitarit i tregua deponimi që ka dhënë në Agjencinë e Shtetit për Hetime dhe Mbrojtje në vitin 2010, që tregon mospërputhje me dëshminë e tij në gjykatë.
“E theksova kur nënshkrova deponimin tim se kjo duhej korrigjuar”, këmbënguli T. në një përpjekje për të shpjeguar ndryshimet.
Në deponim thuhej se ai “nuk e njihte Predrag Milisavljecicin”, dhe se u rrah nga “dy binjakët Predrag dhe Nenad Milisavljevic”.
“Ky është gabimi i dikujt. Nuk kam thënë kurrë “binjakët Milisavljevlic”. Nuk është faji im se dikush e ka kthyer deponimim mbrapsht”, tha T..
Dëshmitari tha se e njihte gjithashtu të pandehurin, Tasic, dhe se kishte dëgjuar se kishte organizuar konvojin për të burgosurit nga Bosanska Jagodina afër Visegradit që përfundoi me vdekjen e disa prej të burgosurve.
Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.