Lajm 24 Apr 12

Gjyqi i Velika Kladushës: Miratohet Vendimi

Gjykata Kantonale në Bihac e shpalli Almir Sabancevicin fajtor për krimet e kryera ndaj të burgosurve të luftës, në vitin 1995, në Velika Kladusa dhe e dënoi me tetë vjet burgim. 

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Bihac

Në shpjegimin e tij të aktgjykimit, Fikret Hodzic, gjyqtari kryesues i trupit gjykues, tha se prokuroria vërteti tej çdo dyshimi të mundshëm se Almir Sabancevici, më 19 korrik 1995, në Johovicë, mbajti të burgosur gjashtë ushtarë të Ushtrisë së Bosnjës.

Sipas aktgjykimit, i pandehuri abuzoi fizikisht të burgosurit Sulejman Muslic, Senad Mujkic, Nihad Dizdarevic dhe Zaim Jusic.

“Pastaj e ndau të burgosurin Nihad Dizdaric nga rreshti i të burgosurve dhe gjuajti mbi të disa herë me automatik, duke e lënë të vrarë në vend”, tha gjyqtari Hodzic.

Sabanevic ishte anëtar i Mbrojtjes Kombëtare të Rajonit Autonom Perëndimor të Bosnjës, një formacion ushtarak i krijuar nga ish-anëtari boshnjak i presidencës, Fikret Abdic, në vitin 1993. Kjo ekzistoi deri në 1995, në rajonin e Velika Kladushës.

Midis viteve 1993 dhe 1995, Ushtria Boshnjake dhe Mbrojtja Kombëtare, të dyja me shumicë boshnjakë, shpeshherë u përplasën, në çfarë konsiderohet si luftimet më të përgjakshme gjatë luftës në Bosnjë.

Gjatë caktimit të kohës së dënimit, Trupi Gjykues konsideroi situatën lehtësuese të kalimit të kohës që nga krimi, shëndetin e të pandehurit, situatën e tij financiare, dhe si rrethanë rënduese, rrethanat e vetë krimit.

Koha që kaloi në paraburgim nga prilli i vitit 1996, deri më 2002, do të zbritet nga dënimi i Sabanevicit.

Sabanevic u dënua me 14 vjet burgim nga Gjykata e Kantonit në Bihac më 1997, pasi u gjet fajtor për krimet e kryera ndaj të burgosurve të luftës në territorin e komunës së Velika Kladushës, por ky vendim u hodh poshtë dhe rasti u dërgua për rigjykim.

Ekziston mundësia për apel të këtij dënimi në Gjykatën Supreme të Bosnjës dhe derisa aktgjykimi të konfirmohet, Sabancevici do të qëndrojë i lirë. Gjykata në Bihac vendosi se nuk ka arsye për ta mbajtur në paraburgim, sepse gjatë gjithë gjyqit, Sabancevic iu përgjigj rregullisht të gjitha thirrjeve.

blog comments powered by Disqus

Background

Timeline – Cuska Case

Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.

Subscribe to Our Newsletter