I pandehuri Vlastimir Golijan, i akuzuar për pjesëmarrje në gjenocidin në Srebrenicë, ka kërkuar të lirohet nga akuzat për gjenocid.
Rade Golic, avokati mbrojtës i Golijanit, tha se prokuroria nuk vërtetoi që i pandehuri ishte në dijeni për ekzistencën e planit për të kryer gjenocid në zonën e Srebrenicës, në vitin 1995.
“Në mëngjesin e 16 korrikut 1995, Vlastimir Golijna mori urdhrin për t’u përgatitur për një operacion, qëllimi i të cilit ishte i paditur për të. Ushtria e rekrutoi kur ishte ende i mitur. Nuk mund të pritet që një fëmijë i mobilizuar ta kuptonte ekzistencën e një plani të tillë”, tha Golic.
Avokati mbrojtës tha se Golijani ishte në dijeni të krimeve që kreu dhe e pranon përgjegjësinë për vdekjen e një numri të caktuar personash.
“Më vjen keq për personat që qëllova dhe për familjet e tyre. Me vjen keq sinqerisht për çfarë kam bërë. Zoti më është dëshmitar”, tha Golijani.
Golijani akuzohet, bashkë me Franc Kosin, Stanko Kojicin dhe Zoran Goronjën, se ka marrë pjesë në vrasjen e më shumë se 800 burrave dhe djemve në fermën në Branjevë, afër qytetit të Zvornikut, më 16 korrik 1995.
Sipas aktpadisë, Kos ishte komandanti i Togës së Parë të Njësisë së 10-të të Sabotazhit të ushtrisë serbe të Bosnjës, ndërsa Kojic, Golijani dhe Goronja ishin anëtarë të njësisë.
Prokuroria i ka kërkuar më parë gjykatës t’i shpallë të katërt të pandehurit fajtorë për gjenocid dhe t’i dënojë me një total prej 115 vitesh burgim. Avokatët mbrojtës të Kosit dhe Kojicit pranuan se të pandehurit morën pjesë në vrasje, por mohuan se ishte bërë më njohurinë e një plani për gjenocid.
Avokatët mbrojtës e kujtuan gjykatën se para fillimit të gjyqit, Golijani pranoi se ishte fajtor për krimet e kryera në fermën në Branjevë, por se deklarata e tij u refuzua, sepse Golijani nuk e kuptonte rëndësinë e akuzave ndaj tij.
“I padituri nuk i mohon faktet, por nuk mund të konfirmojë gënjeshtrat për të mbështetur klasifikimin ligjore të bërë nga Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës. Nuk mund të gënjejë,” tha Golic.
Avokati mbrojtës tha se i akuzuari mori vesh se do të vriste të burgosurit, pasi arritën në fermën në Branjevë dhe nuk mund të refuzonin urdhrin, sepse kishin frikë për jetët e tyre.
“Klienti im hapi zjarr siç iu urdhërua. Nuk e di dhe nuk mund ta dijë se sa njerëz ka vrarë. Nuk mund ta refuzonte urdhrin. Pasi krimi u krye, ka pasur problem mendore për shkak të brejtjes së ndërgjegjes”, tha Golic.
Gjyqi do të vazhdojë të martën, më 29 maj, kur avokati mbrojtës i Goronjës do të prezantojë deklaratat e tij mbyllëse.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us
In July 1995 Srebrenica was shelled and occupied by the Army of Republic of Srpska,VRS, despite being declared a protected area by the United Nations. More than 7,000 people were killed, the victims of genocide.
The Bosnian Serb commander’s role in the genocide committed in Srebrenica is described in detail in many indictments and verdicts pronounced before local and international judicial institutions.
Indictments in 1995 and 2000, further amended in 2002 and 2010, charge the former commander of the Republika Srpska Army with genocide and other crimes.
When Mladic ordered his army to bomb the people of Sarajevo until they ‘go insane’, he revealed the murderous intentions that would culminate in the Srebrenica massacre.