Lajm 24 Feb 12

I Akuzuari Thotë se Çakallët Kishin Dy Formacione

Njëri prej të akuzuarve thotë se lideri i Çakallëve kishte formuar dy divizione për këtë grup ushtarak, një të rregullt dhe një tjetër për plaçkitje dhe vrasje.

Marija Ristic
BIRN
Beograd

I pandehuri në rastin Çyshku, Srecko Popovic, i njohur si “baba”, tha gjatë gjyqit për krimet e luftës ndaj civilëve në Kosovë në vitin 1999, të mbajtur të enjten, se lideri i Çakallëve, Nebojsa Minic, kishte dy grupe të ndara ushtarake.

“Njëri ishte grup i rregullt ushtarak brenda Ushtrisë Jugosllave, ndërsa tjetri një grup sekret që e përdorte për plaçkitje dhe vrasje. E morëm vesh për ekzistencën e njësisë sekretë, këtu në gjyq”, tha Popovic

Gjatë konfliktit në Kosovë, lideri i Çakallëve, Nebojsa Minic, i njohur si “Komandanti i Vdekjes”, ishte zyrtar rezervë i policisë në komunën e Pejës.

Ai u arrestua në Argjentinë në vitin 2005, ndërsa ishte në arrati, por vdiq nga SIDA në të njëjtën kohë, gjatë procesit të ekstradimit.

Popovic dhe 12 anëtarë të tjerë të formacionit ushtarak serb Çakallët janë akuzuar për vrasjen e 43 civilëve shqiptarë, gjatë sulmeve në fshatin Çyshk në Kosovë, në maj të vitit 1999.

Sipas aktpadisë, skuadra ishte formuar për të pastruar etnikisht territorin e Kosovës nga popullata shqiptare.

Sulmi në Çyshk ndodhi në mes të konfliktit midis forcave serbe të sigurisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, gjatë viteve 1998-1999.

Nenad Stojkovic, një dëshmitar i mbrojtjes dhe ish-nënkomandant i policisë në komunën e Pejës, tha se të gjitha forcat ushtarake serbe kishin nga një detyrë të veçantë, përveç aktiviteteve të tyre të rregullta, dhe kjo ishte të luftonin kundër UÇK-së.

“Të gjithë kryenim aksione të veçanta për të parandaluar përhapjen e aktiviteteve terroriste në zonën e qytetit të Pejës. Nuk bëmë asgjë të paligjshme”, tha Stojkovic.

Gjyqi do të vazhdojë më 26 mars në Gjykatën Speciale të Beogradit.

Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Background

Timeline: Cases for War Crimes in Pec Villages

Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlan in Kosovo in 1999.

Subscribe to Our Newsletter