Lajm 09 Nov 12

Gjyqi i Mladicit: Dëshmon Polici Nga Sarajeva

Në gjyqin e ish-shefit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mladic, Tribunali i Hagës dëgjoi dëshminë e një polici nga Sarajeva që hetoi sulmet me artileri dhe snajper në vitet 1994 dhe 1995.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Hagë

Dëshmitari i mbrojtur i prokurorisë, RM-110, konfirmoi se rezultatet e atyre hetimeve treguan se zjarri mbi banorët u hap nga territoret e kontrolluara nga Republika Srpska.

Mes incidenteve të hetuara nga dëshmitari RM-110, ishte një shpërthim përballë tregut Markale më 28 gusht 1995, kur, sipas akuzave, një predhë u hodh nga pozicionet e ushtrisë serbe të Bosnjës dhe vrau 43 persona dhe plagosi 75 të tjerë.

Polici hetoi gjithashtu një sulm me snajper në një tramvaj më 8 tetor 1994, dhe shpërthimin e një bombe të modifikuar në rrugën Safeta Hadzica, më 26 maj 1994.

Gjatë një ekzaminimi të shkurtër, dëshmitari tha se, ndërsa hetoi sulmin në tramvaj në tetor të vitit 1994, gjeti se të shtënat erdhën nga një armë me fuqi të lartë.

Duke konsideruar faktin se më parë ka dëshmuar në gjyqe të tjera në Hagë, përfshirë gjyqin e ish-liderit serb të Bosnjës, Radovan Karadzic, prokuroria përfshiu në prova deklaratën e shkruar të dëshmitarit.

Mladic akuzohet për gjenocid në Srebrenicë dhe shtatë komuna të tjera, persekutim të boshnjakëve dhe kroatëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së dhe terrorizim të banorëve të Sarajevës me sulme me predha dhe snajper.

Gjyqi do të vazhdojë të hënën, më 12 nëntor, kur pala mbrojtëse do të marrë në pyetje dëshmitarin RM-110.

Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Latest Headlines

2017 in Review 28 Dec 17

Bosnia: Landmark Verdicts Highlight Post-War Divisions

News 22 Dec 17

Serbia Likely to Seek Mladic’s Release for Treatment

Feature 22 Dec 17

Sarajevo Siege Mothers Remember Their Lost Children

News 06 Dec 17

Ratko Mladic Posters Appear on Belgrade Streets

Feature 05 Dec 17

‘Secret’ Serbian Indictment Claims Army Helped Mladic

Comment 30 Nov 17

A Poisonous Week at the Hague Tribunal

News 28 Nov 17

Ratko Mladic Tribute Plaque to Remain Near Sarajevo

News 27 Nov 17

Serbian Football Fans Show Support for Ratko Mladic

Comment 23 Nov 17

After Mladic’s Conviction, Can Serbia Face Its Past?

Background

Srebrenica: Genocide Reconstructed

In July 1995 Srebrenica was shelled and occupied by the Army of Republic of Srpska,VRS, despite being declared a protected area by the United Nations. More than 7,000 people were killed, the victims of genocide.

War in Bosnia

Key dates and events in the Bosnia war.

Ratko Mladic: The Force Behind the Srebrenica Killings

The Bosnian Serb commander’s role in the genocide committed in Srebrenica is described in detail in many indictments and verdicts pronounced before local and international judicial institutions.

Subscribe to Our Newsletter